
Plehrat bëjnë bashkë socialistët dhe demokratët, nipi i Sadri Abazit fiton tenderin në Shkodër
Firma e familjes së deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi, ka fituar tenderin e pastrimit të qytetit të Shkodrës. Kryetarja e bashkisë së vetme që drejtohet nga demokratët, ka lidhur kontratën e pastrimit me kompaninë “Alko Impex Construction”, me administrator nipin e deputetit të PS-së, Arbër Abazi.
Sipas dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, kryetarja Ademi ka firmosur njoftimin e shpalljes së fituesit. Megjithëse oferta e kësaj kompanie nuk ka qenë më e ulët, sërish ajo është shpallur fituese.
Kompania që ka ofruar më pak është s’kualifikuar për disa motive të parëndësishme, duke ngjallur dyshime se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Diferenca mes ofertës së “Alko Impex Construction” dhe kompanisë që ofroi më pak është plot 60 milionë lekë të vjetra. Por, sërish fitues është firma e familjes së Sadri Abazit.
Në dokumente që disponon “Shqip” thuhet se tenderi ishte me objekt “shërbimi i pastrimit për Bashkinë Shkodër, zona Lindore”. Fondi limit për këtë tender ka qenë plot 600 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Mësohet se vlera e firmës fituese ka qenë 480 milionë lekë, ndërsa në tender kanë marrë pjesë 7 firma. Oferta më e ulët ka qenë e kompanisë “Cogren” sh.p.k, me ofertë 420 milionë lekë. Por, këta të fundit janë s’kualifikuar me arsyetimin se punët e ngjashme të paraqitura nuk kapin vlerën limit të kërkuar. Gjithashtu nuk ka dokumente për analizë kosto.
Kohët e fundit, familja Abazi i ka hedhur sytë nga biznesi i plehrave, duke garuar në disa qytete si Tiranën, Kavajën, Devoll, Librazhd e sëfundmi Shkodër. Që prej ardhjes së socialistëve në pushtet, kompania “Alko Impex Construction” ka fituar mbi 27 milion dollarë tendera, kryesisht në fushën e pastrimit.
Një pjesë e këtyre tenderave janë fituar me dokumenta të falsifikuara dhe në një rast është favorizuar nga Komisioni i Prokurimit Publik duke nxjerr dy vendime të kundërta me njëra tjetrën, vetëm për të shpallur fitues nipin e deputetit socialist Sadri Abazit.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.









Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >