Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Mbushet dhe dhoma e fundit”/ Situata jashtë kontrollit te “Shefqet Ndroqi”, s’ka më vende për pacientë me Covid

“Mbushet dhe dhoma e fundit”/ Situata jashtë kontrollit te

“Shefqet Ndroqi” nuk ka më vende për të pritur pacientët me koronavirus. Sot u mbush dhe dhoma e fundit e këtij spitali, ku kryheshin interventet e gjoksit dhe që shërbente si dhomë zhveshje për mjekët.

Këtë të enjte, 6 gusht, ndodhi ajo që ishte paralajmëruar. 200 shtretërit e këtij spitali janë me pacientë të prekur nga koronavirus duke e bërë të pamundur pritjen për të tjera raste.

Mjekë e infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” prej disa muajsh po punojnë në kushte mjaft të rënda, me orare super të zgjatura nga 12 orë duke u dhënë shërbim cdo mjek rreth 20 pacientëve, shifër kjo mjaft e madhe në raport me normën e lejuar nga protokollet shëndetësore.

Mjekët thonë se mbingarkesa dhe lodhja e tejzgjatur  bën që shpesh herë të harrojnë të ushqehen.

Ajo çka e bën të rëndë situatën është fakti se ende në horizont nuk po shihet mundësia e hapjes së spitalit Covid-3 dhe Covid-4,

Burime nga spitali “Shefqet Ndroqi” i thanë gazetës “Shqip” se në këtë spital trajtohen rastet që mbërrijnë nga urgjenca e Tiranës dhe zonat e veriut. Mosha mesatare e tyre është rreth 50-55 vjeç dhe shumica e rasteve mbërrijnë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Por, Ministria e shëndetësisë ka deklaruar se dy spitalet do të hapen kur të ezaurohen kapacitetet në dy spitalet e tjera

Deri atëherë, duket se të gjitha rastet do ti presë spitali infektiv në QSUT në një kohë kur ky spital po trajton mbi 80 raste sot. Nuk dihet ende se si është menduar menaxhimi i rasteve të reja, por ajo çka dihet tashmë është se spitali “Shefqet Ndroqi” nuk ka më vende.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore