
Covid-19, ministria pranon shifrat, më shumë shtrime në dy spitalet se raportimet zyrtare
Pas disa shkrimesh denoncuese nga gazeta “Shqip”, ministria e Shëndetësisë pranon se në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv në QSUT dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”, numri i shtrimeve është shumë më i madh sa raportohet zyrtarisht.
Prej më shumë se dy muaj ministria e Shëndetësisë në daljet e saj të përditshme ka deklaruar se numri i pacientëve që po trajtohen me koronavirus nuk është më shumë se 120 në dy spitalet. Por “Shqip” denoncoi fshehjen e shifrave duke raportuar se vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” numri i shtrimeve arriti në 180 ditën e djeshme, ndërsa kishin mbetur vetëm 10 shtretër të lirë nga kapacitetet
“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet”, thuhet në deklaratën e sotme për mediat të ministrisë së Shëndetësisë.
Në disa shkrime të saj, gazeta “Shqip” denoncoi se në dy spitalet Covid numri i pacientëve është më shumë se 250 raste dhe jo sa deklarohen zyrtarisht. Me rritjen e rasteve të reja, të dy spitalet po tejkalojnë limitet e tyre çka e bën të pamundur dhe për pak ditë pritjen për pacientë të rinj që mund të infektohen nga koronavirus.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.





"Të këqijat dhe të mirat që na la presidenti Trump"
Historia e plotë >


Ekipi i Bashës në 12 qarqe: Riciklim i “njerëzve hije” të Berishës
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Viti i ri akademik online, studentët shpenzime për shtëpi me qira dhe pagesa në konvikte

Gjumi i keq ndikon tek qarkullimi i gjakut, ja kujdesi që duhet të tregoni

Mbyllja e kufijve/ Covid pezullon dhe fluturimet, ambasada greke jep njoftimin e rëndësishëm: Shihemi pas...
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
