Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Debati për hapjen e shkollave, eksperti Dasho propozon skemën: Kujdes, shihni Gjermaninë

Debati për hapjen e shkollave, eksperti Dasho propozon skemën: Kujdes,

Në Shqipëri, ministria e Arsimit ka vendosur që më 14 shtator të hapen shkollat, pas një mbyllje të gjatë që nga marsi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Shqipëria po tenton të heqë dorë nga mësimi online dhe t’i rikthejë nxënësit në bankat e shkollës, edhe pse për Komiteti qeveritar ka vendosur disa masa paraprake, por asgjë nuk është sqaruar qartë mbi oraret e mësimit sa kohë duhet të qëndrojnë nxënësit në ambientet e mbyllura, në klasa.

Ministria e Arsimit shprehet se vendimi për hapjen e shkollave u mor edhe pas një sondazhi të kryer, ku pjesa më e madhe prindërve janë pro. Por shumë pikëpyetje janë ngritur në lidhje me sigurinë dhe se sa janë të përgatitur për përballimin e rasteve me Covid.

Eksperti Erion Dasho kërkon kujdes për një hap të tillë, duke e cilësuar një përgjegjëshmëri të lartë një vendim të tillë. “Vetëm dy javë pas hapjes për vitin shkollor 2020-21, qindra nxënës dhe mësues në 41 nga më shumë se 800 shkollat e Berlinit janë vendosur në karantinë si pasojë e shpërthimeve të COVID-it. Uroj që Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit në Shqipëri të mësojnë nga shembuj si ky i Berlinit dhe të hartojnë e zbatojnë një plan strategjik për shkolla të sigurta!”, shprehet Dasho.

Më tej ai thekson se  “të hapësh dyert e shkollave në kohën e COVID kërkon përgjegjshmëri të lartë profesionale dhe veprim të koordinuar multidisiplinor!”

“Përveç masave gjithëpërfshirëse në shkollë, kërkon mbështetje nga një sistem survejancë, testimi dhe përgjigje të shpejtë nëse diçka nuk funksionon. Shëndeti i fëmijëve dhe jeta e prindërve duhet të sigurohen në çdo rrethanë!”, thekson Dasho.

Ai është pro hapjes së shkollave, por shton se duhet të ketë shumë kujdes. “Vetëm se fëmijët për vete nuk kanë pothuajse asnjë risk. Problemi është te pjesëtarët e tjerë të familjes sidomos kur janë të moshuar apo me sëmundje kronike”, shprehet Dasho.

Gjithashtu ai propozon dhe një skemë për kryerjen e mësimit në mënyrë të reduktuar për të shmangur qëndrimin me orë të gjata nëpër klasa. “1) Të bëhen orët e shkurtuara; 2) të ulet ngarkesa mësimore nga 25 orë në javë në p.sh. vetëm 12 orë në javë; 3) të punësohen mësues të tjerë dhe bëhet mësimi me turne. Prandaj po them që nuk bëhet me mendjen time apo tënden kjo punë, por do grup pune që të analizojnë, diskutojnë dhe marrin vendime. Pra, mos më kërko zgjidhje me shkop magjik, se nuk ekzistojnë. Vetëm po të ekzistojë dëshira e mirë bëhen punë të mira”, replikën Dasho ndaj komentuesve në rrjetet sociale.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore