Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Analiza e tamponit, "fluturojnë” çmimet te spitalet private

Analiza e tamponit, "fluturojnë” çmimet te spitalet

Për të udhëtuar jashtë, disa prej shteteve pritëse, ndër dokumentet që kërkojnë si kusht për të lejuar hyrjen në vendin e tyre, është dhe analiza e Covid, që tregon se nuk je i infektuar.

Tamponi, test diagnostik që tregon nëse je i prekur momentalisht, tashmë përveç Institutit të Shëndetit Publik ka nisur të aplikohet dhe në spitale private.

Por ajo që po vërehet është çmimi në tavan i kësaj analize.Personat që duan të kthehen në vendet e tyre, apo të tjerë që do të udhëtojnë jashtë, duhet të paguajnë, jo pak por deri 250 mijë lekë të vjetra për analizën e tamponit. Kjo shifër vërehet zakonisht nëpër spitalet private.

Një shifër shumë e lartë kjo për xhepin e shqiptarëve, sidomos të atyre që gjatë karantinës u përballën dhe me mungesën e punës si pasojë e mbylljes së biznesit.

Për shkak të pamundësisë për ta kryer analizën e koronavirusit në ISHP, qytetarët janë të detyruar ta pranojnë çmimin e ofruar nga privati, me gjithë absurditetin e situatës së krijuar në vend në këtë periudhë pandemie.

Sikurse ndodhi dhe me testet e shpejta serologjike, kur në fillim ishte një spital privat që e ofronte me çmim tepër të kripur, deri në 12 mijë lekë të reja, edhe analiza e tamponit, menjëherë pas lejimi të kryerjes së tij nga private, pësoi rritje marramendëse.

Nuk dihet nëse në fokusin e punës së Task-Force për Covid është dhe kontrolli i abuzimit me çmimet e analizave serologjike dhe tamponit.

Pak ditë më parë, nga hetimet disa mujore ranë në pranga disa specialistë të shëndetit publik mes të cilëve mjekë të shërbimit parësor që kishin krijuar një zinxhir abuziv në bashkëpunim me punonjës të ISHP për të kryer tamponin konform pagesës 10 mijë lekë të reja.

Këto fenomene korruptive njihen rëndom në situata të tilla pandemie por siç duket ai që vijon ta pësojë është qytetari i thjeshtë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore