Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Genc Ruli thirrje Bashës: Largo Sali Berishën nga PD

Genc Ruli thirrje Bashës: Largo Sali Berishën nga PD

Genc Ruli, një nga anëtarët e këshillit që do të përzgjedhë kandidaturat për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme, ka bërë një deklaratë shumë të fortë.

Në intervistën e dhënë sot, Ruli, i cili përjashtoi veten nga çdo kandidim apo përfshirje në pushtetin e mundshëm të marrë nga PD apo strukturat e saj, ka dhënë një deklaratë, që duket se ka qenë një paralajmërim për Sali Berishën, lideri historik të PD-së.

“Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë  ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty”, tha ish-deputeti i PD-së.

Kjo deklaratë e zotit Ruli, nuk është gjë tjetër veçse një thirrje e hapur për Lulzim Bashën që nëse e ka marrë me seriozitet misionin për të krijuar një frymë të re, një elitë të re politike, do të duhet të “vrasë babain”, në kuptimin frojdian të fjalës.

Më e qartë se kaq nuk mund të thuhet se Berisha e ka arritur lavdinë e tij si në jetën e tij në krye të PD-së ashtu edhe jo direkt në krye por që ka qenë aktiv, por ka bërë një apel që këtë ta bëjë “përpara se atë t’a bëjnë të tjerët”.

Një super-paralajmërim që në fakt, është një zhvillim që nuk duket aq i izoluar vetëm i zotit Ruli, edhe pse ai është një personazh që ka pavarësinë e tij.

Ky qëndrim duket se shpreh edhe një vullnet, edhe pse të ndrojtur të bazës së PD-së që kërkon një ndryshim rrënjësor; që në fund të fundit parashikon një elitë të re, fringo fare. E nëse Sali Berisha bën coming out-in e pritshëm, natyrisht që kjo do të sjellë një reaksion zinxhirë. Madje shumë të fortë, që të mos ketë në mend askush i gardës së vjetër që të mendojë rikthimin.

Pasi realisht nuk ka asnjë arsye e motiv për ta bërë, bëhet fjalë për një kohë të re, e cila ecën, dhe ka një markë të ndryshme nga të shkuarit, një mentalitet e brez të ri.

Realisht, qëndrimi i Rulit, është një deklaratë radikale që duket si një lloj pragu, apo më tepër se kaq, një lloj “vettingu”, ku veç pasurisë shikohet edhe aspekti i freskisë politike.

Një qëndrim që është në një linjë jo thjesht me atë të përkrahësve të opozitës që shprehet çdo moment në rrjetet sociale, por edhe me atë të shoqërisë. Një rrugë e shtruar normalisht prej asfalti për të arritur suksesin.


©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore