Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Stina e krimit/ Vrasësit vijnë për të larë hesapet, pse Policia e ka situatën jashtë kontrollit?!

Stina e krimit/ Vrasësit vijnë për të larë hesapet, pse

Në Elbasan të enjten u qëllua për vdekje një 40-vjeçar, në Tiranë në mes të lokalit tre persona u përplasën me armë, në Vlorë, një tjetër person u plagos me armë zjarri e po kështu edhe një tjetër vrasje me thikë në Elbasan.

Këto janë vetëm pak raste të krimeve që kanë ndodhur në harkun kohor të pak ditëve, por shumë më shumë kanë ndodhur që nga qershori dhe nuk bëhet fjalë vetëm për vrasje, por edhe për krime të tjera, që kanë rrezikshmëri po kaq të lartë.

Por përse në sezone të caktuara sikurse gjatë verës, kurba e kriminalitetit rritet? Specialistë të ndryshëm i referohen studimeve ndërkombëtare, por edhe librit "Kriminologji" që studiohet nga juristët, ku thonë se mes faktorëve nxitës llogariten edhe temperaturat e larta.

"Pranohen ndikimi i temperaturave të larta jo për të gjitha llojet e veprave penale, por për një pjesë të veprave penale që lidhen me pasurinë, dhe me krimet e dhunshme, siç mund të jenë zënkat, rrahjet, plagosjet dhe vrasjet. Kjo lidhet më shumë me ndikimin që ka temperaturat e larta në ndryshimin e aktivitetit rutinë që bëjmë ne si njerëz, duke kaluar më shumë kohë jashtë mjediseve të familjes, në grupe, duke konsumuar më shumë pije alkoolike, duke frekuentuar mjedise ku ka më shumë të rinj, mund të ketë më shumë konsumim dhe të lëndëve narkotike ose pijeve alkoolike.

Rëndësi ka familja, shkolla, mjedisi shoqëror, po mbi të gjitha bashkëpunimi i këtij trinomi. Edhe ky duhet të funksionojë pa harruar dhe rolin që luan media, sidomos media që transmetojnë lajmet, ripërsëritja e kronikës së zezë në media ka një impakt negativ në rritjen e kriminalitetit", thonë thuajse njëzëri ekspertë të Policisë.

Por, zyrtarë të tjerë të Policisë, që bëjnë një krahasim mes stinësh duke përfshirë edhe dimrin, e përjashtojnë kategorikisht atë që thuhet për temperaturat e larta.

Sipas njërit prej ekspertëve të Policisë, që nuk dëshiron të identifikohet për shkak se nuk është më pjesë e strukturave të Policisë dhe do të keqinterpretohen këto që thotë, bën me dije se krimet e rënda ndodhin edhe për shkak të mungesës së informacionit që ka policia, bashkëpunimit joefektiv me partnerë në vendet ku jetojnë këta persona me precedentë kriminalë.

"Problemi kryesor për policinë kanë qenë konfliktet e importuara nga emigrantët nga jashtë, në përgjithësi këto janë vepra penale që është shumë e vështirë dhe për shkak të mungesës së informacionit që ka policia, bashkëpunimit jo real dhe joefektiv me partnerë në vendet ku jetojnë këta persona me precedentë kriminalë në mënyrë që në momentin që hyjnë në territorin shqiptar të kenë informacionin e nevojshëm se çfarë tendencash kanë dhe me çfarë aktiviteti merren" thotë ai.

Çdo hesap që nuk është larë ndër vite gjen rrugën e lirë në Shqipëri, për shkak të hapësirave që të krijohen nga mos mbajtja nën kontroll e të gjithë territorit, por edhe mundësia për t'u larguar në kohë.

Ndërkohë, ekspertët thonë se Policia duhet tregohet e kujdesshme në zonat ku ka shtim të banorëve, kryesisht në sezonin veror. "Policia duhet të evidentojë më saktë problematikat që ka, përpara se të fillojë sezoni duhet të planifikojë zonat ku popullsia është më e përqendruar ku mund të themi trefishohet ose katërfishohet numri i banorëve".

 

E njëjta situatë është edhe në pushimet e dimrit. Nëse u referohesh shifrave, në dhjetor ka më shumë vrasje se në muajt paraardhës të vitit, apo në muajt e parë të dimrit të vitit pasardhës, sepse emigrantët vijnë në Shqipëri për pushime, lajnë edhe ndonjë hesap të vjetër dhe ikin për të vijuar punën dhe jetën në Evropë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore