Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrasjet në Elbasan/ Manjani: Parashikimi i librit “Kandidati” të Ben Blushit

Vrasjet në Elbasan/ Manjani: Parashikimi i librit “Kandidati”

Ngjarjet tronditëse kriminale në Elbasan kanë shkaktuar reagime të shumta, duke e lidhur atë me lidhjet e politikës me krimin dhe kapjen nga bandat të këtij qyteti që po lëngon prej vitesh.

Një nga vrasjet më e fundit në qytetin e Elbasanit i arrestuari i dyshuar është dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se “Elbasanin e sotëm e parashikoi Ben Blushi në librin “Kandidati”. Te një roman tjetër i tij ka profeci të tjera...”.

Shkrimtari Ben Blushi, subjektin e romanit e publikuar në vitin 2015  e zhvillon në sfondin e një palë zgjedhjeve ku personazhi kryesor, megjithëse i vdekur, arrin të zgjidhet kryetar Bashkie.

Kandidati quhet Kadim Sedini dhe konkurron për kryetar Bashkie në qytetin e Basenit. Profili i kandidatit lidhet me figurën e Qazim Sejdinin, kryetarit të bashkisë së Elbasanit të asaj kohe. 

Me romanin Blushi ka shtjelluar një seri trazirash dhe krimesh që ndodhin në Elbasan si pasoje e korrupsionit dhe abuzimeve të kryetarit të bashkise dhe familjes së tij çka ka ndodhur në të vërtetë. Gjithë këto vite në atë qytet të përfshirë nga konflikte të egra dhe vrasjesh mafioze.

Vrasjet në Elbasan/ Manjani: Parashikimi i librit “Kandidati”

 

“Më kërkuan të ngjall një të vdekur dhe meqë ato kohë nuk kisha asgjë më të mirë për të bërë, pranova. Njeriu që kishte vdekur ishte kryetari i bashkisë së Basenit. Quhej Kadim Sedini. Gruaja e tij, erdhi në zyrën time dhe më tha se, donte që burri të rizgjidhej kryetar bashkie. Nëse e ndihmoja, do të më paguante. Sa të doja, tha gruaja”.

Kështu nis libri i shkrimtarit Blushi ku më tej në roman shkruhet se zgjedhjet në Basen marrin një kthesë të papritur për shkak të rihapjes së historisë së një kolaboracionisti të pushtimit gjerman, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila përdoret si justifikim për të shkaktuar rrëmujë dhe trazira në qytet.

“Kandidati” është  një libër që duhet lexuar në çdo kohë dhe më aktuali në këtë kohë të demokracisë së brishtë në Shqipëri, ku të fortët dhe njerëzit e lidhur me pushtetin ndikojnë në jetën e qytetarit dhe në vendimmarrjet politike.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore