Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Kasetën e Krushës ia dorëzova e më mashtroi", Basha: Nuk e njoh këtë person, nuk e kam takuar asnjëherë

"Kasetën e Krushës ia dorëzova e më mashtroi",

Milaim Bellanica është njëri nga dëshmitarët që panë me sytë e tyre trajtimin çnjerëzor të popullatës civile në Kosovë nga ushtria serbe në Krushë të Madhe të Rahovecit gjatë deklarata me zë e figurë pohoi se kasetën e filmuar ia dorëzoi Lulzim Bashës, sot kryetar i PD-së, por që atë kohë ishte përkthyes i UNMIK.

Bellanica deklaroi se ia dorëzoi kasetën filmike pasi iu paraqitur si njeriut që punonte për Gjykatën Hagës, por më pas e zhduku.

"Lulzim Basha më është prezantuar se unë jam punëtor i gjyqit të Hagës. Këtë dëshmi më mirë e ruhen te na, e sa ti. Unë atë besim e kisha që vërtet ata e ruajnë më mirë, nuk e kam mendu se ai më vonë ka me e manipulu", shprehet ai për Top Channel.

Kryedemokrati i ftuar në emisionin "Real Story" në News 24, mohoi se ka takuar një person të tillë, në këtë kuptim të ketë marrë në dorëzim një kasetë të tillë.

“Jo asnjëherë nuk e kam takuar. Unë nuk e njoh këtë person që thotë se unë paskam pasur kasetë për masakrën e Krushës së Madhe dhe e fshinkam. Pse duhet ta fsheh këtë material kur janë publikuar momente nga Masakra e Krushës së Madhe", deklaroi Basha.

Ai mbrojti argumentin e tij, se "nëse pamjet e masakrës së Krushës së Madhe janë të gjitha në google pse duhet ta fshinte ai kasetën".

"Këtu ka një dorë që fabrikon të dhënat. Kjo është përpjekje e ulët për të hequr vëmendjen nga skandalet e kësaj qeverie. Ditën që Thaçi e Krasniqi ishin në Hagë, Rama ishte me Vuçiç. Më shqetëson sjellja e kryeministrit të Shqipërisë ndaj Kosovës”, tha Basha.

Pra ndryshe sa deklaron Bellanica, Basha e mohon se të jetë takuar me dëshmitarin e masakrës. Por kryedemokrati e pohon se ka qenë pjesë e ekipeve të Hagës, por jo për hetimin e UÇK-së. " Kam qenë pjesëtar i skuadrës së tribunalit të Hagës që bëri hetimin dhe përfundoi aktakuzën ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe jam krenar për këtë", theksoi Basha.

Pjesa e intervistës

Po, po, dakord. Sqarojeni edhe ju pozicionin tuaj në atë shtëpi, në shtëpinë e verdhë.

Lulzim Basha: Të sqaroj unë pozicionin tim? Posi jo, dy fjalë t’i them unë për të kaluarën time. E para e punës që është një shpifje e plotë gjithçka që është thënë në adresën time. Kurrë nuk kam qënë asnjëherë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj luftëtarëve apo ndaj UÇK-së.

Sokol Balla: Po.

Lulzim Basha: Kam qenë pjesëtar i skuadrës së tribunalit të Hagës që bëri hetimin dhe përfundoi aktakuzën ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe jam krenar për këtë.

Sokol Balla: Dakord Zoti Basha…

Lulzim Basha: Jo jo, mos më ndërpre se kjo është shumë e rëndësishme. Në UMNIK kam pasur detyra të qarta.

Sokol Balla: Janë hetuar të gjitha palët, jo vetëm Millosheviçi. UMNIK-u ka hetuar të gjitha palët

Lulzim Basha: Skuadrat kanë qenë të ndara. Skuadra që hetonte krimet e serbëve nuk mund të hetonte dhe krimet e shqiptarëve

Sokol Balla:  Pra ju keni qenë tek ajo që hetonte krimet e serbëve, s’keni qenë asnjëherë tek kjo shqiptare?

Lulzim Basha: Këto janë fakte të ditura botërisht dhe tregojnë …

Sokol Balla: Nga ana tjetër, prokurori që ka hetuar çështjen në fjalë dhe që ka ardhur dhe në Shqipëri, ka dhënë dy intervista kontradiktore, dhe njëra ku ju përmend juve dhe ju përmend me detaje, dhe në tjetrën në të cilën ai e ka përgënjeshtruar, jo e ka përgënjeshtruar po ka thënë më kanë keq cituar

Lulzim Basha: Mos u merrni  me .…

Sokol Balla: Ju me këtë person keni bashkëpunuar?

Lulzim Basha: Jo!

Sokol Balla: Dhe një herë e njihni këtë person, këtë prokuror?

Lulzim Basha: Nuk është prokuror, nuk është prokuror personi që…

Sokol Balla:  Mjek kriminalist

Lulzim Basha: Ka qenë antropologu i…

Sokol Balla: Pra mjek kriminalist

Lulzim Basha: I misionit ndërkombëtar në Kosovë, nuk është prokuror. Rolin tim në UMNIK po t’i them fare qartë gjërat, puna ime në UMNIK ka konsistuar në 3 detyra për një periudhë 6 mujore, në hetimin e krimeve të serbëve, në pastrimin etnik  (spastrimin etnik ) të Mitrovicës së Veriut për të cilin kemi bërë edhe arrestime të personave përgjegjës dhe jemi rrethuar biles në Gjykatë, kam qenë brenda në Gjykatë kur jemi rrethuar nga paramilitarët serbë, rojet e urës. Kam punuar për afro 1 vit si personi përgjegjës për një nga 5 zonat e kontrollit ushtarak në të cilat ishte ndarë Kosova nën KFOR-in, në zonën amerikane në Gjilan për të ngritur dhe mbikëqyrur funksionimin e drejtësisë kosovare, dhe detyra ime e fundit ka qenë të përgatisja tranzicionin e pushtetit nga autoritetet e OKB-së dhe themelimi…

Sokol Balla: Pushteti Gjyqësor?

Lulzim Basha: Jo, pushteti gjyqësor ekzistonte themelimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Gjithçka tjetër është një gënjeshtër e fabrikuar trashë. Ja të them unë pse është e fabrikuar trashë. Sepse të thuash që unë përmes UMNIK-ut kam kryer aktivitet në Shqipëri është një gënjeshtër që tregon injorancë. Edi Rama në vend që të merret me thashetheme, mund të futesh dhe në ëikipedia do të shikoni që UMNIK-u nuk kishte juridiksion në Shqipëri, këtë e di çdokush.

Sokol Balla: Po ky mjeku kriminalist me çfarë statusi ka ardhur?

Lulzim Basha: Tani kjo është tjetra që është kapur gënjeshtra, sepse njëherë thonë ishte Lulzim Basha në Shtëpinë e Verdhë, sot e njëjta media që po i bën këtë shërbim dhe këtë goditje të rëndë Kosovës për hesap të Edi Ramës, sot që paska qenë zv kryeministri i Maqedonisë, besoj e patë. Pra janë gënjeshtra të qepura keq. Unë nuk kam problem me këtë zoti Balla, e di pse nuk kam problem?

Se ty me siguri të kujtohet, po ndoshta publikut jo po le t’ia rikujtojmë që ky është një riciklim. E kam thënë këtë në 2005 edhe në 2010. Pse e kam thënë në këto dy periudha? Para zgjedhjeve të 2005 dhe para zgjedhjeve për bashkine e Tiranës. Unë nuk kam asnjë problem dhe të ishte për mua sot do ta nisnim dhe ta mbaronim emisionin me diçka që po shqetëson qytetarët shqiptarë deri në palcë që pandemia dhe sigurisht që do merremi...

Kjo nuk është një goditje ndaj meje se riciklimin e gënjeshtrave e bëjnë para zgjedhjeve dhe tani po afrojnë zgjedhjet dhe po riciklojnë të njëjtat gjëra. Kjo është një goditje kundër interesave të Kosovës, kjo është një goditje kundër interesave kombëtare. Është një goditje kundër luftës çlirimtare të Kosovës.

Sokol Balla: Zoti Basha Top Channel ka dhënë këtë intervistë të një personi që quhet Melain Bellanica i cili pretendon që ju i jeni afruar atij dhe i keni marrë këtë kasetë me idenë që më mirë të ruhet në proçesin që mund të hapet në Hagë se ta ruante ai vetë. Ai pretendon që ka ardhur në Tiranë ju ka takuar njëherë, ju ka takuar herë të tjera pra për të marrë kasetën. Ju I keni thënë që do ja jepni kasetën. Më pas nuk e keni pritur më. Tani ky personi nuk e përgënjeshtron si ai Peruani. Ky i qëndron asaj teze. Tani nuk e di këtë person e njihni keni kontaktuar ndonjëherë?

Lulzim Basha: Jo, asnjëherë.

Sokol Balla: Pra ky person thjeshtë gënjen?

Lulzim Basha: Tani të them diçka, sepse që këtu ka një dorë që fabrikon gjëra kjo është e qartë. Po unë t’ju bëj një pyetje se ju jeni gazetar. Të bëj disa pyetje. E para. Çfarë interesi do kisha unë të fshija diçka që pot ë futesh në google e ke në google që është masakra e Krushës së Madhe.

E cila është e dokumentuar me pamje filmike me pamje satelitore që është pjesë e dosjes hetimore të tribunalit kundër forcave Serbe. Çfarë kuptimi ka kjo? Pse do fshija unë një material të tillë. Pse do fshihja unë nga vendet e tjera? Pse do merrja një material të tillë dhe do fshihja një material të tillë. Çfarë sensi të bën ty kjo ?

Sokol Balla: Ky thotë që është një xhirim tjetër ndryshe nga ato që janë publikuar.
Lulzim Basha: Kurse unë them që Edi Rama është kapur si ata gënjeshtarët e vegjël kur I pyet që i thua trego të vërtetën ose pse nuk erdhe, njëherë thotë është sëmurë gjyshja, herën e dytë thotë më është prish biçikleta, herën ë tretë thotë më, më ngordhi qeni. Njëherë tha isha te shtëpia e verdhë, në fakt doli që nuk isha. Pastaj tha ka hetuar UÇK, UNMIK-U ka hetuar UCK në Shqipëri që është një gënjeshtër se UNMIK-u s’mund të hetonte asgjë jashtë territorit të Kosovës dhe tani thotë që ka penguar hetimin e krimeve serbe. A bën sens kjo Sokol ?

Perveç se një përpjekje të ulët për të hequr vëmendjen nga skandalet dhe nga dështimi i tij me pandeminë nga njëra anë dhe ana tjetër nga ai akt që tregon gjithçka për mua, për shqiptarët, për Kosovën. Që ditën që Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi ishin para gjyqit në Hagë ky u ul me Aleksandër Vuçiç për të nënshkruar, ky që i hedh të gjitha në facebook dhe në instagram që nuk shkulet nga instagrami, vetëm këtë se ka hedhur në facebook dhe ka qenë vetëm ai me Aleksandër Vuçiç nuk ka qenë Abdulla Hoti, kanë qenë vetëm këta të dy.
Sokol Balla: Mua më rezulton që në takim.
ka qenë edhe, edhe Abdulla Hoti, megjithatë.
Lulzim Basha: Tani duke qenë se kjo është diçka e thjeshtë për tu konfirmuar, merr fjalën time dhe ka qenë marrëveshja ka qenë ky dhe Aleksandër Vuçiç.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore