Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Videon e masakrës së Krushës e ka Basha/ Dëshmitari: Më tha se jam unë punëtori i gjyqit të Hagës

Videon e masakrës së Krushës e ka Basha/ Dëshmitari: Më

Milaim Bellanica është njëri nga dëshmitarët që panë me sytë e tyre trajtimin çnjerëzor të popullatës civile në Kosovë nga ushtria serbe në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Por, ndryshe nga të tjerët, Milaimi mori guximin që të gjironte ngjarjen makabre me shpresën se në të ardhmen do të përdorën kundër Serbisë. Gjatë marsit të 99-ës, me kamerën e tij arriti t’i gjiroj 30 viktima të djegura e masakruara në pesë lokacione të ndryshe të fshatit, poashtu dëshmi të ushtarëve që tregonin se synonin që në Krushë të Madhe të shkaktonin 500 viktima.

Por, këto xhirime asnjëherë nuk përfunduan aty ku duhet. Gjatë qëndrimit në Kukës, një ekip i rrjetit televiziv britanik, BBC-së kishin rënë në kontakt me të, ku kishin transmetuar vetëm 2 minuta nga xhirimet. 

"Lulzim Basha më është prezantuar se unë jam punëtor i gjyqit të Hagës. Këtë dëshmi më mirë e ruhen te na, e sa ti. Unë atë besim e kisha që vërtet ata e ruajnë më mirë, nuk e kam mendu se ai më vonë ka me e manipulu", shprehet ai për Top Channel.

Bellanica më pas rrëfen se e ka takuar një herë Bashën në zyrë, ku i ka kërkuar që kaseta t'i kthehej mbrapsht. Sipas tij, kryedemokrati ia premtoi që do t'ia kthente, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Krusha e Madhe mbetet një ndër vendet ku forcat ushtarake dhe paramilitare serbe kryen një prej masakrave më të mëdha gjatë luftës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore