Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Vijon abuzimi/ "Union Net" fut thellë duart në xhepat e qytetarëve, dyfishon komisionet për transfertat e parave për rajonin

Gazeta Shqip denoncoi me fakte, sesi kompania shqiptare Union Net përdor si mbulim kompaninë prestigjoze Western Union, për të trefishuar komisionet në disa prej shteteve kryesore të botës. Nëpërmjet një hulumtimi të detajuar, me dokumenta dhe me shifra zyrtare, Union Net, si agjent zyrtar i Western Union në Shqipëri, ka devijuar nga çmimet zyrtare të komisioneve për transfertat e parave.

Union Net nuk dha asnjë sqarim për këtë megaskandal, por dërgoi vetëm një letër në redaksinë e Gazetës Shqip ku kërkonte përgënjeshtrimin dhe heqjen e artikullit. Në letrën prej 3 faqesh, nuk sqarohej se përse shqiptarë duhet të paguajnë tek Union Net trefishin e komisoneve për tranfertat e parave, më shtrenjtë se shërbimi i ofruar nga Western Union.

Sot do të vijojmë sërish me denoncimin!

Përveç disa shteteve të botës, Union Net ka dyfishuar komisionet edhe për vendet e rajonit. Është e njëjta skemë e përdorur, pra maskim pas Western Union duke futur duar thellë në xhepat e shqiptarëve.

Le të vijmë tek faktet. Shkojmë tek faqja zyrtare e Western Union, https://albania.wu.com/send_money, dhe përzgjedhim disa nga vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Mal i Zi dhe Serbia. Nëse duam të transferojmë 200.000 lekë të reja, drejt këtyre shteteve,  atëherë do të paguajmë një komision prej 2.000 lekësh të reja. Më poshtë tarifat zyrtare të Western Union.

Nëse shkojme tek dyqanet e Union Net, do të shohim logon e Western Union, por tarifat janë të dyfishuara. Për shumën 200.000 lekë të reja që duam të dërgojmë, duhet të zgjedhim fashën e parafundit 135.000-337.500 lekë. Këtu komisioni i transferimit është 4.050 lekë, pra dyfishi i asaj që ofron Western Union. Ky është abuzim i pastër me qytetarët shqiptarë, e pasqyruar edhe në faqen zyrtare të Union Net: https://unionifinanciar.al/?page_id=6485 .

Tani të sqarojmë publikun më qartë duke marrë një shembull tjetër. Union Net e ka marrë në modelin francaise Western Union. Pra, Union Net ka të drejta ekskluzive për të përdorur logon, emrin, pikat, shërbimet dhe aplikon tarifat e njësuara. Dhe si në çdo model francaise, shërbimi dhe tarifat janë të njëjta në të gjithë botën. Pra, nuk ka rëndësi se kush e ofron shërbimin dhe si e ofron, por rëndësi ka që çmimi të jetë i njësuar në të gjitha vendet.

Për ta konkrretizuar këtë, nëse shkojmë në një nga dyqanet E-Top Up (dyqane të autorizuara nga Vodafone) në Tiranë, aty gjen tarifat të njëjta me një dyqan zyrtar të Vodafone, për paketat e telefonisë celulare. Të njëjtat tarifa i gjen edhe në verisonin online të Vodafone.

Në rastin e Union Net kjo nuk ndodh, por shqiptarët mund të përdorin direkt shërbimin online të kësaj kompanie prestigjoze, Western Union dhe të shmangin abuzimin e Union Net, nëpërmjet trefishimit të komisioneve të tarifave.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore