Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Skandali me transfertat e parave/ Union Net përdor si “maskë” kompaninë prestigjoze, për të rritur komisionet

Një pjesë e mirë e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit tonë dhe nevojat për shkëmbim monetar janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Të shumtë janë shqiptarë që u dërgojnë para të afërmve në shtete të ndryshme të botës, ose anasjelltas. Një pjesë e mirë e tyre, përdorin bankat e nivelit të dytë për të transferuar para, kurse të tjerë kompani prestigjoze botërore si Western Union dhe Money Gram.

Por le të ndalemi tek e para, pasi këtu kemi zbuluar një skandal të madh financiar!

Western Union në Shqipëri përfaqësohet nga Union Net, një kompani e themeluar në vitin 2014, nga kompania Arch Investor, në pronësi të vëllezërve Edmond dhe Niko Leka. Nëse i hedhim një sy faqes zyrtare të Western Union, në fund të saj, thuhet se shërbimi i transfertave të parave, kryhet në Shqipëri nëpërmjet Union Net. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por, Gazeta Shqip hulumtoi mbi tarifat që Union Net përdor për klientët shqipëtar në Shqipëri dhe anembanë botës.

Në një situatë normale, Western Union si kompani francaise në Shqipëri, duhet të kishte tarifa të njëjta me ato që janë publikuar në faqen e saj zyrtare. Por kjo nuk ndodh! Nëse i hedhim një sy faqes https://albania.wu.com/send_money, aty janë të përfshira të gjitha tarifat zyrtare, për transferimin e parave nga Shqipëria në të gjitha destinacionet e botës.

Për ta konkrretizuar më tej këtë, Gazeta Shqip zgjodhi të transferojë me Western Union shumën prej 100.000 lekësh të reja, drejt Italisë, Gjermanisë, Greqisë, Francës, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Në të gjitha rastet, komisioni i përdorur është 2.000 lekë të reja.

Por, le të shkojmë tek faqja e Union Net, e cila ka ekskluzivitetin e Western Union në Shqipëri. Në faqen e saj zyrtare, https://unionifinanciar.al/?page_id=6485, janë publikuar të gjitha tarifat e transferimit të parave, drejt shteteve të botës. Ndryshe nga Western Union, tek faqja e Union Net tarifa e komsionit është vendosur me fasha të ndryshme parash. Nëse zgjedhim shumën e dërgesës, mes 800 deri në 1100 euro, (ku përfshihet edhe vlera që vendosëm mësipër tek Western Union), do të shohim që komisioni i transferimit është 47 euro, ose rreth 6.000 lekë të reja, për të njëjtat shtete që kemi zgjedhur.

Pra, e thënë ndryshe, Union Net u merr shqiptarëve 3-fishin e komisionit për transfertat e parave, duke përdorur logon e kompanisë prestigjoze Western Union. Ky maskim është një barrë e rëndë e xhepave të shqiptarëve, të cilët besojnë tek Western Union, por që përdoren komisione abusive nga kompania shqiptare Union Net.

Nuk dihet sesi ky skandal i madh financiar është fshehur gjithë këto kohë dhe nëse Western Union është në dijeni të këtyre komisioneve ?të kripura?, të vendosura nga Union Net.

Gazeta Shqip do të publikojë në vijim detaje të reja, për mënyrën e transferimit të parave duke ekspozuar fakte sesi i shmangen hetimit financiar transfertat nga bota e errët e krimit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore