Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Mediat spanjolle përhapin lajmin e bujshëm: Cristiano Ronaldo dhe Georgina shumë shpejt do të...

Mediat spanjolle përhapin lajmin e bujshëm: Cristiano Ronaldo dhe

Cristiano Ronaldo duket se i ka dhënë fund lidhjes me Georgina Rodriguez. Kështu shkruan media sapnjolle “Gente”. Sipas burimeve mësohet se Leo Caeiro, miku i Dolores Aveiro, nënës së futbollistit, Ronaldo dhe modelja “nuk janë më bashkë”.

“Besoj se Cristiano së shpejti do të shpallë ndarjen dhe do të kërkojë respekt. Jam absolutisht i sigurt”, thotë ai. 

Në media është përfolur se ndër shkaqet e prishjes së marrëdhënies duket se janë qëndrimet gjithnjë egoiste të Georginës dhe futbollisti ka qenë gjithnjë e më i zhgënjyer me partneren e tij. Këto thashetheme i ka përforcuar Caerio, i cili ka treguar se Cristiano është një person krejtësisht tjetër dhe ka një përplasje të madhe mes të dyve. 

"Georgina filloi të mburrej shumë, filloi të fokusohej vetëm te vetja dhe harroi se atje ishte një Ronaldo. Cristiano është një person krejtësisht tjetër dhe ka një përplasje të madhe mes të dyve. Ata janë personalitete krejtësisht të ndryshme. Georgina ishte një person i ndjeshëm në fillimi, por me kalimin e kohës ajo u bë befas një person që jeton vetëm për para, famë dhe video në Instagram”, thotë Leo Caeiro.

Marrëdhënia e acaruar mes modeles dhe nënës së CR7 duket se është një tjetër arsye që ‘peshoi’ në vendimin e Cristiano Ronaldos.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore