Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

VIDEO/ Juve "vuan", por Dybala i kthen sigurinë ndaj Genoas, Allegri arrin rekord personal

VIDEO/ Juve "vuan", por Dybala i kthen sigurinë ndaj Genoas,

Një ndeshje e lehtë si një formalitet, por që Juventusi nuk ka arritur të shfrytëzojë rastet e shumta të pastra për të shënuar të paktën pesë gola.

Gjithçka u duk e lehtë me shënimin e golit të parë nga Cuadrado në minutën e nëntë të pjesës së parë dhe u pa si një sinjal që do të kishte një goleadë, por nuk ndodhi kështu. Pas shumë rasteve të pastra bardhezinjtë nuk arritën do t'i konkretizonin, por goli i sigurisë ka ardhur pikërisht në minutën e 82-të nga Dybala. Kaq ka mjaftuar dhe që bardhezinjtë të sigurojnë tre pikët e radhës. Juventus ndodhet në vendin e pestë me 27 pikë, 11 pikë larg Milanit të vendit të parë.

Golat nga Juan Cuadrado dhe Paolo Dybala vulosën tre pikë për Juventusin kundër Genoas, duke i dhënë Massimiliano Allegrit fitoren e tij të 250-të në Serie A për ta bërë atë trajnerin e dytë që arrin momentin historik në epokën e tre pikëve për një fitore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore