Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit që eliminoi kampionen e Botës, Francën, i nxori jo pak probleme Spanjës, e cila ishte ekipi më me fat sa i përket gjuajtes së penalltive. Pikërisht Zvicra humbi nga 11 metërshat, por në këtë ndeshje të madhe i mungonte lideri i ekipit.

Ai ishte Granit Xhaka, kapiteni që edhe pse i penalizuar nga kartonët e verdhë, e tregoi edhe veten edhe jashtë fushës. Në momentin e shtesës së ndeshjes me Spanjën, ishte Xhaka ai që do t’i frymëzonte shokët e ekipit të mos dorëzoheshin, edhe pse ishin me 10 lojtarë. Sicc e tregon edhe fotoja e mësipërme.

Pas eliminimit, Xhaka tregoi edhe një herë me mesazhin e tij se është një lider i vërtetë. 

“Ky udhëtim i mahnitshëm merr fund dhe më besoni, me të vërtetë më dhemb. Por nuk mund të mos jem krenar për këtë grup. Ne jemi një skuadër vëllezërish. Të gjithë ne. Ne fitojmë së bashku. Ne humbasim së bashku. Ishtë një nder për të luajtur me këta djem dhe ne do të kthehemi më të fortë”, shkruan Xhaka në rrjetet sociale.