Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Zoti i drogës”/ Si "BOSSI" shqiptar nga Londra, bënte biznes kokaine në rrjetet sociale (FOTO)

“Zoti i drogës”/ Si "BOSSI" shqiptar nga Londra,

Angli- Qindra tregtarë droge po përdorin “Instagram”-in për të shpërndarë kanabis, madje edhe te fëmijët, në një industri miliarda paund.

Sipas “Daily Mail”, problemi në faqen në pronësi të “Facebook” është rritur gjatë “lockdown”, duke çuar në frikën se droga mund të shkaktojë një “bombë me sahat psikozë”.

Një baron droge, i cili mburrej për rrëmbimin dhe prerjen e gishtave të një klienti në mesin e tregtarëve që përdorin faqen e rrjeteve sociale për të fituar miliona paund në vit, u zbulua nga gazetarët e fshehtë të “Daily Mail”.

“Zoti i drogës”/ Si "BOSSI" shqiptar nga Londra,

Kjo e fundit shkruan se tregtarët, me disa pothuajse me 30 mijë ndjekës, promovojnë mallrat e tyre me fotografi joshëse të kanabisit që e paketojnë si ëmbëlsira për fëmijë. Më pas organizojnë shitjet përmes shërbimeve dhe mesazheve private.

Ditën e djeshme, gazeta britanike kishte “futur në grackë” shqiptarin, i cili shpjegonte me detaje se si funksiononte shit-blerja e drogës dhe kokainës online. Suksesi që i kishte sjellë dhe fitimet marramendëse që shqiptari fliste ndaj gazetarëve investigativë të kësaj medie.

“Zoti i drogës”/ Si "BOSSI" shqiptar nga Londra,

Çfarë ndodhi dje?

Sapo ka nisur mesdita në zonën e njohur Wetherspoons në veri të Londrës dhe Selamet Mehmetaj, pi një Coca Cola teka tregon me qetësi se si funksionon tregtia e tij shumë milionëshe e kanabisit. Baroni i drogës, i cili ka të parkuar aty pranë një Mercedes Benz 50 mijë paundësh pa targa të përparme, ka rënë dakord të takojë klientët e tij të mundshëm pasi ata e kontaktuan përmes një faqe anonime në Instagram, ku ai reklamon biznesin e tij.

I pashqetësuar nga të pranishmit e tjerë në lokal apo nga kalimtarët në qendrën e zhurmshme të qytetit Wood-Green, 28-vjeçari shpjegon se si çdo muaj ai furnizon tregtarët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar  me kanabis.

“Zoti i drogës”/ Si "BOSSI" shqiptar nga Londra,

Dhe ai e bën shumë të qartë se çfarë ndodh me ata që guxojnë t’ia hedhin, duke u mburrur në fakt se si i preu gishtat një klienti që nuk donte të paguante dhe se ia mori të gjitha paratë para se t’i priste njërën këmbë.

Njihuni me “Djallin”, i cili po grumbullon miliona nga biznesi i tij i shitjes me shumicë të drogës. Në faqen e tij në “Instagram”, të quajtur “Albanian Blood” (Gjaku shqiptar), Mehmetaj ka treguar fabrikat e tij të kanabisit dhe poston video ku nxjerr në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj që ta kontaktojnë.

“Zoti i drogës”/ Si "BOSSI" shqiptar nga Londra,

“Instagram” më pas i “zhduku” faqen pasi u kontaktua nga mediat britanike. Por ndërsa faqja ishte ende e hapur, gazetarët e kamufluar si klientë kontaktuan përmes aplikacionit të medieve sociale. Mehmetaj i takoi ata pranë shtëpisë së tij.

Gjatë bisedave, ai mburrej se si iu shmang akuzës për armëmbajtje pa leje, pavarësisht se policia i kishte gjetur një armë ruse të futur kontrabandë nga Shqipëria dhe që e kishte fshehur në makinën e tij, duke thënë se avokati i tij kishte përgatitur një histori duke pretenduar se arma nuk ishte e tij.

“Zoti i drogës”/ Si "BOSSI" shqiptar nga Londra,

Ai gjithashtu tregon se si i shpenzon paratë nga biznesi i tij i paligjshëm për të blerë gjëra luksoze, përfshi një Mercedes-Benz CLA AMG prej 50,000 £, një Audi RS7 – të cilin ai e drejton me mbi 250 km/h  në autostrada duke përdorur targa false – dhe një makinë Formula 3 për gara jashtë rrugës.

Qesh kur i kujtohet se si policia nuk gjeti një sasi kokaine, kanabisi dhe plumba kur ata bastisën shtëpinë e tij me 5 dhoma gjumi, pasi kishin harruar të kontrollonin në njërën nga dhomat.

Mehmetaj, i cili është nga Tropoja, ka zhvilluar një perandori droge në Angli dhe ka një faqe interneti që e promovon atë. Edhe pse u fshi faqja e tij në Instagram, e njohur si “Gjak Shqipez”, ekzistojnë faqe të tjera që promovojnë biznesin e tij.

“Zoti i drogës”/ Si "BOSSI" shqiptar nga Londra,

Një gazetar i kamufluar i shkruajti në rrjete sociale për një sasi droge, dhe ai pranoi menjëherë të takohej në një kafene.

Kur mbërriti me Mercedesin e tij, ai rrëfeu hapur se si biznesi i tij kishte lulëzuar gjatë pandemisë, sepse të gjithë rrinin në shtëpi.  Mehmetaj tregon se si çdo muaj ai rrit deri në 2500 rrënjë kanabis, që i konsideron si “foshnjat” e tij.  Sipas Mehmetajt, biznesi i drogës i sjell atij miliona paund në vit./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore