Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vrasja e Klodjan Rashës dhe George Floyd, dy vendimet e gjykatave në Tiranë dhe SHBA si standarde

Vrasja e Klodjan Rashës dhe George Floyd, dy vendimet e gjykatave në

Opinioni publik shqiptar u njoh sot me vendimin e Gjykatës së Tiranës për dënimin me 10 vite të burg të Nevaldo Hajdaraj, policit që qëlloi për vdekje Klodjan Rashën në dhjetor të vitit të kaluar, pasi theu orën policore të lëvizjes si pjesë masave anti Covid, e njohur si “shtetrrethimi”.

Prokuroria vendosi për këtë çështje tejet sensitive vendosi ndryshimin e akuzës ndaj efektivit Nevaldo Hajdaraj, nga “vrasje në tejkalimin e kushteve të mbrojtjes” në “vrasje me dashje”. Gjykata e Tiranës nuk pranoi propozimin e prokurorisë që polici Hajdaraj të dënohej me 20 vite burgim. Kjo gjykatë e dënoi me 15 vite burg autorin e kësaj vrasjeje, i cili ishte u shpreh publikisht se ishte penduar dhe i kërkoi publikisht falje familjes së viktimës për aktin e kryer. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 1/3 e dënimit, pra 10 vite burg.

Ngjarja e ndodhur me 8 dhjetor të vitit 2020, ku 25-vjeçari Rasha u vra pranë banesë së tij,  u shoqërua me revoltimin nga ana e përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe të qytetarëve  që dolën në protesta disa ditore përpara ministrisë së Brendshme dhe në rrugët e sheshet e Tiranës, por edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Këto protesta erdhën edhe për shkak të faktit ndaj sjelljes së policisë së shtetit ndaj ngjarjeve të ndryshme, e cila ishte nën presionet e vazhdueshme dhe akuzave për komprometimin arrogant, të ndikuara këto dhe nga protestat disa mujore të opozitës.

Protestat u shuan vetëm pas largimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili dha dorëheqjen, ndërsa kryeministri edhe drejtorët  e policisë shkuan te familjarët e viktimës për ngushëllime, si dhe për t’i thënë atyre se do të bëhej drejtësi.

Vrasja e Klodjan Rashës dhe George Floyd, dy vendimet e gjykatave në
Polici Nevaldo Hajdaraj në seancën gjyqësore

Rasti i George Floyd në SHBA

Mund të duket si paralelizëm jo i drejtë, por një ngjarje e tillë, edhe më e rëndë ndodhi dhe në SHBA, një polic vrau një person me ngjyrë. Afrikano-amerikani George Floyd, u vra me 20 maj të vitit 2020 në Minneapolis, kur ish polici i bardhë Derek Chauvin, i mbajti gjurin në qafë për më shumë se nëntë minuta.

Vdekja e George Floydit, që u regjistrua me një celular, frymëzoi protesta globale kundër racizmit institucional dhe praktikave policore, posaçërisht në Shtetet e Bashkuara. Edhe në Shqipëri vrasja ishte e filmuar nga kamerat e sigurisë dhe madje u zbulua se kishte ndodhur e vërteta në natën e errët të 8 dhjetorit. Protestuesit në dhjetëra qytete në SHBA kundërshtonin brutalitetin e sjelljen e policisë dhe ushtrim të racizmit në policim.

Vrasja e Klodjan Rashës dhe George Floyd, dy vendimet e gjykatave në
Momenti i dhunimit të George Floyd

Gjykatësi në Minneapolis e dënoi me 22 vjet e gjashtë muaj heqje lirie ish-policin Derek Chauvin, i cili u shpall fajtor për vrasjen e George Floydit. Derek Chauvin u shpall fajtor me 20 prill për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë nga pakujdesia. Derek Chauvin është në burg që nga 20 prilli dhe përballet me akuza të ndara federale për të drejtat civile në lidhje me vdekjen e Floyd. Akuza më e rëndë ndaj ish policit, vrasje e shkallës së dytë, sipas VOA,  mund të çojë një dënim deri në më së shumti 40 vjet heqje lirie. Pra ndaj tij ka disa akuza që lidhen edhe me mënyrën e zbatimit të ligjit në ushtrimin e detyrës. Prokurorët kishin kërkuar 30 vjet, meqë ekspertët ligjor thanë se çdo dënim më i lartë mund të rrëzohej në Gjykatën e Apelit.

Vendimi i dhënë nga Gjykata ishte më i larti në krahasim me veprat penale me të njëjtat vepra penale në këtë shtet. Pra në krahasim me vendimet e tjera ky ishte dënimi me i rëndë i dhënë nga ky shtetit ndaj ish-policit.

Ndërsa në Shqipëri, vepra penale e “vrasjes me dashje” dënohet sipas Kodit Penal nga 10 deri në 20 vite burgim. Gjykata me vendimin e saj ka gjetur një të mesme në vendim e saj, por për shkak të pranimit të fajit dhe të gjykimit të shkurtuar ish-polici do të dënohet me 10 vite burgim.

Babai i Klodjanit, Qazim Rasha u shpreh i revoltuar pas vendimit të dhënë nga togat e zeza, duke deklaruar se kjo nuk ishte drejtësi.

“Falënderoj nga zemra çdo person që ka trokitur në derën time, falënderoj çdo qytetar që mbushën rrugët me moton “unë jam Klodjani”. Djali im iku u varros, mendoja që me këtë rast të shërbente një shembull për ata që janë gjallë, si mund ta quash drejtësi, kur çdo gjë është e zbardhur, ai duhet të bëhej shembull, se është një rast që nuk ka ndodhur ndonjëherë në shtetin tonë. Ai për të cilin ne paguajmë taksa, vret në rrugë”, - tha Qazim Rasha.

Babai i Rashës së ndjerë ka të drejtë revoltohet, pasi ky vendim mund të shërbente edhe si një standard në të ardhmen dhe si një paralajmërim ndaj atyre policëve që mund të guxojnë të shkelin dhe të veprojnë në kundërshtim me ligjin. Por në të njëjtën kohë, vepra e penale ndaj policit që u dënua për vrasje nuk lejonte ndonjë ndëshkim jo më shumë se 20 vite, si maksimale. Ndërsa “gabim” mund të cilësohet  mënyra e formulimit apo të ndërtimit të akuzës ndaj atij që shkrepi armën mbi trupin e  25-vjeçarit. Precedenti i Tiranës dhe ai SHBA-së nuk lidhen me vendimet e dhëna nga gjykatat, por me ngjarjet e rënda që rebeluan dhe shkaktuan reagimin e qytetarëve.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore