Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"Vranë babain e tyre politik"! E përbashkëta mes “çupës së Helmut Kohl” dhe “djalit politik të Sali Berishës” (Faktet)

"Vranë babain e tyre politik"! E përbashkëta mes

Pas 16 viteve në pushtet dhe në krye të njërit prej shteteve më të fuqishme në Evropë, kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të largohet. Ditën e djeshme ajo ishte në Tiranë ku zhvilloi një takim me kryeministrin Rama dhe me liderët e Ballkanit.

Angela Merkel ditën e djeshme nga Tirana dha disa mesazhe të qarta për Liderat e Ballkanit dhe për kryeministrin Rama. Por ajo që u vu re ditën e djeshme ishte se Merkel nuk takoi presidentin e vendit Ilir Meta.

Nga mediat u mësua se edhe kreu i parties demokratike Lulzim Basha kishte kërkuar të takohej me kancelaren gjermane. Por për shkak të axhendës së kufizuar së kancelares nuk u takuan. Dikujt që mund ta lexojë mund ti duket e habitshme por kancelarja Angela Merkel dhe Lulzim Basha kanë një pikë të përbashkët vrasjen e “etërve të tyre politik”.

Si erdhi Merkel në pushtet me ndihmën e Helmut Kohl:

"Vranë babain e tyre politik"! E përbashkëta mes

Merkel u bë aktive në politikë e u bashkua me opozitën në Gjermaninë Lindore, kur Perdja e Hekurt ishte duke rënë në vitin 1989.

Partia e saj u bashkua me Unionin Kristian Demokrat (CDU) pas bashkimit të Gjermanisë. Kancelari Helmut Kohl e mori Merkel në krahun e tij dhe e bëri pjesë të kabinetit edhe pse ajo nuk kishte lidhje dhe eksperiencë.

Merkel në fillim u bë sekretare e përgjithshme e CDU dhe më pas lidere e partisë. Kur partia formoi një koalicion të gjerë me social demokratët pas zgjedhjeve të vitit 2005, ajo u bë Kancelarja e parë femër në Gjermani. Më 2018 ajo u tërhoq nga posti i kryetares së CDU-së duke vazhduar drejtimin e qeverisë si kancelare.

Babi i saj politik Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl ndërroi jetë jetë në moshën 87-vjeçare. Ai udhëhoqi Gjermaninë për 16 vite, duke u bërë kancelari më jetëgjatë pas Bismarckut, ndërkohë që do të kujtohet përgjithnjë si arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë, sikurse edhe për kontributin e jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik në integrimin e Europës.

Fundi politik i Helmut Kohl dhe lënia vetëm nga "çupa" e tij Merkel:

"Vranë babain e tyre politik"! E përbashkëta mes

Më 30 nëntor 1999, një vit pasi CDU kishte humbur zgjedhjet pas 16 vjetësh në pushtet, ish-kancelari Helmut Kohl – lider historik që kishte mundësuar bashkimin e Gjermanisë dhe drejtues i CDU për 25 vjet – mbajti një fjalim në Këshillin Drejtues të partisë ku merrte i vetëm përgjegjësinë për akuzat që i bëheshin (Schëarzgeldaffäre), se kishte financuar për vite të tëra partinë me donacione anonime, të shpërndara në llogari të ndryshme bankare.

Ky moment ishte edhe fundi politik i njeriut të madh por u largua nga politika me një akuzë të rëndë siç ishte korrupsioni.

“Çupa e Kohlit”, siç e quanin Merkelin, përmes një artikulli në gazetën konservatore „Frankfurter Allgemeine Zeitung“ vlerësonte kontributin historik të Kohl në parti, por e dënonte atë për qëndrimin që po mbante, pasi po respektonte më shumë fjalën e dhënë duke mbrojtur një veprim ilegal, sesa ligjin.

Si e “vrau” Lulzim Basha babain i tij politik Sali Berishën?

"Vranë babain e tyre politik"! E përbashkëta mes

Partia demokratike pas daljes nga zgjedhje e 25 prillit tashmë është në një krizë tjetër atë të përplasjeve mes tij dhe Sali Berishës. Ish kryeministri Sali Berisha disa muaj më parë u shpall nok grata nga sekretari Amerikan Antony Blinken i cili e akuzonte Berishën për korrupsion.

Fundi politik i Sali Berishës:

"Vranë babain e tyre politik"! E përbashkëta mes

Në një mesazh në “twitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkruante se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.

Përjashtimi nga partia nga djali i tij politik Lulzim Basha:

"Vranë babain e tyre politik"! E përbashkëta mes

Pas këtij vendimi të SHBA-s, Lulzim Basha në mbrëmje një ditë pa nisur parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit shpalli Berishën “non-grata” në partinë demokratike.

"Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike", tha Lulzim Basha

Tashmë mes Berishës dhe Lulzim Bashës ka nisur një luftë e madhe politike, ish-kryeministri e ka akuzuar për tradhti dhe marrëveshje me Edi Ramën.

"Vranë babain e tyre politik"! E përbashkëta mes

Ndryshe nga Helmut Kohl i cili mori përsipër përgjegjësitë, Sali Berisha ka nisur një luft të madhe ndaj Lulzim Bashës dhe Amerikës se kush do fitoj, jemi kuriozë të gjithë./Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore