Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Votat preferenciale të ministrave/ Testimi i 25 prillit mund të shërbejë për emrat e rinj të qeverisë Rama 3

Votat preferenciale të ministrave/ Testimi  i 25 prillit mund të

Zgjedhjet e 25 prillit me aplikimin për herë të parë të votës preferenciale për kandidatët mund të shërbejnë edhe si një testim për kryetarët e partive të pasur një ide të qartë se kush janë emrat më të pëlqyer të në radhët e socialistëve apo dhe të demokratëve.

Kjo aq më tepër vlen për kryeministrin Edi Rama i cili me këto zgjedhje ka provuar se sa vlejnë edhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar në qarqet ku ato konkurruan. Vetë Rama në takimin e fundit me deputetët e PS-së, të zgjedhurit e rinj dhe ata aktualë paralajmëroi në fjalën e tij për ndryshime, duke i kërkuar atyre që të hapin krahun.

“Me gatishmëri maksimale duhet të nisim menjëherë një fushatë hapjeje të re të Partisë Socialiste, ku nga njëra anë duhet të krijojmë një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e kësaj familje e nga ana tjetër duhet të rirreshtojmë nga e para të gjitha forcat në terren, bazuar në rezultatet e arritura. Kush nuk e ka arritur objektivin, që nga niveli i drejtimit të organizatës, deri te niveli më i lartë organizativ, duhet t’i lërë vendin dikujt tjetër. Nga ana tjetër, kush nuk ia ka zbardhur faqen kësaj shumice në nivelet ekzekutive në territor, duhet gjithashtu që t’ia lërë vendin dikujt tjetër”, tha Kryeministri Rama. Ky qëndrim mund të shihet edhe si një paralajmërim jo vetëm për rifreskimin e strukturave të partisë, si të deleguarit e qarqeve, anëtarët e Kryesisë së PS-së, të asamblesë, por edhe si busull edhe për formimin e qeverisë së re.

Ministrat më të votuar dhe më pak të votuar 

Më i votuari në kabinetin “Rama” është Erjon Braçe që mban edhe postin e zv.kryeministrit. Prej disa palë zgjedhjesh Braçe kandidon në qarkun e Fierit, ai ka mundur në vota dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Braçe ka më pak se 200 vota se sa kryeministri Edi Rama, i cili është më votuari në qeveri, ku ka marrë në qarkun e Durrësit, me 15871 vota preferenciale.

Belinda Balluku që kandidoi për deputete për herë të parë është ministrja e votuar me 15366  vota. Më pas vijnë Blendi Klosi dhe Blendi Çuçi. Duhet theksuar se ministrat si Klosi  dhe Çuçi ishin në vijën e kuqe të renditur në listë dhe për këta ata kanë punuar edhe që të rrëmbenin edhe votat preferenciale. Më pak e votuar nga radhët e ministrave është ajo e Bujqësisë, Milva Ekonomi. Ajo mund të jetë penalizuar dhe nga fakti se në qarkun e Durrësit kandidonte kryeministri Edi Rama, duke marrë 3739 vota preferenciale.

Më pas vjen me 4393 vota preferenciale ministrja e Arsimit, Evis Kushi.  Ndërkaq Pandeli Majko, ministër i Diasporës, edhe pse mori mbi 8 mijë vota  nuk u zgjodh deputet i PS-së, pasi nuk ishte renditur në listën e fituesve. PS-ja në Tiranë mori 18 deputetë, Majko ishte i 19-i në listë, duke mos u zgjedhur pas më shumë se dy dekadash si deputet i Parlamentit.

Ndërsa më pak i votuari në ministrat është edhe Eduard Shalsi me 4601 vota preferenciale. Ai rrezikoi që të humbte edhe mandatin fitues në zgjedhje, pasi Fatmir Xhafaj dhe Orlando Rakipi thyhen herësin e votave dhe dolën deputetë të PS-së në parlamentin e ri.

Votat e ministrave

Fier

Erion Braçe zv/kryeministër 15622 vota

Tiranë

Belinda Balluku ministre e Energjisë      15366  vota

Arben Ahmetaj    ministri i Rindërtimit    11287  vota

Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë 9115 vota

Elisa Spiropali    ministre e Shtetit 8092  vota

Etilda Gjonaj      ministre e Drejtësisë 7268 vota

Eduard Shalsi      ministër Shtetit  4601 vota

Pandeli Majko   ministri i Diasporës       8785 vota ( nuk e theu herësin e listës)

Vlorë

Anila Denaj    ministre e Financave 6428  vota

Korçë

Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes 11479 vota

Olta Xhaçka ministre e Jashtme      4795 vota

Gjirokastër

Bledar Çuçi ministër i Brendshëm 11932 vota

Elbasan

Evis Kushi  ministre e Arsimit    4393 vota

Durrës

Milva Ekonomi ministre e Bujqësisë   3739  vota

Berat

Blendi Klosi ministri i Turizmit     12339 vota

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore