
U vra në Ekuador/ Kush ishte Ergys Dashi, roli në bandën kriminale italiane dhe miqësia me ...
Ergys Dashi, shqiptari që u vra me breshëri plumbash mbrëmjen e djeshme në një restorant në Ekuador, nuk është dhe aq i panjohur.
Emri i tij ndodhet në skedat e policisë italiane, kur u arrestua në 2014 pas një aksioni ndaj një bande të trafikut të drogës.
I riu nga Durrësi kishte rolin e menaxherit të trafikut të drogës në grupin ku bënte pjesë.
Ai merrte drogë nga vende të ndryshme si Shqipëria, Spanja e Bolivia dhe më pas i shpërndante në Itali.
Banda kriminale ku ishte pjesë fitonte deri në 60,000 - 70,000 € në muaj.
Në atë kohë Dashi ishte vetëm 25 vjeç dhe banonte në Porto S. Elpidio të Italisë. Ndërkohë shqiptarë të tjerë të kapur po nga policia italiane ishin Agron Mata (44), Geraldin Abdihoxha (24), Majlinda Dashi (49) dhe Rigels Yzeiraj (26), Igli Kamberi (29) dhe Amarildo Terziu (24), të dy banues në Barletta. Ndërsa u lanë në arrest shtëpie Arlind Janka, 26 vjeç; Ferdinand Grembi (36), Kreshnik Kura (31), Elis Halilaga (34), Jahja Kazazi (34).
Viktima, kishte lidhje me Plarent Dervishaj dhe Eldi Dizdarin.
Dervishaj u shpall më 8 dhjetor të 2020 në kërkim ndërkombëtar. Gjatë arratisë ai është strehuar në Dubai. Dervishaj ka qenë i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit teka më vonë fitoi lirinë.
Në 2019 ai i shpëtoi një atentati teksa duke udhëtuar në makinë u qëllua me breshëri bashkë me një tjetër. Një tjetër emër i përmendur për lidhje me Dashin është Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Itali, si pjesë e një megaoperacioni për sekuestrimin e drogës.
Dizdari njihet si një person që bënte lidhjet mes bosëve të drogës në Amerikën Latine dhe kishte lidhje shumë të forta me Ndraghetën.




Një “shqiptar” bëhet kryeministër i Australisë
Historia e plotë >




A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




