Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Zbulohet Traktati me SHBA/ A do të ekstradohen politikanët e zyrtarët e korruptuar?

Zbulohet Traktati me SHBA/ A do të ekstradohen politikanët e

Marrëveshja e ekstradimit e firmosur mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka mbërritur në Parlamentin shqiptar dhe se jo pritet të shihet nëse deputetët do ta miratojnë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, apo do të presin Kuvendin e ri për t’i dhënë dritë jeshile këtij pakti tejet të rëndësishëm.

Projektligji “Për Ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u firmos me shumë bujë në Tiranë në një ceremoni të veçantë mes ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ambasadores amerikane Yuri Kim në 23 dhjetor të vitit të kaluar.

Marrëveshja e siguruar nga Gazeta “Shqip” parashikon disa vepra penale që mund të shërbejë si shkak për ekstradimin e shtetasve për të dyja vendet në rast të një krimi. E veçanta e këtij pakti ekstradimi është se ai ka fuqi prapavepruese dhe përfshihen edhe veprat penale para hyrjes në fuqi të këtij pakti.

Por a do të ekstradohen politikanët dhe zyrtarët e korruptuar drejt SHBA-ve? 

Siç dihet Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur disa vendime për të shpallur si “persona non grata” disa ish-zyrtarë dhe politikanë në Shqipëri. Një pjesë e mirë ish-zyrtarëve apo ish-deputetëve apo dhe politikanëve shqiptarë mbajnë edhe shtetësinë amerikane.

Zbulohet Traktati me SHBA/ A do të ekstradohen politikanët e

Në nenin 3 të këtij Traktati të siguruar nga Gazeta Shqip, parashikohet ekstradimi reciprok i shtetasve, duke mos lënë mundësi refuzimi për shkak shtetësie të personit të kërkuar.

Ndërsa në nenin dy përcaktohen veprat penale të ekstradueshme në pikën “c” përcaktohet se “Për qëllimet e këtij neni, një vepër penale është vepër penale e ekstradueshme: në çështje që lidhen me vepra penale që përfshijnë mashtrimin ose shmangien e detyrimeve në lidhje me taksat, detyrimet doganore ose kontrollet mbi importin apo eksportin e mallrave ose të të hollave, pavarësisht nëse në legjislacionet e Shtetit Kërkues ose Shtetit të Kërkuar parashikojnë jo të njëjtat lloje taksash ose detyrimesh ose kontrolle për të njëjtën sasi të hollash”.

Gjithashtu përcaktohet se Shqipëria mund të ekstradojë persona vepra të ndryshme penale duke marrë garancinë se personit atje nuk do t’i jepet dënimi me vdekje.

Neni katër parashikon që  veprat penale politike dhe ushtarake, duke përcaktuar se ekstradimi nuk pranohet, nëse vepra penale për të cilën kërkohet ekstradimi është vepër penale politike, si dhe liston veprat penale, të cilat, për qëllime të këtij traktati, nuk konsiderohen vepra penale politike.

Ndërsa renditen veprat penale që nuk përfshijnë fushën politike apo ushtarake.

Në nenin 13 janë parashikuar më vete tri situata, duke u përcaktuar

me terma të veçantë rasti i shtyrjes së procedurave të ekstradimit, shtyrja e dorëzimit dhe dorëzimi i përkohshëm. Ky parashikim i ri, sjell si pasojë zgjidhjen e problematikave të hasura në praktikë dhe ende të parregulluara lidhur me këtë aspekt.

Zbulohet Traktati me SHBA/ A do të ekstradohen politikanët e

Zbulohet Traktati me SHBA/ A do të ekstradohen politikanët e

Neni 4 ekstradimi që ndalohet për veprat penale ushtarake apo politike

1. Ekstradimi nuk pranohet nëse vepra penale për të cilët kërkohet ekstradimi është vepër penale politike.

2. Për qëllimet e këtij Traktati, veprat e mëposhtme penale nuk konsiderohen vepra penale politike”

a) një vepër penale, për të cilën edhe shteti kërkues edhe shteti i Kërkuar kanë detyrimin, bazuar në një marrëveshje ndërkombëtare shumëpalëshe, që të ekstradojë personin e kërkuar ose që ta dërgojnë çështjen tek autoritetet e atyre kompetente me qëllimin ndjekjen penale;

b) të gjithë llojet e vrasjes, plagosja me dashje, shkaktimi i dëmit të rëndë trupor, sulmi me qëllim për të shkaktuar lëndim të rëndë fizik dhe sulme të rënda seksuale;

c) një vepër penale që përfshin rrëmbimin ose çdo formë tjetër të heqjes së paligjshme të lirisë, përfshirë mbajtjen peng;

d) një vepër penale që përfshin vendosjen, përdorimin, kërcënimin për përdorimin ose mbajtjen e një lënde shpërthyese, ndezëse ose pajisje shkatërruese ose të një agjenti biologjik, kimik, ose radiologjik, kur kjo pajisje apo ky agjent mund të rrezikojnë jetën, të shkaktojnë dëmtim serioz trupor ose të shkaktojë dëmtim serioz të pronës, si dhe

c) marrëveshja për bashkëpunim ose tentativa për të kryer secilën nga veprat e mësipërme ose ndihma ose nxitja ndaj një personi që kryen ose tenton të kryejë këto vepra.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore