Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Top secret/ Sulmet terroriste? Policia e Shtetit shpërndan qarkoren: Siguroni këto objekte

Top secret/ Sulmet terroriste? Policia e Shtetit shpërndan qarkoren:

Ekzekutimi i gjeneral Kasem Sulejmanit në janar të këtij viti e përfshiu Shqipërinë në diskutime për sulme të mundshme terroriste. Por, pavarësisht se çfarë ndodhi Shqipëria përforcoi veprimet e saj kryesisht ndaj diplomatëve iranianë dhe dëboi disa prej tyre. Por, në zyrat e Policisë së Shtetit ka një informacion të klasifikuar “top secret”.

Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, që flasin për Gazetën SHQIP, thuhet se grupet e terroristëve kanë piketuar më së shumti hidrocentralet dhe ndërmarrjet e Ujësjellësit. Nisur nga një dyshim i tillë janë kërkuar marrja e masave ekstreme, sidomos gjatë muajve të pushimeve, kur vëmendja e Policisë është orientuar në plazhe, atje ku ka edhe më shumë popullim.

Pas këtij informacioni, Policia shqiptare ka përpiluar një qarkore, të cilën ua ka dërguar të gjitha drejtorive të policive në qarqe, duke kërkuar marrjen e masave shtesë në këto objekte të rëndësisë së veçantë. Një tjetër qarkore u është dërguar edhe drejtorive të policive kufitare në shkallë vendi.

Në nenin 17 të ligjit “Për Policinë e Shtetit” thuhet saktësisht, se një prej detyrave të Policisë është edhe ruajtja e objekteve të rëndësisë së veçantë, ku përfshihen edhe hidrocentralet, apo ujësjellësat, ku elementët terroristë nëse do vepronin do të shkaktonin një tragjedi të përmasave të mëdha.

Por, këtu ka një problem, që duket se e ka vënë Policinë në vështirësi edhe për zbatimin e ligjit. Sepse, edhe hidrocentralet edhe ujësjellësat klasifikohen si objekte të rëndësisë së veçantë, por nuk ruhen nga forcat e Policisë, pasi varësia e tyre është në rastin e hidrocentraleve nga OST dhe OSHEE dhe në rastin e ujësjellësave nga Pushteti Lokal.

Ndërsa në nenin 118 të Ligjit “Për Policinë e Shtetit”, lidhur me kontrollet kundër akteve terroriste thuhet se punonjësi i policisë, kur ka dyshime të arsyeshme ka të drejtë të kryejë me iniciativë kontrolle për parandalimin e akteve terroriste në banesa, ndërtesa, mjedise dhe hapësira publike për të garantuar sigurinë e personave dhe të rendit kushtetues kombëtar e sigurinë ndërkombëtare.

Dhe në pikën dy të këtij ligji thuhet se kontrolli kundër akteve terroriste përfshin kontrollin për eksplozivë, lëndë helmuese kimike, biologjike, bakteriologjike apo radioaktive.

Gjithsesi, Policia ka tashmë një informacion, ndaj të cilit jo vetëm nuk po neglizhon, por ka përgatitur planin policor, për të rritur shkallën e sigurisë.

©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore