Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Thellohet skandali/ FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve, publikoi llogaritë e një tjetër personi

Thellohet skandali/ FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve,

Sikur te mos mjaftonte shkelja masive e ligjeve të vendit me vendimin për të dorëzuar të dhënat e qytetarëve në Komisionin Hetimor të ngritur për incineratorët, FiBank dhe deputetët kërkues të këtyre informacioneve nga radhët e opozitës janë bërë edhe qesharakë.

Sipas formularit që disponon Gazeta Shqip banka i ka kthyer përgjigje deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

FiBank thotë se shtetasi Klodian Zoto ka llogari aktive në këtë bankë. Ai është i datëlindjes 13 shkurt 1990, pra 31 vjeç dhe mban pranë kësaj banke numrin e llogarisë “AL62 2152 1078 ALL1 0000 0665 9200”.

Pikërisht në këtë moment komunikimi zyrtar mes bankës dhe Komisionit bëhet qesharak, sepse Klodian Zoto i incineratorëve, për të cilin ka kërkuar informacion deputetja Jorida Tabaku nuk është 31 vjeç, por është shumë vite më i madh në moshë.

Në këtë rast, komisioni, që sipas deputetëve të opozitës ka të gjitha atributet e organeve të hetimit të drejtësisë, me përjashtim të ndjekjes penale, nuk ka zbatuar as praktikën më elementare të organeve të drejtësisë në lidhje me kërkesën. Një kërkesë informacioni e tillë, në rastet kur dërgohet nga organet hetimore të drejtësisë përmban minimalisht emrin, mbiemrin, datëlindjen, vitlindjen dhe atësinë. 

Në kërkesën që kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku u ka dorëzuar bankave dhe të siguruar nga Gazeta Shqip shihet qartë dërgimi i saj i paplotë, por vetëm me emër, mbiemër për personat që kërkon llogaritë, pa përcaktuar atësinë, pa datëlindje, pa vitlindje dhe të tjera të dhëna të domosdoshme.

Thellohet skandali/ FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve,

Kërkesa bazohet në dy nene të ligjit për komisionet hetimore, ku asnjëri prej tyre nuk i jep të drejtën as komisionit dhe as deputetëve që të marrin në zotërim llogaritë e qytetarëve. Në nenin 13 pika 4 thuhet se “Kërkesa për hetime ose marrje provash nga çdo anëtar i komisionit pranohet nga komisioni pa votim”, ndërsa në pikën B të nenit 17 thuhet se “(Komisioni) thërret titullarë institucionesh për pyetje, si dhe kërkon nga ata informacione, ose dokumente zyrtare”, me kushtin, që sipas përcaktimeve të pikës 1 të nenit 15 të jenë informacione publike. Llogaritë bankare të qytetarëve nuk janë të tilla. 

Por, në vend të kësaj, Komisioni Hetimor ka drejtuar një kërkesë në ajër duke i dhënë bankës vetëm një emër dhe një mbiemër. Shkelja këtu është flagrante edhe nga ana e bankës. Që i ka dorëzuar Komisionit të dhënat e shtetasit 31-vjeçar Klodian Zoto pa kërkuar verifikime të mëtejshme. "Komedia" vijon, këtë herë nga banka që siç mëson Gazeta Shqip u kërkon deputetëve që të përcaktojnë atësinë e Klodian Zotos për të cilin kërkojnë informacion.

Dëmi ishte bërë dhe nga Komisioni rrodhën për publikun të dhënat private e personale të shtetasit 31-vjeçar Klodian Zoto, të cilit iu shkelën të drejtat e privatësisë, e drejta që mbrohet nga sekreti bankar dhe deri nga Kushtetuta e vendit.

Pra, banka u ka ofruar deputetëve të dhënat e një qytetari, që jo vetëm s'ka lidhje me objektin e hetimit të Komisionit, por edhe nëse do të kishte sërish do të përbënte shkelje të ligjit të privatësisë, Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria që mbrojnë privatësinë dhe të drejtat e tjera që lidhen me të.

Nga të dhënat e dorëzuar nga FiBank rezulton se llogaria është çelur në datë 16 qershor të 2013-s, është ende aktive dhe ka një balancë prej rreth 213 mijë lekësh. Bashkë me këto të dhëna, deputetëve u është dorëzuar edhe i gjithë historiku i transfertave.

Moria e shkeljeve ligjore dhe e të drejtave që lidhen me privatësinë në këtë rast është konsumuar në bashkëpunim, mes bankës dhe deputetëve të Kuvendit. Këta të fundit vërtet mund të gëzojnë disa privilegje dhe benefite nga statusi i deputetit, por mes këtyre privilegjeve dhe benefiteve nuk bën pjesë futja e hundëve te llogaritë e qytetarëve. Këtë të drejtë e kanë vetëm organet hetimore të sistemit të drejtësisë.

Superskandali i FiBank, që u është përgjigjur “lepe peqe” tekave të deputetëve, mund të shndërrohet në një precedent të rrezikshëm, sepse sipas kësaj logjike të ndjekur nga banka, cilido person i veshur me kostumin e deputetit mund t’i dërgojë një shkresë për të ditur gjendjen e llogarisë së një qytetari dhe me këto të dhëna, si shembull, ta shantazhojë më pas në fushata elektorale për t’i marrë votën.

Pra, vendimi i FiBank ka pasojat e një efekti domino, që potencialisht nga shkelja e privatësisë dhe sekretit bankar të shndërrohet në një shkelje edhe më të rëndë, që nga shantazhi, kanosja e deri te shkelja e së drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, që me Kodin e ri Zgjedhor përbëjnë gjithashtu vepër penale.

Thellohet skandali/ FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve,

Thellohet skandali/ FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve,

Thellohet skandali/ FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve,

Thellohet skandali/ FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve,

Thellohet skandali/ FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve,

Thellohet skandali/ FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve,

Thellohet skandali/ FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve,

Thellohet skandali/ FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve,

Thellohet skandali/ FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve,

Thellohet skandali/ FiBank ngatërroi Klodian Zoton e inceneratorëve,


©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore