Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Vrasjet po tronditin vendin, ministri Çuçi me pushime

Vrasjet po tronditin vendin, ministri Çuçi me pushime

Që pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Shqipëria po tronditen nga vrasjet e njëpasnjëshme nga jugu në veri të Shqipërisë. Krimi ka shpërthyer duke rikthyer larjen e hesapeve që e kanë origjinën te trafiqet e paligjshme të kokainës brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Më 10 maj në Vlorë u vra Bledar Birçaj. Në mes të ditës me diell atentatorët të maskuar, tejet profesionistë qëlluan në drejtim të makinës ku po udhëtonte Birçaj, duke e vrarë në vend dhe u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë.

Nuk kaluan as dy ditë, krimi goditi sërish në një tjetër qytet, në Elbasan.  I njëjti skenar, atentatorët i bënë pritë Everest Cakajt, i cili po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten. Vrasësi i ngriti pritën duke iu afruar makinës qëlluar për vdekje Cakajn dhe plagosën dhe bashkëshorten e të ndjerit.

Më 21 maj u ekzekutua po në Vlorë, Delon Troqe, i sapo kthyer nga Spanja. Një krim që tronditi qytetin bregdetar, i cili nuk po gjen qetësi këtë periudhë të nisjes së sezonit turistik, duke shtuar kështu edhe vrasjen e ndodhur një ditë më parë atë të Shkëlzen Velajt.

Brenda një muaji janë kryer 6 vrasje të bujshme tipike nga bota e krimit të organizuar, ndërsa 23 janë kryer për dy muaj.

Këto ngjarje kanë shokuar mbarë opinionin publik, por nuk kanë tronditur ende ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi i cili duket se po vazhdon të shijojë pushimet e tij, pas fitimit të mandatit të deputetit në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës. Një ndër vrasjet më të fundit është edhe ajo në Tepelenë i biznesmenit Çajup Selimit, në qytetin që ministri ka nën vëzhgim si drejtues politik i qarkut të Gjirokastrës.

Nuk kemi parë qoftë një dalje publike të ministrit Çuçi në lidhje me këto vrasje, apo qoftë dhe ndonjë njoftim zyrtar për ndonjë mbledhje urgjente të ministrit me shefat e komisariateve apo drejtorët në Drejtorinë e  Policisë së Shtetit mbi këto ngjarje tronditëse. 

Nesër nuk i dihet se kush mund të ta ketë radhën për t’u vrarë, pasi fusha e veprimit është lënë e lirë nga policia, e cila këto kohë merakun më të madh e ka të prishë ndërtimet pa leje, se sa të garantojë qetësinë dhe rendin publik. Çuçi vazhdon të shijojë pushimet, pasi atë e kemi parë me fotot duke kalëruar mbi një kalë i qetë  dhe shijuar natyrën nga lartësitë, duke shëtitur me miqtë e tij nëpër rrugët e Tiranës, apo dhe duke luajtur futboll i qetë. Një relaks që po i kushton sigurisë së publike.

Ngjarjet e rënda kriminale brenda 1 muaji

10 maj  Bledar Birçaj Vlorë

12 maj-Everest Çakaj Elbasan

21 maj Delon Troqe Vlorë

28 maj- Emiljano Ndou Shkodër

29 maj -Edison Begaj Plagosur Vlorë

1 qershor- Çajup Selimi, 52-vjeç, biznesmen

2 qershor Shkëlzen Velaj Vlorë

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore