Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Standardi i dyfishtë i PD-së/ Atë që nuk i bëri Jozefinës dhe Bodes që telendisi Bashën, po ia bëjnë Kadisë

Standardi i dyfishtë i PD-së/ Atë që nuk i bëri

Kupola e Partisë Demokratike ka nxituar të “lajë duart” dhe më pas ka nxitur të sulmojë Besard Kadinë, i cili u emërua dje zv.ministër i Financave.

Shkresa e nxjerrë që ai është përjashtuar nga PD dhe më pas vala e sulmeve online, u duk si një “persekutim politik” nga ana e kupolës së opozitës, për një individ që thjesht ka bërë atë që cilëson të drejtë për veten.

Partia Demokratike mund të kritikojë këto që ikën e vjen, apo mund të debatojë, gjë që është normale, por standardi i përdorur nga ana e krerëve të selisë blu, deri në nxjerrjen e një shkrese të një viti më parë, (që më pas u vu në dyshim) është më shumë se i dyfishtë.

Kjo sepse, vetë Kadia, ka rreth 3 vite që nuk është i angazhuar politikisht dhe publikisht në PD, edhe pse në emisione televizive, kryesisht në çështjet ekonomike ai ka vijuar të mbajë qëndrimin e tij konservatoro-liberal.

Kryesisht, Kadia ka punuar në media, sektorin privat dhe nuk është angazhuar fort në strukturat e selisë blu. E si i tillë, një lëvizje nuk se mund të përbënte “borxh” apo të lidhte lidhur tek logjika organizative, megjithëse kur ka pranuar detyrën e re edhe mund të theksonte se ai është i larguar nga PD-ja.

Nuk është e moralshme, duke pasur parasysh që PD e sulmojnë egërsisht, madje edhe kryetarin e saj Lulzim Bashën, disa ish eksponentë të PD. Të tillë janë Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Myslim Murrizi e shumë të tjerë, po punojnë që Basha të mos vij në pushtet.

Por kryetari Basha kurrë nuk ka nxjerrë një shkresë për përjashtimin e tyre me ceremoni, madje edhe kur Topalli me Boden i përmendnin kunatin dhe familjarë të tjerë.

Ka një frustrim të përgjithshëm të PD-së në lidhje nga lëvizjet frenetike që Edi Rama po lëshon këto ditë, kur dhe ka rritur bombardimin propagandistik ndaj opozitës. E kjo është thjesht dialektika e një lufte politike që kërkon nerva por në radhë të parë strategji të përgatitura prej kohësh.

Opozita, si një aset publik, më shumë sesa lëvizje të tilla çorientuese, siç ishte si me rastin e Kadisë apo përshëndetja për Biden pa u shpallur fitues, do të duhet jetësohet si alternativë më e qartë qeverisëse para qytetarëve dhe jo si një organizatë aktivistësh oponentë e kontestuar ndaj Edi Ramës.

Edhe Albin Kurti në Kosovë, pikërisht kur e pa që kontestimi si proces i rrit pikë por nuk i jap konsensus të mjaftueshëm për qeverisjet, sot ka nisur një kurs të ri politik. Një forcë serioze që përgatitet të drejtojë vendin i duhen sa më shumë njerëz që e përkrahin dhe jo militantë që shajnë në të gjitha muret dixhitale me fjalët më të rënda.

Sot, Basha humbi Besartin, por e rëndësishme është që ka "fituar" Genc Rulin...

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore