
Skandali që nxori "lakuriq" shtetin/ Paga luksi në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, 5-fish mbi standardin
Publikimi i pagave në Shqipëri nxori "lakuriq", problemet e shtetit në lidhje me sigurinë kibernetike në të cilën përfshinë vendin. Pagat nxorën një hendek të madh në lidhje mes diferencave që kishin në punë, kjo solli një "gangrenë" sociale në shoqëri.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është një nga “subjektet” që kanë të deklaruara paga në databazën që ka rrjedhur prej ditësh në publik.
Ashtu si shumë të tjerë, as ky institucion nuk mbetet pas me rrogat e majme të luksit. Si rënditen pagat në Fondin Shqiptar të Zhvillimit Në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, organizatë me 134 punonjës, fondi mujor i pagave është 40 milionë lekë.
Sipas hierarkisë, ato nisin nga 700 mijë lekë për rangun drejtues dhe deri në 70 mijë lekë për postet e ulëta. Për të bërë një krahasim, në këtë institucion paga mesatare është 5 herë më e lartë sesa paga mesatare për të punësuarit në gjithë vendin.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një prej institucioneve që merr pjesën më të madhe të tenderëve publikë. Përpos investimeve në rajone dhe rrugë rurale, ky institucion ka fituar një sërë tenderësh në procesin e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.
Rasti më i bujshëm është drejtori i administratës në FSHZH, i cili në databazën e janarit e ka rrogën 3 milionë lekë, kurse në atë të prillit i është dyfishuar, ndoshta prej punës së lodhshme i ka shkuar rrumbullak 6 milionë lekë.
Më poshtë, ne po sjellim disa kategori punonjësish në FSHZH, me rroga që shkojnë deri në 11 milionë lekë në muaj
S. Ç– (FSHZH) – 1,188,069.00 – Inxhinier/Supervizor në ndërtim
Z. M– (FSHZH) – 1,084,091.00 – Inxhinier/Supervizor në ndërtim
D. A – (FSHZH) – 369,000.00 – Drejtor i përgjithshëm
G. K– (FSHZH) – 300,900.00 – Drejtor Drejtorie në administratën shtetërore
A. S– (FSHZH) – 297,600.00 – Drejtor departamenti në administratë
I. K– (FSHZH) – 295,200.00 – Drejtor i burimeve njerëzore
E. M– (FSHZH) – 290,400.00 – Drejtor finance
D. Rr– (FSHZH) – 288,000.00 – Përgjegjës sektori
A. B– (FSHZH) – 247,800.00 – Jurist
S. K – (FSHZH) – 241,425.00 – Kontabilist
A. D– (FSHZH) – 187,500.00 – Teknik/inxhinieri civile (hidraulik)
D. P– (FSHZH) – 159,375.00 – Punonjës social
I. A– (FSHZH) – 95,455.00 – Shofer
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E përplasi mbrëmë 29-vjeçarja në Tiranë, ndërron jetë në spital 60-vjeça...
Historia e plotë >
Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë, kryeson Europën Juglindore me 75%

Temperatura në rritje/ Si të reduktojmë dëmin e shkaktuar nga dielli këtë verë

19% e punonjësve me pagë në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë
Aktualitet




