Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Si mundet që të gjithë miqtë e Berishës, sulmojnë Lulzim Bashën?!

Si mundet që të gjithë miqtë e Berishës, sulmojnë

Bëri shumë bujë sulmi i ashpër i pak ditëve më parë i Damir Fazliç ndaj Lulzim Bashës. Në një postim në Twitter, Fazlliç i është drejtuar një postimi të mëhershëm të kryedemokratit që uronte Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

 “Forrest Gump në Ballkan, Borati i botës. Kaloi pjesën më të madhe të kohës duke gënjyer në lidhje me Trump, falsifikoi foto duke përdorur para ruse të dyshimta, tani kalon i pari në anën tjetër. Kur ai hesht mendohet se është budalla, por kur e hap gojën i heq të gjitha dyshimet. #Basha.” - shkruante Fazliç në Twitter.

Serbo-boshnjaku Fazliç, është njeriu, i cili Lulzim Bashës i ka mësuar ABC-në e politikës. Kreu i PD-së, në vitin 2005, nisi takimet e tij elektorale në njëzinë 7 në Tiranë ku kandidonte për deputet, i shoqëruar nga Fazliç, atëherë dhe kreu i BG&R që ishte kompania që organizoi fushatën për PD-në.

Fazliç, më pas u lidh fort me pushtetin e PD-së, që nga përfshirja në biznesin e pasurive të paluajtshme në Gjirin e Lalzit e Porto Romano, ku bashkëpunoi me vajzën e Sali Berishës si studio avokatore, por edhe në biznesin e naftës, sigurisë kombëtare etj.

Si mundet që të gjithë miqtë e Berishës, sulmojnë

Gjuha e ashpër e Fazliç ndaj Bashës, në fakt nuk se është e izoluar, por shikohet si një fenomen i përkrahur kryesisht nga bashkëpunëtorët më të afërt që ka pasur Sali Berisha.

Vetë ish-kryeministri Berisha ka mbajtur edhe së fundmi një qëndrim të distancuar ndaj vendimeve të Bashës për të larguar Jozefina Topallin, apo figura të tjera të PD-së.

Gjithashtu vetë Topalli është antagoniste ndaj Bashës, siç janë edhe emra si Patozi, Bode etj... që kanë qenë njerëzit më të afërt të Sali Berishës. Jozefina Topalli ka krijuar një parti politike, e cila ka si pikësynim më shumë se të promovojë ish-kreun e Kuvendit politikisht, të shkatërrojë Lulzim Bashën, në mënyrë që ky i fundit të humbë thellë zgjedhjet e 2021-shit, në mënyrë që të largohet Lulzim Basha dhe Topalli të rikthehet triumfatore në PD.

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, edhe pse personalisht nuk është shumë aktiv në publik, ai financon portale që sulmojnë egërsisht Lulzim Bashën thuajse çdo ditë për politikat dhe njerëzit që ai zgjedh.

Po ashtu edhe Astrit Patozi, në 2019 mori një grup nga PD-ja dhe formoi Bindjen Demokratike, duke pasur si shënjestër dështimin e PD-së në aksionin politik. Patozi, këtë e ka thënë disa herë në intervistat e shkrimet e tij. “Nëse do luftë Basha, luftë do të ketë”, tha Patozi..

Pra ka një aksion të përqendruar të ish-kupolës së PD-së në kohën e Berishës kundër lidershipit aktual të PD-së.  Po përse Basha është shënjestra më e madhe e bashkëpunëtorëve të Berishës? Sepse nuk i ka afruar në PD? I ka lënë jashtë kupolës së vendimmarrjes? Padyshim edhe kjo, por duket se arsyeja duket se është edhe më e madhe se kaq.

Berisha ka një influencë të madhe të Basha dhe nëse ky i fundit do të kërkonte një përfshirje të njerëzve të tij në kupolë, nuk ka gjasa që kreu i PD-së t’ia bënte fjalën dysh. Por Berisha ka prioritete më të rëndësishme që i kalojnë lobimin për emra të përveçëm.Ai kërkon që rruga e opozitës të ketë një qasje ndryshe nga ajo që po zhvillon Basha, kërkon një mur kundër murit, jo thjesht me qeverinë e Edi Ramës, por edhe me ndërkombëtarët, ku duket se Lulzim Basha ka një marrëdhënie direkte kësaj radhe.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka një relacion të afërt me Bashën që nga janari ku hartuan marrëveshjen e 5 qershorit, ndërkohë që nuk e ka takuar asnjëherë Sali Berishën. E duket se pikërisht kjo është një nga arsyet e ushqyerjes së këtij sulmi. Berisha e mbron Bashën më shumë nga akuzat që i vijnë nga fanatikët se është i butë, por ai nuk e ka përkrahur asnjëherë kursin institucionalit apo konstruktiv të kreut të PD-së.

Djegia e mandateve, protestat e dhunshme e bojkotimi i zgjedhjeve të 2019-s, u konsideruan nga shumë vëzhgues të politikës se ishin nxitur nga qarqet e Berishës dhe Metës. E pas mbylljes së atij cikli, Basha hapi kapitullin e një opozite “luajale” për të hyrë në sistem. Por në këtë lëvizje, duket se Berisha nuk ndjehet i sigurtë, pasi shikon një mundësi për tu përsëritur pakti i 2017-s me Edi Ramën, natyrisht me një formë tjetër.

E kjo u pa edhe nga qëndrimi i butë i kreut të PD-së, pas miratimit nga Rama të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që irrituan Ilir Metën. i cili më pas çoi mesazhin e koduar se “Basha është peng” por që e korrigjoi më pas.

Me afrimin e 25 prillit, qarqet e Berishës dhe të Metës, sipas gjasave nuk do ta lënë rehat Bashën për të qenë indipendent në zgjedhjet e tij, edhe pse ky i fundit, ka bërë të ditur se Berishën do ta kandidojë ku të dojë ai për deputet. Por që natyrisht nuk mjafton, beteja më e fortë nuk ka nisur akoma.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore