Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Shansi i fundit: Tirana zyrtare të ndihmojë bashkimin faktorit shqiptar në Shkup

Shansi i fundit: Tirana zyrtare të ndihmojë bashkimin faktorit

Zoran Zaev, i cili ka arritur shumicën relative të Kuvendit, vetëm si pasojë e koalicionit me një parti shqiptare si Besa, pra ka marrë 46 deputetë, 2 më shumë se rivali i tij direkt, po vepron me shqiptarët identik si paraardhësi i tij, Nikolla Gruevski.

Një parti shqiptare e thërret në takim, e një tjetër e mban jashtë derës, si për t’i dhënë njërës se jam gati të bëj koalicion me tjetrën. Gruevski e bënte këtë me PDSH-në e Menduh Thaçit e Ali Ahmetit, që në atë kohë nuk kishin aq deputetë sa shqiptarët kanë tani.

Gjithsej shqiptarët kanë 32 deputetë. Edhe 4 vjet më parë, Gruevski nuk arriti do të bëjë qeveri, pasi BDI refuzoi koalicionin me ta, por këtë herë ky faktor është edhe më i madh.

Mirëpo pas dy ditësh, kur Parlamenti i ri është konstituuar, partitë shqiptare po përplasen me njëra-tjetrën dhe janë hedhur në një Pazar për dy partitë e mëdha maqedonase, duke ushqyer teoritë konspirative.

VRMO-DMNE ka hapur lajmin se është gati të pranojë një kryeministër shqiptar, dhe nëse ajo e pranon një koalicion me BDI-në, do të duhet të bashkohet edhe me “Levica” që ka 2 deputetë, parti e majtë që është kundër anëtarësimit në NATO dhe për rrëzimin e Marrëveshjes së Prespës.

BDI, nëpërmjet numrit dy të saj Artan Grubi, përmes Gazetës “Shqip”, disa ditë më parë bëri të ditur se forca më e madhe shqiptare nuk do të bëjë koalicion me “Levica”. Një sinjal i qartë për të hapur një dritare për Zaevin që ky i fundit të llogarisë faktorin shqiptar politikisht e jo si bisht.

Nga BDI bëjnë të ditur se kanë kërkuar një takim Aleancën e Zijadin Selës dhe BESA-n që të koordinohen, por deri tani kjo kërkesë nuk është pranuar. Madje ka pasur takime me Gruevskin, pa ditur se çfarë kanë folur.

Nga politikanë shqiptarë, por jo vetëm, po hidhet sërish ideja e një lehtësimi të komunikimit të partive shqiptare, si nga Tirana zyrtare, që ndodhi para 4 vitesh, apo edhe nga Prishtina, qoftë edhe nga qarqe intelektuale. Por që kjo të ndodhë, duhet të bërë shpejt, brenda kësaj jave se ndryshe skadon afati 10-ditor që presidenti i Maqedonisë së Veriut të japë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Rreziku kësaj radhe është i madh, pasi nëse votat e shqiptarëve ndahen 15 BD, 12 Aleanca, 4 Besa e 1 PDSH, atëherë ato e humbin fuqinë e 32.

Realisht, ka një arsye që ky komunikim është i vështirë. Dhe këtë situatë nuk e vëmë re vetëm në Shkup, por në radhë të parë në Tiranë, Prishtinë, Preshevë, Ulqin e Tuz, ku shqiptarët janë kaq të polarizuar e të përçarë.

Një defaktorizim që ndoshta nuk ka qenë asnjëherë kaq dramatic. Por në rastin e Maqedonisë së Veriut, kjo përçarje, mund të ishte një akt i madh kamikaze, një shans i humbur që nuk mund të kthehej kurrë…

Në Kushtetutën e Republikës, një qeveri shqiptare e ka detyrim që të përkujdeset për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve zyrtarë!

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore