Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Sektet fetare në kohën e komunizmit, 37 nenet e dekretit që u firmos nga Kuvendi Popullor në ‘51

Sektet fetare në kohën e komunizmit, 37 nenet e dekretit që u

Debati më i fundit mes njerëzve që kanë lidhje direkte apo indirekte me fenë, por edhe me disa institucione ligjzbatuese në vend lidhet me sektet fetare që veprojnë në Shqipëri. Si janë regjistruar dhe si kontrollohen ato.

Në fakt, nuk ka asnjë qartësi në këtë drejtim me përjashtim të dy neneve të Kushtetutës në të cilat thuhet në nenin 20:  Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre.

Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar as detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e gjuhësore. Ata kanë të drejtë t’i ruajnë e zhvillojnë ato, të mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e interesave dhe të identitetit të tyre.

Dhe në nenin 24 të Kushtetutës Republikës thuhet se liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t’i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve.

Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.

Kështu shkruhet në Kushtetutën e re të Shqipërisë, ndërsa në kohën e komunizmit feja, që në fakt në 1967 u përmbys dhe vendi ishte tërësisht laik funksiononte në bazë të një dekreti të Presidiumit të Kuvendit Popullor të miratuar në 14 shtatorin e vitit 1951 e në të cilin janë plot 37 nene.

Mes neneve që bien në sy është ai me numër 8 në të cilin thuhet se “me përjashtimin e sektit bektashian që formon komunitet fetar më vete, sektet e ndryshme fetare bëjnë pjesë në komunitetin fetar përkatës. Sektet fetare organizohen dhe veprojnë në bazë të traditave dhe të rregulloreve të tyre në qoftë se këto nuk vijnë në kundërshitm me ligjet e Shtetit dhe rendin publik dhe zakonet e mira. Rregulloret e sekteve fetare pasi të pranohen edhe nga organi më i lartë i komunitetit fetar në të cilin bën pjesë duhet të aprovohen edhe nga Këshilli i Ministrave. Me këtë aprovim sektet fetare fitojnë cilësinë e personit juridik në vete.

Por, ajo që ka lidhje me çështjen aktuale dhe që doli për diskutim pas ngjarjes makabër të vetëflijimit të nënë e bijë në Kombinat dhe vajzës tjetër të familjes Josifi që shpëtoi mrekullisht nga vdekja është në nenin 23 në të cilin në dekretin e asaj kohe thuhet se “Formimi i shoqatave dhe i organizatave me qëllime fetare-morale si dhe botimi i librave për mësim fetare iu shtrohen ligjeve të përgjithshme të shtetit dhe rregulloreve administrative. Aktiviteti i shoqatave dhe organizatave fetare duhet të zhvillohet në baza kombëtare duke ju shërbyer interesave të popullit dhe të Shtetit dhe funksionarët e tyre duhet të jenë besnik të popullit dhe të Shtetit.

Por, a ushtrohet ky kontroll tashmë nga Qeveria për sektet fetare? Sa janë regjistruar, si e kryejnë misionin e tyre fetar? A raportojnë në institucionet e vendit, sipas një rregulloreje? Këto janë pyetje, që u duhet dhënë përgjigje, sepse në të kundërt, nuk do jetë çudi që tragjedia si ajo e Kombinatit në Tiranë të ndodhin përsëri.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore