Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Rizgjedhja e Bashës në krye te PD, garanton një stabilitet politik

Rizgjedhja e Bashës në krye te PD, garanton një stabilitet

Më 13 qershor anëtarët e Partisë Demokratike do të gjenden përpara alternativës: Të zgjedhin sërish Lulzim Bashën apo ndonjë prej tre rivalëve të tij Edit Harxhin, Agron Shehajn apo Fatbadh Kadillin si lider të partisë më të madhe të opozitës?

Prej ditësh demokratët janë njohur me projektet e kandidatëve për kryetar partie dhe tashmë e kanë krijuar bindjen se tyre se cili është njeriu që mund të drejtojë PD-në.

Në këtë betejë elektorale partiake, Lulzim Basha gjendet më i avantazhuar përballë 3 sfidantëve dhe kjo për disa arsye. Së pari, Basha mban mbi supe kostumin e një politikani të afirmuar karriere, të një lideri të kompletuar.

Sfidantët e Bashës, si Shehaj, Kadilli dhe Harxhi nuk kanë pasur ndonjë shkëlqim në karrierën e tyre si politike apo në postet drejtuese që kanë pasur ndër vite. Profili i tyre është i ulët dhe pa asnjë eksperiencë domethënëse në politikë.

Gjithashtu 3 rivalët e Bashës po përqendrohen më tepër në paraqitjen e platformave në çështjet e  funksionimit organizative të PD-së më tepër se sa në atë çfarë hapash konkret duhet të ndërmarrë partia më e madhe e opozitës për të ardhur në pushtet.

Përballë tyre, Basha ka dalë me tezën e bashkimit dhe jo të përçarjes së demokratëve, si e vetmja mënyrë për të realizuar ardhjen në pushtet të PD-së, duke treguar kështu se ka eksperiencën e duhur si lider për të garantuar qëndrueshmëri politike në Shqipëri. 

Me rizgjedhjen së Bashës në krye të Partisë Demokratike, do të krijohet edhe një stabilitet politik, pasi edhe vetë demokratët janë të bindur se lideri i duhur që i sjell ata në pushtet është kryetari aktual dhe jo duke eksperimentuar me emra që do t’i duhet kohë për të formësuar staturën e një politikani të një niveli të lartë për t'i besuar fatet e drejtimit të partisë, por edhe të vendit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore