Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Raporti/ 63 kandidatë e zyrtarë me “njollë të zeze”, njihen si ish-sigurimsa apo bashkëpunëtorë, ku fshihen

Raporti/ 63 kandidatë e zyrtarë me “njollë të

Në një raporti të Autoritetit të Dosjeve, të siguruar nga Gazeta “Shqip”, rezulton se nga vitit 2017, se kanë rezultuar 63 persona të njohur si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit, ose punonjës të ish- Sigurimit famëkeq të kohës së regjimit komunist.

Në raportin vjetor të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në këtë shifër përfshihen edhe ato zyrtarë apo kandidatë që kanë qenë anëtarë trupit gjykues që lidhen me procese politike.

Autoriteti ka detyrimin ligjor të verifikimit të pastërtisë së figurave të zyrtarëve të lartë, të cilët, sipas ligjit, i janë nënshtruar procesit deri në mars 2020, proces ku përfshihen shumë institucione.

“Vlerësimi i pastërtisë së figurës ka vijuar pas ndryshimeve ligjore të 29 korrikut 2020. 1.840 kandidatë janë verifikuar nga Autoriteti që nga viti 2017, nga të cilët 1.777 e kaluan filtrin si të pastër, ndërsa 63 kandidatë rezultuan në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtorë (b.p), ose punonjës të strukturave të ish-Sigurimit, ose anëtarë trupi gjykues në procese politike që lidhen me fushën e veprimit të ligjit nr. 45/2015”, thuhet në këtë raport.

Por sa i përket vitit 2020, për periudhën janar – dhjetor nga Autoriteti janë marrë 148 vendime dhe janë verifikuar 214 kandidatë, nga të cilët 203 kanë kaluar filtrin sepse janë të pastër, ndërsa për 11 kandidatë rezultojnë dokumente, pra figurojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtorë,. ose punonjës të strukturave të ish-Sigurimit, ose anëtarë trupi gjykues në procese politike si subjekt i ligjit.

Gjatë periudhës së raportimit, nga janari deri në dhjetor 2020, nga arkivi janë trajtuar 554 kërkesa të reja ndër të cilat, 80 kërkesa institucionale në kuadër të vlerësimit, sipas legjislacionit përkatës, të cilësive etike, morale dhe profesionale të 106 kandidatëve për t’u emëruar ose ngritur në detyra, dhe 47 kërkesa për verifikime për propozimeve për dhënie dekoratash, tituj nderi, 270 kërkesa individuale të paraqitura nga të prekurit ose në cilësinë e të afërmit të të prekurit, 117 kërkesa për pajisje me vërtetim të periudhës së internimit/dënimit, 18 kërkesa për zbardhjen e bashkëpunëtorëve dhe 75 kërkesa studimore.

Po ku fshihen këta perosna me të kaluar të errët, në cilat institucione? Autoriteti ka kryer brenda afateve të kërkuara nga institucionet, procedurat për vlerësim të cilësive etike morale dhe profesionale të kandidatëve për t´u zgjedhur në organet e reja të Vettingut dhe atyre për t’u zgjedhur në/nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, institucioni i Presidentit të Republikës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Gjykatës së Lartë, SPAK, BKH, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, Shkolla e Magjistraturës, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, Garda e Republikës dhe institucionet e tjera të paraqitura.

Raporti/ 63 kandidatë e zyrtarë me “njollë të

Gjatë vitit 2020, në gjuhën e shifrave rezulton se:

- Janë paraqitur për legjitimim 280

kërkesa individuale,

- Janë mbyllur në total 509 kërkesa

individuale, nga të cilat:

27 kërkesa të 2018,

292 kërkesa të 2019,

190 kërkesa të 2020.

Janë paraqitur 106 kërkesa institucionale, për verifikimin e 217 kandidatëve, janë mbyllur procedurat e verifikimit për 214 kandidatë, 11 kandidatë (individë) kanë rezultuar me probleme

- Është paraqitur 1 kërkesë individuale për qëllime rehabilitimi dhe dëmshpërblimi;

- Janë paraqitur 117 kërkesa individuale dhe institucionale ISSH-së për efekt pensionesh, për 122 shtetas;

- Janë përgatitur 633 vendime (485 individuale + 148 institucionale)

Në total, në përmbledhje të shifrave për periudhën 12 mujore, 1 janar – 31 Dhjetor 2020 janë paraqitur për:

legjitimim, 280 kërkesa të reja;

mbyllje procedure, 509 kërkesa, për të cilat: janë përgatitur 485 vendime.

me dokumentacion arkivor janë 327 kërkesa (ku 15 janë zbardhje b.p),

- pa dokumentacion arkivor janë 170 kërkesa.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore