Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

 Qeveria Rama, emrat që ikin

 Qeveria Rama, emrat që ikin

 

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit thyen traditën e qeverisjes në Shqipëri, pasi për herë të parë që pas rënies së komunizmit, një parti arriti të marrë mandatin e tretë radhazi. Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama, fitoi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin katër vitet e ardhshme, me një rezultat të qartë me 74 mandate.

Tashmë që rezultati është vulosur dhe njohur edhe nga ndërkombëtarët, me kërshëri po pritet formacioni i ri qeveritar. Zërat flasin për një riformatim të kabinetit, ku performanca e deritanishme e ministrave, si dhe rezultati personal në zgjedhjet e 25 prillit, do të luajë një rol kyç për fatin e tyre.

Kryeministri ka folur për një frymë të re politike, ndaj kabineti pritet të pasurohet edhe me emra të rinj. Lëvizje pritet të ketë në të paktën në katër ministri, dy prej të cilave janë më të rëndësishmet në vend. Drejtuesi i ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçi pritet të largohet, edhe pse u emërua rishtazi në këtë post.

Anila Denaj, e cila u zgjodh deputetë në Vlorë, pritet të largohet nga drejtimi i ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Të njëjtin fat pritet të kenë edhe Eduard Shalsi dhe Elva Margariti. Kjo e fundit përveç postit ministror, humb edhe mandatin e deputetit, pasi ministrja e Kulturës nuk u kandidua nga Rama. Postin e ministrin pritet ta humbasë edhe Pandeli Majko, i cili nuk arriti të zgjidhet deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Si emrat të sigurtë të kabinetit të ri, pritet të rikonfirmohen ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu si dhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, e cila është edhe gruaja më e votuar në Shqipëri zgjedhjet e fundit.

Asamblea e PS dhe vota preferenciale

Aplikimi i votës preferenciale për herë të parë në këto zgjedhje, do të shërbejë edhe si një “prove” për kryeministrin Edi Rama, për të pasur edhe një ide se kush janë socialistët më të pëlqyer në publik.

Në të zgjedhurit e Ramës në qeveri, më i votuari rezulton të jetë Erjon Braçe që mban edhe postin e zv.kryeministrit.  Braçe ka më pak se 200 vota se sa kryeministri Edi Rama, i cili është më votuari në qeveri. Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu janë ministret më të votuara gra dhe duket se e kanë të sigurtë një vend në kabinet, por nuk qendron pas as Elisa Spiropali.

Në datën 2 qershor, në orën 18:00 do të mbahet Asambleja e PS në Amfiteatrin e Liqenit, e cila ka në rendin e ditës thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm që përkon edhe me 30-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Do jenë këto zhvillime të rëndësishme në kampin socialist, që pritet të zbardhin edhe emrat e parë të kabinetit të ri qeveritar. Edi Rama njihet si njeriu i surprizave në përzgjedhjen e ministrave, por vota preferenciale mund të ketë një impakt në përzgjedhjet e tij.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore