Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Qeveria e re/ Zaev nis misionin për të bindur partitë shqiptare, Ali Ahmeti i lëshon mesazhin e koduar

Qeveria e re/ Zaev nis misionin për të bindur partitë shqiptare,

Me konstituimin e Parlamentit, në Maqedoninë e Veriut sfida kryesore mbetet gjetja e numrave për të krijuar mazhorancën qeverisëse. Sifda për krijimin e qeverisë i takon Zoran Zaevit, liderit të LSDM-së, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet, por që nuk u ka numrat e duhur për të formuar qeverinë.

Tashmë është fakt prej të paktën katër vitesh se partitë shqiptare janë faktor kyç në Maqedoninë e Veriut dhe se edhe kësaj here qeveria e re nuk mund të krijohet nga pa deputetët shqiptarë.

Zaev, pas takimit me Menduh Thaçin, sipas asaj që raportojnë mediat vendase, është duket zhvilluar negociata me kreun e partisë Lëvizja Besa, të Billal Kasamit, subjekt politik që ka qenë në koalicionin në zgjedhje.

Takimi siç bëjnë të ditur burimet po mbahet në selinë e LSDM-së në Shkup. Takimi Zaev-Kasami vjen pak ditë pasi kreu i Besës takoi në Kuvend liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Një ditë më parë, Zaev deklaroi se se numrat që kanë dalë nga zgjedhjet, i mundësojnë koalicionit “Mundemi” që të formojë qeveri, edhe me Bashkimin Demokratik për Integrim, edhe me koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativës, që dyja parti shqiptare që kanë gjithsej 27 deputetë.

Se me cilën parti do të krijojë koalicion, Zaev tha se varet se cila do të largohet nga retorika nacionaliste. “Kemi mundësi që të formojmë qeveri edhe me BDI-në edhe me Aleancën për Shqiptarët. Na duhet Qeveri stabile si garanci për ardhmërinë e saj. Kryeministrin e ka ai i cili i ka numrat. Nuk mundet të ketë kryeministër me 15 deputetë”, tha Zaev, duken ironizuar qëndrimet e Ali Ahmetit.

Por lideri i BDI-së, Ali Ahmeti iu është kundërpërgjigjur duke thënë se as me 46 deputetë nuk mund të bëhesh kryeministër.

“As me 46 deputet, prapë nuk bëhet kryeministri. Në këtë situatë të gjitha palëve u duhet qetësi, urtësi dhe të mendojnë për interesa të larta të shtetit. Unë një mund të them se BDI është faktor stabiliteti në vend. Ne me kujdes i analizojmë situatat, nuk do ngutemi. Çdo veprim që do e bëjmë, do e bëjmë në dobi dhe interes të shtetit, të paqes, stabilitetit dhe të çuarjes përpara të proceseve madhore, siç është Marrëveshja e Ohrit Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë, Ligji për implementimin e gjuhës të zbatohet në germë dhe frymë, si dhe vetingu, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Por në asnjë mënyrë ti shmangemi Vetingut. Të gjithë do të jenë në partneritet me ne në dakordimin e këtyre pikave. Duke përfshirë këtu edhe kryeministrin”, deklaroi ekskluzivisht për “KOHA”, lideri i BDI-së.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore