Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Precedentët/ Shkarkimet e presidentëve në botë, a do të ketë Ilir Meta fatin e tyre?!

Precedentët/ Shkarkimet e presidentëve në botë, a do të

Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Meta për shkeljen e Kushtetutës u mblodh sot duke u munduar të japë edhe ndonjë vlerësim për rrugët ku do të bazohen në paraqitjen e argumenteve për legjitimuar iniciativën e tyre .

Kjo nismë e cila iniciohet për herë të dytë, pas stopimit të së parës që i bëri Partia Socialiste fokusohet te deklaratat e presidentit Meta para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ku u bë palë me opozitën dhe  bëri thirrje që evokonin revolucione apo dhe ndonjë trazirë.

Kryeministri Edi Rama në deklaratat e lëshuara gjatë zgjedhjeve tha se "do ta dërgojmë Metën në shtëpi, pasi ai nuk mund të jetë më presidenti i shqiptarëve".

Pas 25 prillit, Partia Socialiste fitoi zgjedhjet, dhe 49 deputetët e kësaj force mblodhën  firma të deputetëve për të ngritur komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.

Në ligjin themeltar të shtetit shqiptar thuhet se, presidenti mund të shkarkohet për një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se ¼-ta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se 2/3-ta e të gjithë anëtarëve të tij.

Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese e cila kur vërteton fajësinë e Presidentit deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Në rast kur Presidenti nuk mund të ushtrojë funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.

Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën e tij për më shumë se 60 ditë , Kuvendi me 2/3-ta e të gjithë anëtarëve vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë së ushtrimit të funksionit të tij, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë. Në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor të parlamentit u diskutua për gjendjen shëndetësore të presidentit Meta.

Deputeti socialist Spartak Braho në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor kërkoi që për presidentin Ilir Meta të ketë një vlerësim për gjendjen e tij psikologjike, për shkak të deklaratave të tij. Kjo mund të duket dhe si një incidie për nismën e dytë të shkarkimit, duke e përfshirë edhe gjendjen shëndetësore dhe psikologjike të kreut të shtetit.

“Mos dëgjoni don Agaçion! Nëse derdhet një pikë gjak mjerë ju, nesër duhet të jetë festa e demokracisë. Kriminelët janë të rrezikshëm, por më të rrezikshëm kriminelët e veshur me uniformë.' Presidenti është shfaqur në deklarata në gjendje psikologjike aspak normale. Dua t'i drejtohem deputetit Stojkut, si e vlerësoni gjendjen psikike të presidentit mos jemi në kushtet të papranueshme të tij!”, tha Braho.

Edhe në vende të tjera të botës ka pasur raste të shkarkimit të presidentit, duke krijuar precedentë. Gazeta Shqip ju sjell rastet ku presidentët janë shkarkuar nga parlamenti për shkak të shkeljeve të Kushtetutës apo dhe të ligjeve, duke i futur në ato procese që quhen si "impeachment".

1-Presidentja Braziliane, Dilma Rousseff, zgjedhur në vitin 2010, u shkarkua më 31 gusht 2016 nga më shumë se dy të tretat e senatorëve që e shpallën fajtore për korrupsionin me fondet publike dhe skandalet me pagesat për senatorët, në përfundim të një procedure shumë të kundërshtuar. Akuza ndaj saj ishte manipulimi i shifrave të buxhetit të shtetit.

2-Presidenti i Venezuelës Carlos Andres Perez, akuzuar për përvetësim dhe pasurim të paligjshëm, është larguar nga funksionet e tij në maj 1993, por shkarkimi i tij u konfirmua nga Kongresi më 31 gushtin pasardhës.

3-Presidenti i Ekuadorit,  Abdala Bucaram, akuzuar për shpërdorim të fondeve publike, u shkarkua më 6 shkurt për paaftësi fizike dhe mendore, gjashtë muaj pas betimit.

4-Presidenti i Perusë Alberto Fujimori u shkarkua më 21 nëntor 2000 për paaftësi morale të përhershme. Ai u largua nga Peruja. U ekstradua nga Kili dhe u dënua me 25 vjet burg për masakra civile dhe korrupsion.

5-Presidenti i Indonezisë Abdurrahman ëahid, akuzuar për mungesë kompetencash dhe korrupsion u shkarkua më 23 korrik 2001 nga Parlamenti.

6-Presidenti i Lituanisë,  Rolandas Paksas u shkarkua më 6 prill 2004 për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe mungesë të betimit kushtetues. Ai u akuzua se i kishte dhënë kombësinë një biznesmeni me origjinë ruse, mbështetësit kryesor financiar.

7-Presidenti i Paraguait, Fernando Lugo u shkarkua më 22 qershor 2012 për mospërmbushje të funksioneve pas një operacioni policor kundër fermerëve pa tokë të keqtrajtuar (17 të vdekur).

Socialistët mendojnë se rasti i presidenti Meta është i njëjtë më atë të presidenti të Lituanisë, i cili kishte bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe kishte dhënë shtetësi një biznesmeni.  Nuk dihet nëse socialistë do ta mbajnë premtimin e dhënë, përpara popullit gjatë zgjedhjeve. E fundit ajo që do të vendosë është gjykata kushtetues e cila një të rënë “çekiçit” do të vendosë fatin e presidentit Meta.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore