Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Paqja mbaroi! Saga e vrasjeve që tronditën Elbasanin, atentatet që u finalizuan duke goditur vetëm objektivin e jo familjarët

Paqja mbaroi! Saga e vrasjeve që tronditën Elbasanin, atentatet

Paqja mbaroi në qytetin e Elbasanit, vrasja e djeshme hapi një cikël të ri hakmarrjesh mes grupeve kriminale.  Qyteti i Elbasanit u trondit mbrëmjen e djeshme,  ku u ekzekutua në sytë e gruas së tij, Everest Cakaj.

Burime tregojnë se 41-vjeçari po shkonte të merrte gruan te familjarët e saj. Ka qenë ky momenti ku ata janë goditur nga një makinë dhe kanë ndaluar, pak sekonda autori i është afruar dhe ka goditur viktimën me një plumb në gjoks dhe një në qafë sipas dëshmisë së bashkëshortes së  viktimës.

Duket një ekzekutim tipik mafioz ku autori apo autorët godasin shenjestrën dhe jo njerëzit që ndodhen afër objektivit. Qyteti i Elbasanit në historikun e vrasjeve ka pasur edhe raste të tjera ku vrasësi ka goditur shenjëstrën e sulmit dhe jo njerëzit që ndodheshin pranë.

Gazeta “Shqip” po rendit disa nga ngjarjet e bujshme në Elbasan, ku ky qytet ka regjistruar ndër vite, e një pjesë e mirë për larje hesapesh, përplasje bandash dhe hakmarrje.

17 shtator 2020- Vritet  Bujar Çela, i cili ishte duke pire kafen e mëngjesit në një lokal afër shtëpisë së ti. Çela punonte si taksist, por sipas grupit hetimor vrasja e tij vjen për shkak të vëllait të tij Talo Çela i cili kërkohet ende nga policia për grabitjen e Rinasit.

Paqja mbaroi! Saga e vrasjeve që tronditën Elbasanin, atentatet

22 Mars 2019- vritet avokati Ravik Gurra, i njohur si mbrojtësi i familjes Çapja dhe avokat i Emiljano Shullazit. Gurra u godit nga autori në prani të disa miqve në tavolinë, me pistoletë në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Paqja mbaroi! Saga e vrasjeve që tronditën Elbasanin, atentatet

28 Dhjetor 2018 - Vrasja e trefishtë që tronditi Elbasanin, në prag të festës së Vitit të Ri ku mbetën të vdekur tre persona Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Terdal Durunay.  Vrasja u cilësua edhe si “Masakra e Bradasheshit “ vendi ku ndodhi krimi makabër.  Pak metra më tutje  në një tjetër makinë ndodhej bashkëshortja e Endrit Alibej me fëmijët, por autorët nuk u goditën pasi mbaruan punë me objektivin e tyre.

Paqja mbaroi! Saga e vrasjeve që tronditën Elbasanin, atentatet

15 gusht 2012- Vrasja e Gentian Beqirit në sy të babait dhe më pas edhe eliminimi i të atit nga shokët e Gentianit, i cili ishte i paralizuar. Kujtojmë se Beqiri ishte armiku i Çapjave pasi ata e akuzonin si vrasësi i vëllait të tyri Sokol Çapja.

Paqja mbaroi! Saga e vrasjeve që tronditën Elbasanin, atentatet

Të gjitha këto ngjarje kriminale të cilat kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit, janë të mirë organizuara dhe nga persona të stërvitur. Pasi në këto atentate nuk ka mbetur asnjë viktimë tjetër që nuk ka qenë objektiv i vrasësve. Vrasjet po ndodhin pikërisht pas zgjedhjeve dhe në kohën kur pritet të vijnë dhe emigrantë në vendet e tyre.

Tregu i kokainës dhe përplasja e bandave duket se i ka rizgjuar  konfliktet e hershme  duke e bërë Elbasanin sa herë subjekt së kronikës së zezë.

Sipas raportit të revistës  Monitor, Elbasani cilësohet si një qendër e rëndësishme e Kokainës dhe si vend tranziti i saj. Në vitin 2019, policia në Ballkan kapi 255.4 kilogram kokainë ku pjesa më e madhe ishte në vendin tonë. Kokaina vjen nga porti i Durrësit më pas transportohet në Veri drejt Podgoricës përgjatë të njëjtave rrugë trafiku të përshkuara, drejt Bosnjës dhe Kroacisë ose të transportohet në lindje në Maqedoninë e Veriut dhe pastaj përgjatë rrugëve të përdorura për kontrabandën e llojeve të tjera të drogave.

Në vitin 2015, një laborator i kokainës u zbulua në fshatin Xibrakë në qytetin e Elbasanit e destinuar për tregun gjerman. Meqenëse shumica e kokainës po hyn në rajon përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi, pastërtia më e lartë dhe për këtë arsye kokaina më e shtrenjtë gjendet në Tiranë dhe Podgoricë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore