Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Non-Paper për rishikimin e kufijve të Ballkanit alarmon Turqinë

Non-Paper për rishikimin e kufijve të Ballkanit alarmon Turqinë

Një dokument jo zyrtar, Non-Paper ka trazuar Ballkanin e brishtë, pasi ai parashikonte ndryshimin e kufijve, copëtimin e Bosnje-Hercegovinës, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, në të atë që cilësohet si Shqipëri e Madhe. Gjithashtu parashikohej me këto ndryshime dhe krijimi i Serbisë së Madhe.

Faktikisht ka dy dokument “non-paper”, i parë i zbuluar nga mediat sllovene, aludojnë se ai është dërguar zyra të BE-së në Bruksel dhe mund të jetë iniciuar nga zyrat e qeverisë së Sllovenisë.

Por misteret e shumta janë shtuar për autorin dhe propozimin e këtij projekti,  pasi,Sllovenia e ka hedhur poshtë duke deklaruar se ky dokument është lëshuar nga zyra e saj qeverisë.

Sakaq presidenti Barut Pahor i cili së fundmi vizitoi dhe Shqipërinë e hodhi poshtë një tezë të tillë dhe madje u shpreh se ndryshimi i kufijve do të thotë një përgjakje e Ballkanit.

Ky dokument ka shqetësuar dhe Turqinë, e cila ka interesat e saj në Ballkan, sidomos në Bosnje-Hercegovinë. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu ka udhëtuar drejt Saravejës me misonin për t'u shprehur kundër kësaj dokumenti dhe për t'u shprehur kundër shpërbërjes së shtetit më të brishtë në Ballkanit.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavu?o?lu tha të Mërkurën se ai u sigurua, pas vizitës së tij në Lubjanë, se Sllovenia nuk ka qenë autori i letrës fantazmë që sugjeronte një ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor përgjatë vijave etnike.

“Sllovenia nuk mbështet në asnjë mënyrë pozicionet e paraqitura në atë jo-paper”, tha Çavushoglu në Sarajevë pas takimit me homologun e tij boshnjak Bisera Turkoviç.

Turkoviç tha se asaj i ishin dhënë garanci nga ministri turk se vendi i tij mbështeste fuqimisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje- Hercegovinën (BiH).

Euractiv shkruan se ministri i jashtëm turk u shpreh se Ankaraja kundërshton me forcë çdo diskutim rreth rivendosjes së mundshme të kufijve në Ballkan dhe dëshiron të shohë ruajtur stabilitetin dhe bashkëpunim më të fortë midis vendeve në rajon.

Ai gjithashtu konfirmoi se Turqia po propozon që mekanizmi konsultativ trepalësh, nisur në 2010, i cili përfshin BiH dhe Kroacinë së bashku me Turqinë, të ngrihet tani nga një ministër në nivelin e krerëve të shteteve.

Në intervista të ndara me disa nga të përditshmet e BiH, Çavushoglu tha se edhe një debat mbi sovranitetin ose integritetin territorial të BiH ose ndonjë vendi në rajon kërcënon stabilitetin jo vetëm të atij vendi por edhe të fqinjëve të tij, rajonit dhe kontinentit.

“Nëse marrim BiH si shembull, ne po flasim për një situatë që mund të rrezikojë stabilitetin e Ballkanit dhe madje edhe të Evropës. Turqia, si një vend ballkanik, i jep mbështetje të plotë unitetit politik dhe integritetit territorial të BiH, "tha ministri i jashtëm./ Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore