Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Nga ekzekutimet mafioze, krimet në familje dhe masakrimi i Mateo Vasiut, 51 vrasjet që tronditën Shqipërinë në 2021

Nga ekzekutimet mafioze, krimet në familje dhe masakrimi i Mateo Vasiut, 51

Teksa pak ditë na ndajnë nga viti i ri 2022 Gazeta Shqip ka bërë bilancin e vrasjeve në të gjithë vendin gjatë gjithë 2021.

Nga vrasjet mafioze tek krimet brenda familjes dhe masakrimi i vogëlushit Mateo Vasiu, sipas hulumtimeve dhe burimeve zyrtare në Republikën e Shqipërisë janë regjistruar gjithsej 51 vrasje nga 1 Janari i vitit 2021 deri më 27 dhjetor 2021.

Më poshtë keni të reditura të gjitha vrasjet të cilët kanë tronditur opinionin publik.

1 JANAR vritet Vladimir Zvezhda. 42-vjeçari që u vra në orët e para të vitit 2021 nga kunati i tij Klajdi Shundi pasi kishin darkuar dhe ishin dehur në banesën e këtij të fundit në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

24 JANAR vritet Edmir Begu. I riu i ekzekutuar me breshëri automatiku në qytetin e Durrësit dhe shkak dyshohet të jetë bërë prishjen e pazareve të drogës

29 JANAR vritet Përparim Sinrrapaj. 57-vjeçari sëbashku me shokët e tij ishin në gjendje të dehur dhe janë konfliktuar për motive të dobëta. Sinanrrapaj përfundoi në spital me fraktura ku ndërroi jetë më 7 shkurt.

1 SHKURT vritet Shkëlzen Kastrati. Kastrati u ekzekutua pak minuta më parë pranë zonës së tregut në Sheq të Fierit, teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij “Mercedes Benz”, ndërsa trupi qendroi për minuta të tëra brenda në makinë.

6 SHKURT vritet Gentian Qarri. Pista kryesore e vrasjes së 40-vjeçarit të vrarë në Vlorë është e shkuara e tij kriminale. Ai ka bërë 11 vite burg në Itali për trafikim narkotikësh, ndërkohë që në Vlorë punonte si teknik kondicionerësh.

8 SHKURT vritet Violeta Gurraj. Violeta Gurraj u gjet e vrarë brenda banesës së saj, me shenja dhune në fytyrë dhe e prerë në fyt me një thikë. NNjë nga të dyshuarit e vrasjes është fjali I viktimës megjithatë policia vijon hetimet.

17 SHKURT vritet Mark Gjeta. Nga hetimet ka rezultuar se dy bashkëfshataret kishin pasur konflikte prej dy vitesh me njëri-tjetrin dhe ditën e ngjarjes janë përplasur sërish. Pas debateve, 60-vjeçari Mhill Gega ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë automjetin tip "Benz" dhe përplasur për vdekje Mark Gjetën, i cili lëvizte në rrugën e fshatit.

25 SHKURT vritet Behar Sofia.  66-vjeçari Sofia u vra me dy plumba mëngjesin e 25 shkurtit është një emër i njohur në botën e krimit dhe dyshohet se vrasja është bërë për këtë qëllim.

3 MARS vritet Tauland Gjikaj. Pista kryesore është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Gjikaj ishte një person me precedent të mëparshëm penali, i arrestuar për armëmbajtje pa leje gjatë një konflikti me armë mes bandave në qytetin e Vlorës në vitin 2017.

5 MARS vritet Dhori Rapi. Viktima ishte babai i tre djemve dh është ekzekutuar nga djali I tij. Si autori dhe vi8ktima ishin njerëz me problem mendore.

17 MARS vritet Irvana Hyka. Viktima është vrarë me 31 thika nga bashkëshoprit i saj teksa ishte 6-javëshe shtatzënë. Pas kërkimeve nga policia autori është gjendur i pajetë, teksa kishrte vrarë veten.

20 MARS vritet Edmond Koçi.  I njohur si ‘Mond Çekiçi’ nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Ai njihet si person me precedentë penalë, pasi rezulton i dënuar disa herë dhe nga policia e Durrësit. “Mond Çekiçi”, konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, konkretisht pjesë e bandës së Lul Berishës.

4 PRILL vritet Bardhok Pllanaj. I njohur ndryshe si "Kumbari" i Shkodrës, Pllaja mbahej në vëzhgim prej disa kohësh si i përfshirë në trafik droge për llogari të operacionit “Lugina Vilunit”, ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë e lloji kanabis në momentin kur po tentohej të trafikohej drejt Italisë me gomone. Vrasja e tij ishte një vrasje mafioze.

10 PRILL vritet Fëllënza Shirja. Shkak për vrasjen është bërë xhelozia nga ana e bashkëshortit. Çifti ishte në prag ndarjeje prej më se 2 muaj dhe ditën e hënë do të mbahej seanca përfundimtare për divorcin e tyre. 48-vjeçari kishte marrë gruan nga banesa e prindërve, ku rrugës së kthimit e ka mbyllur në makinë dhe më pas i ka vënë flakën

11 PRILL vritet Naile Markja. Viktima është ekzekutuar me thikë nga nusja e saj 44-vjeçare Miranda Markja.

12 PRILL vritet Ilirjan Ruca. Ngjarja ndodhi në lagjen “Pazari i Vjetër” në Gjirokastër, ku 60-vjeçari u përfshi në një konflikt të çastit me Afrim Nazifin, 57 vjeç. Fillimisht ata u konfliktuan verbalisht me njëri-tjetrin, ndërsa më pas 57-vjeçari ka marrë thikën dhe ka goditur me thikë në pjesën e barkun 60-vjeçarin.

13 PRILL vritet Xhetan Konesha. Viktima, Xhetan Konesha ka ndërruar jetë në spital, ndërsa është arrestuar një prej autorëve, Muhamet Mera 30 vjeç dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Altin Mera, 42 vjeç.

Dy vëllezërit dhe viktima u përfshinë në një konflikt të çastit dhe situata agravoi, duke bërë që ata të qëllonin me automatik 50-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Sipas banorëve të zonës konflikti është i vjetër dhe e ka zanafillën për një tubë uji. 

21 PRILL vritet Pjerin Xhuvani. Pas një shkëmbimi zjarri, në lagjen “5 maji” në Elbasan mbeti i vrarë shtetasi, Pjerin Xhuvani. Ai ka qenë kryetar i LSI-së në këtë qytet. Më pas, ai është arrestuar për korrupsion kur ishte drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

29 PRILL vritet Benard Tonuzi. 23-vjeçari është qëlluar me thikë disa herë nga vëllai i tij i madh, Florian Tonuzi 26-vjeç.  Pas një debati Floriani ka qëlluar me thikë vëllain. 23-vjeçari është dërguar në spital, por nuk ia ka dalë t’i mbijetoj plagëve.

6 MAJ vritet Liljana Buzo. 54-vjeçarja që u vra në afërsi të gjykatës së Elbasanit nga burri i saj ish-polic, 58-vjeçari Koço Buzo, ka qenë së bashku me djalin e saj kur është qëlluar për vdekje. 54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë, i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine.

10 MAJ vritet Bledar Birçaj. Viktima u ekzekutua në automjetin e tij tip BMË teksa ishte duke udhëtuar në qytetin e Vlorës. Birçaj është një emër I njohur për drejtësinë dhe policinë teksa njihej si biznesmen gjithashtu.

10 MAJ vritet Mehmet Qema. Rreth orës 23:40, pasi shtatë të rinjtë kishin kthyer disa gota me alkool, situata në lokalin që shumë shpejt do të kthehej në skenë krimi, nuk po dukej më aq miqësore. Këtu nisi konflikti mes Demës dhe Qemës. Në gjaknxehtësi e sipër Marjus Dema ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në një distancë mjaft të afërt mikun e tij duke e lënë të vdekur në vend. 

12 MAJ vritet Everest Caka. 41-vjeçar është ekzekutuar me armë me silenciator mbrëmjen e sotme në makinë në sy të gruas së tij në lagjen "Skëndërbej" në Elbasan. Shkak i vrasjes dyshohet se është e shkuara tij, kjo pasi Çaka ka lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë

17 MAJ vritet Endri Mustafa. Mustafa është qëlluar me të paktën 7 plumba. 1 plumb e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks. Dyshohet se vrasje ka te bëjë me të shkuarën kriminale të viktimës.

21 MAJ vritet Delon Troqe. 38-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e sotme jashtë servisit të tij në Skelë, ku qëndronte prej ditësh që pas kthimit nga Spanja. Viktima ishte një person i skeduar nga Policia e Shtetit, ndërsa viktima ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. 

29 MAJ atentat Edison Begaj. Atentati ndaj Edison Begajt u bë për shkak të një shpulle. Kjo dyshohet të ketë qënë arsyeja e plagosjes me armë zjarri të 41-vjeçarit i cili mori 4 plumba nga Mitri Prifti. Begaj i shpëtoi atentatit duke ngelur kështu vetëm i plagosur.

29 MAJ vritet Emiljano Ndou. 25 vjeçari është ekzekutuar me armë zjarri pak pasi kaloi mesnata, në fshatin Bardhaj në Shkodër. I riu sapo ishte kthyer nga shtëpia e të motrës dhe autori, Mark Kodra, 47 vjeç, bashkëfshatar i tij, i zuri pritë dhe e ka qëlluar me kallashnikov. Fillimisht Ndou dhe Kodra janë përfshirë në një debat verbal, dhe në këtë moment, 47-vjeçari ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje të riun. 

1 QERSHOR vritet Çajup Selimi. Vritet në derë të shtëpisë biznesmeni në Tepelenë. Ai u qëllua dy herë, ku një plumb e kapi në zemër, duke rezultuar fatal për 52-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Nuk dihen ende arsyet e vrasjes së biznesmenit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

2 QERSHOR vritet Shkëlzen Velaj. 'O ma hape derën' ishin fjalët e fundit të Shkëlzen Velajt, 43 vjeç, para se të ekzekutohej me 15 plumba në trup nga 2 persona, ende të paidentifikuara. Ekzekutimi ndodhi 5 minuta para mesnatës së të mërkurës në qytetin e Vlorës. Velaj nuk ishte me precedentë penal, ndërsa në familjen e tij nuk është viktima e parë pasi në 2015-n i vranë të vëllanë Ardi Velaj  në "Masakrën e Çoles". Pista e hetimit të vrasjes së 43-vjeçarit është fokusuar pikërisht te hakmarrja për vrasjet seri që kanë nisur nga kjo masakër.

2 QERSHOR vritet Rako Qorri. Sokol Shani, qëlloi me automatik në lokalin e tyre Rako Qorrin, 62 vjeç dhe të birin, Kejdi Qorrin, 31 vjeç. Autori dhe viktimat të jenë zënë si fillim në lokal dhe më pas ky i fundit ka qëlluar ndaj tyre me breshëri automatiku. I riu pas ngjarjes u transportua në spitalin e Lushnjës, dhe më pas në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

4 QERSHOR vritet Kudret Saliaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë pas sherreve të vazhdueshme për divorcin dhe kujdestarinë e fëmijëve. Saliaj kishte hapur procesin gjyqësor për t’u ndarë nga gruaja e tij me të cilin kanë edhe 3 fëmijë.

Mexhit Picari, një ish-polic hyri në lokal dhe hapi zjarr drejt ish-dhëndrit, ndërsa u plagos edhe avokati Adriatik Cama, që ndodhej në një tavolinë me viktimën.

6 QERSHOR vritet Gramoz Memaj. 40-vjeçari që u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksmail.

6 QERSHOR vritet Diana Vukaj. E reja është vrarë me armë zjarri në dhomën e saj të gjumit në një banesë në Shkodër. Vukaj dyshohet se ishte vrarë nga i vëllai me silenciator dhe mbahej prej të paktën dy ditësh në banesë.

7 QERSHOR, vriten Qemal Bici dhe Menturie Bici.  Qemal Bici,  vrau të shoqen në Librazhd, duke e akuzuar gruan se e tradhëtonte me drejtorin e shkollës në Dragostunjë.  Bici ka masakruar me sopatë bashkëshortën e tij, Menturien dhe më pas vrau veten duke u vetëvarur në pemë.

8 QERSHOR, vritet Ylben Xhahysën. Xhaysa është ekzekutuar nga Leonard Bashaliu pas sherrit për gërvishtjen e makinës.

14 QERSHOR gjendet i mbytur Fridman Xhaferraj. Dyshohet se i riu është vrarë për prishjen e pazareve të drogës por policia nuk ka përjashtuar edhe vrasjen për motive të dobëta. Xhaferraj është gjendur me dëmtime në fytyrë, teksa është vrarë e më pas është hedhur në rezervuarin e Korçës.

27 QERSHOR, masakra e Velipojës me 4 të vrarë. Konflikti për hapësirën e plazhit mes dy familjeve pronare hotelesh në Velipojë, Ferracakëve dhe Gocajve solli vrasjen e 4 personave.

Viktimat e ngjarjes janë biznesmeni i njohur i zonës, Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit  Xhovani Gocaj e Edmond Gocaj dhe punonjësi i hotelit, Myzerim Zeneli, i cili ishte në ditën e parë të punës.

18 GUSHT vriten Sanije Bandulla dhe Fadil Bandulla. Fadili pasi ekzekutoi gruan me kallash, vrau edhe veten. Dy të moshuarit  të cilët jetonin të vetëm pasi fëmijët i kishin në emigracion, prej kohësh kishin konflikte me njeri tjetrin. Debatet kanë përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit nga Fadil Bandulla, i cili ka qëlluar disa herë bashkëshorten e tij 83-vjeçare duke e lënë te vdekur në vend e me pas ka qëlluar edhe veten.

21 GUSHT Xhuljano Bullari. I riu është gjendur i ekzekutuar në makinën e tij në fashatin Babicë e Vogël në Vlorë. Dyshohet se 25-vjeçari së bashku me grupin e tij kanë blerë me lekë false një sasi kanabisi nga Bledar Selmanaj.

11 SHTATOR vritet Sabrina Bengaj. E reja u ekzekutua me kallashnikov nga ish-bashkëshorti, i cili kishte dalë nga burgu vetëm 2 muaj para ngjarjes së rëndë. 

18 SHTATOR vritet Fëllënxa Rrasa.  58-vjeçari Rrasa e ka qëlluar bashkëshorten e tij në pjesën e mjekrës, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë, ndërkohë që më pas ka qëlluar edhe veten.

Sipas burimeve vrasja ka ndodhur në kushtet e depresionit, dhe Fëllënxa Rrasa kishte pasur dy vite më parë urdhër mbrojtje për dhunën e bashkëshortit të saj.

2 TETOR Klinton Pira vret të dashurën Jawsackie Jaboah nga Gana. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes çiftit për motive që ende nuk dihen. 31-vjeçarja është qëlluar me thikë nga i dashuri në banesën me qira ditore që ndodhej në katin e tetë të pallatit që shihet në video. E plagosur rëndë, Jaboah ka dalë nga banesa që kishin marrë të dy me qera për të kërkuar ndihmë.

4 TETOR ekzekutohen Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku. Autorët ishin në pritje të Çollakut dhe Bitrit e sapo këta të fundit kanë parkuar makinën për t’u ulur në një bar pranë pikës së karburantit janë qëlluar me breshëri. Viktimat nuk ishin të panjohura për drejtësinë shqiptare. Ardjan Çollaku ishte dënuar më parë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhunë në familje, aksident me pasojë vdekjen etj. Babai i dy fëmijëve njihej edhe me mbiemrin Subashi dhe duket se ka qenë i përfshirë edhe në rrjetin e prostitucionit në Itali.

Nga ana tjetër 43 vjeçari Lulzim Bitri dyshohet si i përfshirë në një vrasje të ndodhur në Tetovë para disa vitesh.

17 TETOR vritet Alban Semaku.  38-vjeçari që u gjet i vrarë me armë zjarri  në Peqin. Trupi i pajetë u gjet në lagjen Çezmë, pranë lumit Shkumbin. Pas verifikimeve të policisë rezultoi se viktima ishte Alban Semaku, emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë pjesë bandës së Aldo Bares në Lushnje. 38-vjeçari ka dalë nga burgu në maj të këtij viti.

5 NËNTOR vritet me thikë Florenc Kovaçi. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti mes palëve për motive të dobëta, që çoi deri në përdorimin e thikës. Policia ka mundur të sekuestrojë edhe armën e krimit teksa është arrestuar edhe autori Ardit Hida 24-vjeçar.

16 NËNTOR masakrohet vogëlushi Mateo Vasiu. Vrasja e të miturit nga monstra 28-vjeçare Klodian Çalamani është zbuluar nga këqyrja e kamerave të sigurisë disa metra pranë banesës së të miturit, ku është konstatuar se, Mateo Vasiu është parë të dalë nga banesa e gjyshes së tij me një biçikletë në lagje. Mateo kishte shkuar të blinte një bukë për Çalamanin i cili i kishte dhënë edhe lekët. Por kur ai u kthye tek fqinji i tij, rezultoi që të ishin minutat e fundit për të. Çalamani pasi e vrau të miturin në Fier e groposi në oborrin e banesës së tij.

29 NËNTOR  ekzekutohet me silenciator Pashko Ujka.  Ish-kreut të Komunës Velipojë dhe ish-ndërtuesit Pashko Ujka në momentin e vrasjes ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vëllai i tij të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen. Hetimet janë përqendruar jo vetëm me funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe si ndërtues, nisur nga fakti se ai është ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës vitet e fundit.

10 DHJETOR vritet në Laç Rakip Roli. Biznesmeni u qëllua për vdekje në Laç dhe rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai u arrestua pasi u përfshi në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

14 DHJETOR vrasja e Jurgen Dukës në Tiranë. Kjo mund të jetë një nga vrasjet më të çuditshme sepse sherri nisi se kush do te paguante i pari në kas.  Një agjent krimesh me detyrë në Dibër, ka qëlluar me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin Jurgen Duka (Mëziri). Vrasja ka ndodhur brenda një marketi në rrugën ‘Irfan Tomini’, ndërsa fillimisht Duka ka mbetur i plagosur ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër.

23 DHJETOR vritet Can Karriqi. Karriqi u ekzekutua me armë zjarri me silenciator teksa ndodhej brenda makinës me targa të huaja. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kodër Kamëz. Para se të ekzekutohej, kishte pirë kafe pranë lokal ‘G’ i shoqëruar nga një vajzë. Më pas ka dalë prej andej dhe është gjetur pa shenja jete.

27 DHJETOR ekzekutohet Albi Bashaliu. I riu është vrarë ditën e sotme në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 08:40, teksa sapo ai kishte dalë në lagje për të konsumuar mëngjesin, është thirrur nga një person për të dalë jashtë dhe aty është qëlluarr disa herë me pistoletë duke ndërruar jetë në vend./ GAZETA SHQIP

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore