Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ndalini emigrantët që po kërcënojnë familjet shqiptare

Ndalini emigrantët që po kërcënojnë familjet shqiptare

Shqipëria është kthyer në një trampolinë për emigrantët që vijnë nga vendet arabe, veçanërisht nga zonat e konfliktit si Siria. Marokenë, sirianë apo kurdë kanë pushtuar qytetet shqiptare, veçanërisht Tiranën, Durrësit dhe zonat e tjera kufitare.

Rruga e trafikut dihet, vijnë nga Greqia dhe në mënyrë të paligjshme futen në territorin shqiptar, duke u ndihmuar nga shqiptarët që përfitojnë nga ky trafik i paligjshëm me anë të transportit.

Pavarësisht se kufiri shqiptar monitorohet edhe nga misioni i BE, FRONTEX, emigrantët e kanë gjetur shtegun për t’i shpëtuar kontrollit në zonën e Kapshticës apo të Kakavijës, duke përdorur korridorin e kufirit të gjelbër.  

Edhe pse hyjnë në Shqipëri me synimin për t’u drejtuar në shtetet e BE-së, si pjesë e këtij trafiku të mirë organizuar, sirianët apo kurdët qëndrojnë në qendrat e Azilit në Tiranë.

Pandemia duket se e ka bllokuar trafikun e kalimit nga Shqipëria drejt shteteve të BE-së, dhe emigrantët e “izoluar” po jetojnë në qytetet shqiptare duke lypur dhe në shumë raste disa prej tyre janë kthyer në kontingjente të krimit, pasi kanë nisur të grabisin familjet shqiptare.

Ato veprojnë në grupe dhe i vëzhgojnë njerëzit duke kryer grabitje gjatë natës. Në shumë raste ato vihet re se janë shumë agresivë dhe të dhunshëm në rast se atyre iu refuzohen nga dhënia e lëmoshës. Skenarin e gatshëm ditën ato lypin dhe natën vjedhin bizhuteri apo njerëz të moshuar rrugës.

Por rasti më i fundit i publikuar në mediat shqiptare, video e qarkulluar ku sjellja e tyre shkon për tej të imagjinueshmes. Një sirian që kafshon si një kanibal një tjetër dhe kjo ndodh në mes të kryeqytetit. Këto pamje të frikshme që kanë pushtuar rrjetet është një problem i madh më vete.

Para disa muajsh emisioni “Top Story” i ka kushtuar një vëmendje trafikut të arabëve ku skema tregonte se ishin të implikuar edhe drejtues të lartë të Policisë së Kufirit dhe Emigracionit. Në të u zbulua skema se si mijëra sirianë, egjiptian, afganë etj. vijnë çdo vit në Shqipëri nëpërmjet ryshfetit, mashtrimit dhe skemave të Policisë Kufitare. Këta të fundit janë përgjegjës si për kontrollet e tyre në kufi, ashtu edhe për lejet e qëndrimit që kanë lëshuar për ta.

Pas emisionit investigativ të “Top Story” pati disa “prerje” kokash në Drejtorinë  e Policisë së Kufirit dhe të Emigracionit, por kjo nuk mjaftoi, pasi emigrantët e ardhur nga zona e konfliktit të vendeve arabe vijojnë të përbëjnë një kërcënim për sigurinë e familjeve shqiptare. Kuptohet jo të gjithë mund të cilësohen si njerëz që kryejnë krime, apo janë kontingjent kriminal, por trafiku i klandestinëve nuk po ndalet në Shqipëri, pavarësisht forcimit të masave nëpërmjet misionit europian FRONTEX.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore