Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Meta-Basha, krisja që nisi nga kërcënimet e presidentit

Meta-Basha, krisja që nisi nga kërcënimet e presidentit

Krisja është zyrtare! Ilir Meta dhe Lulzim Basha tashmë nuk kanë ndonjë komunikim mes tyre dhe kjo u zyrtarizua sot me qëndrimet e Ilir Metës nga selia e presidencës, i cili akuzoi liderin e PD-së se u la vetëm në betejën përballë Ramës.

Sulmet e tij nuk u përqendruan në adresë të mazhoracnës, por edhe drejt liderit të partisë më të madhe të opozitës.

“Nuk ekziston më një Kuvend i tillë. Ai Kuvend është turpi i gjithë atyre që e krijuan bashkë. E përjashtoj veten në mënyrë kategorike nga ajo që ka ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani. Është një nga faqet më të zeza ai Kuvend. E nxorën dhe Presidentin e Republikës në pritë”, deklaroi Meta.

Me këtë deklaratë ai e cilësoi aktin e dorëzimit të mandateve në bllok nga opozita dy vite më parë si një nxjerrje në pritë, duke ia faturuar kështu si një vendim i Lulzim Bashës, pasi Meta ishte në Gjermani, nuk kishte “dijeni” dhe pas 25 prillit, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, si kryetare e LSI-së i kërkoi publikisht falje për vendimin.

Por kjo çarje mes Metës dhe Bashës nuk është se lindi sot, fill pas vendimit të Parlamentit aktual për shkarkimin nga posti i presidentit. Ajo e ka zanafillën te deklaratat e njëpasnjëshme që Meta lëshonte si silure kërcënuese ndaj Bashës, të tipit se mos ta detyronin që të jepte dorëheqjen dhe të merrte rolin e liderit të opozitës.

Përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, PD dhe LSI vendosën që të mos dilnin në një koalicion politik, por garuan më vete. Kjo mënyrë e konkurrimit shkaktoi shumë debate pas zgjedhjeve, ku PD dhe LSI mbetën në opozitë, nuk arritën të maksimizonin votat.

Akuzat e shumta u vërsulën nga LSI-ja në adresë të PD-së dhe anasjelltas, ndërsa mos dalja në një koalicion të përbashkët duket se nuk ka qenë një vendim i Kryemadhit apo i vetë Bashës, por që ka pasur ndikimin e fortë presidentit Meta.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore