Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Kush e ka radhën? Dekreti i Jo Biden, vija e kuqe e SHBA-ve për politikanët e zyrtarët e korruptuar shqiptarë

Kush e ka radhën? Dekreti i Jo Biden, vija e kuqe e SHBA-ve për

Presidenti amerikan Joe Biden në urdhrin e tij të nxjerrë për ndëshkimin e atyre që synojnë të destabilizuesve të Ballkanit përfshiu Shqipërinë dhe vendet e ish-Republikës Jugosllave në Ballkanin Perëndimor.

Një përcaktim i qartë për Shqipërinë ku mbi bazën e këtij urdhri zgjerohet hapësira gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve për të ndëshkuar të korruptuarit dhe sekustruar pasuritë. Por përse përmendet specifikisht Shqipëria në këtë mandat të sapo nisur nga demokratët në Shtëpinë e Bardhë, nën udhëheqjen e Joe Biden?

Urdhri i presidentit u firmos menjëherë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli person “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha. Në këtë vendim është përfshirë termi korrupsion dhe SHBA paralajmëron ndëshkim jo vetëm politikanë dhe zyrtarëve, por edhe personave të tjerë të lidhur me to, duke nënkuptuar dhe familjarët.

“Urdhri zbatohet te personat: që është përgjegjës për apo bashkëpunëtor në, ose që është angazhuar në mënyrë direkte apo indirekte në korrupsion të lidhur me Ballkanin perëndimor ose një zyrtar ose ish zyrtar qeveritar në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin perëndimor që ka kryer shpërdorim të aseteve publike, tjetërsim të aseteve private për qëllime personale ose qëllime politike, ose që ka marrë ryshfete; që ka ndihmuar materialisht, që ka sponsorizuar apo siguruar mbështetje financiare, materiale apo teknologjike për, ose ka ofruar mallra apo shërbime për ose në mbrojtje të çdo personi pronat dhe interesat e të cilit janë të bllokuara në kuadër të këtij urdhri; ose që zotërohet apo kontrollohet nga, ose që ka vepruar apo pretendohet se ka vepruar për ose në emër të, në mënyrë direkte apo indirekte, të çdo personi pronat dhe interesat e të cilit në prona janë të bllokuara në përputhje me këtë urdhër”, thuhet në dekretin e Biden.

Pra sfera e ndëshkimeve nga përtej Atlantikut është zgjeruar dhe se synon të ndëshkojë edhe familjarët e zyrtarëve të korruptuar. Ky është akti i tretë i SHBA-ve për pastruar klasën politike shqiptare nga të korruptuarit. Kujtojmë këtu që sinjali u dha me memorandumin e posaçëm për ekstradimet të firmosura mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, ku përfshihen edhe ato persona që kryejnë veprën penale të korrupsionit.

SHBA me shpalljen e Berishës si person “non-grata” dha një mesazh të rëndësishëm se këto vendime do të pasohen me edhe akte të tjera të fuqishme, në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Si një mbështetëse e fortë e reformës në drejtësi, SHBA po jep sinjale të forta se po i caktohet vija e kuqe e zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar në Shqipëri dhe kjo duhet trembë të gjithë klasën politike shqiptare.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore