Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Historia e vrasjeve mes dy familjeve në Elbasan! Fantazma e “Nel Çamit” po ekzekuton armiqtë e tij

Historia e vrasjeve mes dy familjeve në Elbasan! Fantazma e “Nel

Vrasja e  djeshme që tronditi qytetin e Elbasanit duket se e ka zanafillën kohë më parë. Ky është edhe një ndër pistat ku po heton edhe policia e Shtetit. Përplasjet mes familjes Mahmuti dhe Caka në qytetin e Elbasanit ka sjell një sër vrasjesh në këtë qytet.

Një ndër pistat e mundshme në të cilën po heton policia e shteti lidhet me një emër “Nel Cami”, i cili është akuzuar si autor në vrasjen e vëllait të Everest Çakas, Alfons Çakas në Spanjë në vitin 2007.Everest Çaka i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në sy të gruas së tij,  ishte hasmi “Nel Camit”  të cilët i kanë ekzekutuar të gjithë familjen në vitin 2011.   

Everest Cakaj i njohur edhe me emrin Ibrahim Çaka. Ai jetonte në Spanjë, ndërsa ka qenë i dyshuar për vrasjen e shoferit të autobusit Gëzim Alikaj, ngjarje e ndodhur tek zona e Doganës në Elbasan. Disa vite pas vrasjes së Gëzimit, është vrarë Florenc Alikaj ose “Lenc Kokëmadhi, i cili sapo kishte dalë nga burgu në Spanjë ku ishte dënuar për trafik droge.

Njëherësh Everest Çaka, është dyshuar edhe për një ngjarje tjetër të rëndë, e ndodhur në mars 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë qëlluar me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezërit Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti. Këta të fundit ishin vëllezërit dhe babai i “Nel Çamit.”

Po kush ishte Nel Çami?

Zenel Mahmuti ose i njohur me nofkën “Nel Çami” akuzohej për vrasjen e shtetasit Spiro Binjaku, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2006 në Breshia të Italisë. Ky krim, i bërë në bashkëpunim me anëtarë të një tjetër familjeje nga Elbasani, solli një seri vrasjesh, ku më e fundit ishte ajo e një viti më parë, e biznesmenit Saimir Binjaku.

Vetëm një vit më vonë nga krimi në Itali, në vitin 2007, pikërisht në qytetin e Granadës në Spanjë, Nel Çami dyshohet se ishte përfshirë në një tjetër krim, në vrasjen e të riut tjetër nga Elbasani, Alfons Caka. Zenel ose Andon Mahmuti i njohur si “Nel Çami” është autor edhe i një atentati të ndodhur në qytetin e Elbasanit në vitin 2009.

Ai qëlloi me armë pistoletë shtetasin E. Banushi, ndërsa ky i fundit qëndronte para një dyqani për pjesë këmbimi. Banushi pohoi se e kishte njohur atentatorin, duke e lidhur atë me emrin e Andon Mahmutit.

Duket se saga e vrasjeve ndërmjet dy familjeve Caka dhe Mahmuti nuk po ndalet, pasi janë regjistruar një numër ekzekutimesh të ngelura pa autor.

Gazeta “Shqip” po jep më poshtë disa nga rastet e përplasjeve dhe ekzekutimeve mes dy familjeve:

15 Qershor 2010- Biznesmeni Saimir Binjaku u ekzekutua pranë një qendre internet në kryqëzimin e Cerrikut.

20 Mars 2011- Shuhet  familja e “Nel Camit” në qytetin e Elbasanit. Tre burra të shtëpisë u ekzekutuan.

27 Nëntor 2020-  Arjan Spahiu  38-vjeçari nga Elbasani u qëllua në zonën e njohur Molenbeek  në Barcelonë dhe ndërroi jetë në vend . Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë. I ndjeri ishte arrestuar 10 vjet më parë, pasi akuzohej për vrasjen e 52-vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan.

Bëhet atentat ndaj Zenel Mahmuti i njohur si “Nel Çami”, i akuzuar për disa vrasje si dhe nismëtari i këtyre konflikteve në seri. Ka mbetur enigmë fakti se nëse Nel Çami është gjallë apo ka vdekur. Hija e tij e cila duket se po vret ende në qytetin e Elbasanit.

11 Maj 2020- Everest Cakaj i cili u vra në sy të bashkëshortes së tij nga një plumb në gjoks dhe në qafë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore