Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Frika e dekonspirimit/ Refuzohet certifikata “sekret” dhe “tepër sekret” për 50 oficerë

Frika e dekonspirimit/ Refuzohet certifikata “sekret” dhe

Vettingu në Polici që në nisje të tij u mendua se do të “eliminonte” ata oficerë, apo efektivë policie që shfaqnin probleme me pasurinë, profesionalizmin, apo pastërtinë e figurës. Por, ata që nuk po e bën vettingu e ka nisur “masivisht” Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Sipas ligjit, ky institucion pajis një numër zyrtarësh me certifikatë sigurie, për shkak të përdorimit të informacionit “sekret” dhe “tepër sekret”. Por, në mënyrë krejtësisht habitore për 50 oficerë nuk është rinovuar kjo certifikatë.

Burimet thanë se vendimi ekstrem është marrë pas disa informacioneve të mbërritura në rrugë operative se informacionet me karakter sekret kanë dalë jashtë zyrave për të cilat janë dhënë.

Përgjigjet negative për pajisjen me certifikatën e sigurisë të zyrtarëve të policisë të niveleve të ndryshme janë dhënë për disa oficerë të antidrogës dhe drejtues të lartë të policisë së Shtetit.

Atyre u është hequr përfundimisht e drejta për të lexuar dhe njohur me dokumente sekrete, ku shumica prej tyre janë edhe për persona me apo pa pozitë të lartë shtetërore që ndodhen me shërbim edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë që edhe në Vettingun policor është angazhuar edhe drejtoria e sigurisë së informacionit të klasifikuar, shërbimi informativ dhe prokuroria, Interpoli dhe Europoli. Efektivi, sipas projektligjit duhet të deklarojë deri edhe ndryshimin e vendbanimeve, ndryshimin e identitetit nëse ka. Po ashtu, do t’i nënshtrohet edhe testit të drogës dhe varësisë nga alkooli, dhe lojërave të fatit. Një pikë e projektligjit parashikon edhe një kontroll nëse efektivi ka qenë apo jo bashkëpunëtor i ish-sigurimit te shtetit.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar është krijuar pranë Këshillit të Ministrave për të organizuar, drejtuar e kontrolluar masat për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit të klasifikuar.

Vettingu në Polici është afërsisht si ligji për Vettingun në gjyqësor. Aty përfshihen nga zinxhiri komandues deri tek inspektoret së bashku me 1 mijë efektivë të Gardës së Republikës si edhe rreth 100 punonjësit e ashtuquajtur Policia e Policisë, pra Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Përveç tyre, Vettingut mund t’i nënshtrohen me dëshirë edhe ish-punonjësit e policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuarit nga detyra, por që gjykata u ka dhënë të drejtë, duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore