Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Flet Avokati i VIP-ave, Egli Haxhiraj: Shqipëria parajsë për Nomadët Digjitalë italianë

Flet Avokati i VIP-ave, Egli Haxhiraj: Shqipëria parajsë për

Është vetëm 35 vjeç dhe sot drejton studion më të rëndësishme ligjore, “Fare Impresa”, që operon në të dy shtetet, në Itali dhe në Shqipëri. Ai shërben si avokat fiskalist i kompanive ndërkombëtare dhe personazheve të famshëm të botës së medias dhe spektaklit, ndaj shpesh njihet si "Avokati i Vipave”. Egli Haxhiraj, shqiptari që studioi dhe përfundoi universitetin në Parma të Italisë, e filloi karrierën e tij përtej Adriatikut, duke nisur kështu rrugëtimin dhe që sot po kulmon me një sukses edhe në Shqipëri.

Një histori që e lidh fort sa më Italinë, ashtu dhe me Shqipërinë. Në Itali, avokati i njohur shqiptar hodhi bazat e para të suksesit dhe tashmë ai ndjek kompanitë më të rendësishme Italiane në vendin tonë, por edhe Startup-et e reja ose si i cilëson ai “Nomadët Digjitalë”, sipërmarrësit e huaj që trasferohen në shqipëri për të hapur një kompani dhe që punojnë online në të gjithë botën.

Nëse dikur ishin shqiptarët në vitet ’90 që shkonin drejt Italisë për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt, tashmë po ndodh e kundërta, sipërmarrësit italianë janë shpërngulur dhe po jetojnë në Shqipëri duke ngritur bizneset e tyre, të tërhequr nga niveli i ulët i taksimit, kostot me të vogla dhe oportunitetet që ofron një treg i ri dhe i pa eksploruar si Shqipëria.

Suksesi në karrierë i avokatit Haxhiraj ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave italiane. “Avokati Egli Haxhiraj, 35 vjeç, është nga të parët që ka besuar te sipërmarrësit italianë përtej Adriatikut. Haxhiraj i ka cilësuar ata si “nomadë digjitalë”. Historia e karrierës së avokatit35 vjeçar është shumë e pasur. Le ta shohim atë hap pas hapi”, shkruan media prestigjoze liberoquotidiano.it.

Rikthimi në Shqipëri

Gjithçka nisi në vitin 2008, rrëfen avokati i njohur, që përkon me krizën e madhe që pësoi Italia. Në këtë periudhë krize ekonomike, avokat Egli Haxhiraj hedh sytë drejt Shqipërisë, dhe ky rikthim rezulton frytdhënës.

Sot, vite më vonë, “në atë kohë pasi u diplomova për shkak të krizës ishte e vështirë të punoje si avokat në Itali pasi duheshin shume vite punë. Ëndrra ime që i vogël ishte tëkisha Studion time ligjore dhe tani ndihmoj shumë sipërmarrës italianë të investojnë në Shqipëri". Falë Facebook vjen intuita. "Unë pashë online shumë miq shqiptarë, avokatë si unë, të cilët ndryshe nga cfare ndodhte ne Itali kishin filluar lehtësisht një karrierë ligjore. Unë nuk mendoja se Shqipëria, të cilës unë e kisha lënë për vite me radhë gjatë studimeve, të ofronte kaq shumë mundësi për të rinjtë e sapodiplomuar”, shprehet avokati.

Këtu ai vazhdon të ndihmojë investitorët italianë që duan të shpërngulen  në Shqipëri apo që janë shpërngulur dhe po vazhdojnë aktivitetin e tyre.

Sidoqoftë, prirja e tij është sipërmarrëse e shtyu të kurorëzonte ëndrrën e tij, krijimi të studios ligjore dhe fiskale e kushtuar tërësishtkompanive ndërkombëtarekryesisht italiane.

“Nga një klient gradualisht arritëm te shumë të tjerë. Dhe unetashme kam ndihmuarme shumë se 361 kompani italiane që kanë investuar në Shqipëri”, thekson ai. Studioja e tij sot është një pikë referimi për shumë italianë që duan të investojnë në Shqipëri.

Radioja e njohur italiane RTL, gjatë një bashkëbisedimi me Haxhirajn ka  vënë në dukje edhe suksesin e avokatit në të njëjtën kohë edhe faktin se nuk është më ajo Shqipëria e viteve ’90 me mentalitet dhe ndryshme në stilin e jetës dhe të modës, por që është e ngjashme dhe po aq bashkëkohore sa metropolet e tjera europiane.

“Në Shqipëri janë shumë nomadë digjitalë, janë të rinj italianë, sipërmarrës që punojnë online, që kanë zbuluar Shqipërinë, një vend gjysmë ore larg, e ku flasin shumë mirë gjuhën italiane. Është një vend që nuk mund ta imagjinonin se mund të jetonin këtu dhe të largohen nga Italia dhe të transferohen për të ngritur sipërmarrjen e tyre në Shqipëri”, shprehet avokati në mikrofonin e Radio RTL.

Flet Avokati i VIP-ave, Egli Haxhiraj: Shqipëria parajsë për

Sakaq, avokati flet edhe për transformimin e Shqipërisë dhe avantazhet ofron “vendi i shqiponjave” dhe kjo falë ofrimit të shërbimeve online. “E saktë ka një rritje ekonomike, që edhe mua më ka lënë përshtypje kur unë kam ardhur në Tiranë. Më ka bërë përshtypje se ka shumë të rinj dhe kanë dëshirën për të punuar dhe që ka shumë lëvizje në ekonomi. Se ishte me e lehtë për të krijuar biznes dhe unë menjëherë kam vënë jetë projektin tim, duke ngritur studion time ligjore, avokatore,  dhe më duhet të them me shumë lehtësira procedurale në raport me Italinë. Duhet të them se Shqipëria i ngjan Italisë të viteve ’60 ajo e rritjes ekonomike, sa i përket zhvillimit”, pohon avokati.

Më tej ai shton se “Unë kam studiuar në Itali për jurisprudencë në Parma. Sa i përket dhënies së licencës, të së drejtës të ushtrimit të profesionit si avokat merret më shpejt si procedurë, në më pak se një vit. Mungesa e burokracisë penguese në shumë fusha është një avantazh i padiskutueshëm”.

Një tjetër avantazh që duket se mungon apo nuk është i plotë në Itali, është se në Shqipëri është shtrirë në pjesën më të madhe të popullsisëedhe ofrimi i shërbimeve online.

“Në këtë pikë jemi shumë më përpara si Shqipëri se sa Italia. Duhet t’i japim dhe një meritë edhe qeverisë shqiptare që ka krijuar një sistem elektronik si e-Albania. Aty ne mund të kryejmë, afër 90% të shërbimeve me administratën publike. Kjo na ka mundësuar që në këtë periudhë Covid të kryejmë shërbimet online, pa pasur nevojë që të lëvizim nga shtëpia”,

Për këto arsye por edhe për faktin se kemi një takse prej 5% per kompanite qe prodhojne programe software, mendoj se Shqiperia eshte nje parajse e vertet per te gjithe Nomadet Digjitale”,thekson avokati Haxhiraj.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore