Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

"Ethet" e 11 dhjetorit/ Do formojnë parti të re Berisha dhe Meta, nëse Basha nuk largohet?!

"Ethet" e 11 dhjetorit/ Do formojnë parti të re Berisha dhe

Sali Berisha ka njoftuar se më 5 dhjetor do të mbajë foltoren e tij me demokratët në Amerikë.

Postimi i tij në "facebook" ngriti shumë pikëpyetje mbi mënyrën si do zhvillohej foltorja, pasi Sali Berisha dhe familja e tij janë shpalllur non-grata nga sekretari amerikan Antony Blinken.

Non-grata do të thotë se Berishës dhe familjes së tij i ndalohet hyrja përjetësisht në SHBA.

"Ethet" e 11 dhjetorit/ Do formojnë parti të re Berisha dhe

Lufta politike Berisha-Basha po agravon cdo ditë dhe më tepër, pasi datat e kuvendeve po afrojnë, Berisha ka dërguar 4200 firma të kryesisë për të mbledhur kuvendin I cili do 1/3 e kryesisë pra 1800 firma.

A do shkarkohet Basha?

Në foltoret e mbajtura Sali Berisha I ka premtuar demokratëve se do ta shkarkojnë “peng-kryetarin”, sic e quan ai Lulzim Bashën. Mocioni i mosbesimit në Këshillin Kombëtar është vetmja mundësi për shkarkimin e kreut të PD. Mocioni më pas duhet të miratohet nga Kuvendi i PD-së.

Statuti me 61 nene i Partisë Demokratike ka vetëm një pikë që parashikon mënyrën e shkarkimit të kryeartit. Pika ‘ç’ e nenit 43 e statutit në fuqi të PD, parashikon që Kuvendi Kombëtar mund të shkarkojë kryetarin e partisë. Por, vendimi i shkarkimit nga Kuvendi i PD-së merret vetëm nëse më shumë se sa gjysma e Këshillit Kombëtar kanë votuar pro një mocioni mosbesimi ndaj kryetarit të partisë.

Berisha duhet të bindë të paktën 2743 anëtarë të Këshillit dhe Kuvendit Kombëtar për të shkarkuar Lulzim Bashën. Berisha thotë se i ka votat dhe firmat për ta shkarkuar Lulzim Bashën nga kreu i PD-s.

Po në rast se Basha nuk shkarkohet a do krijojë Berisha një parti të re?

Kësaj pyetje Berisha është përgjigjur për zërin e Amerikës ku, përjashtoi në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike, por tha se PD-së i nevojitet një rithemelim.

“Kuvendi i datës 11, mblidhet në përputhje të plotë me normat statutore. Statuti i PD, parashikon të drejtën e ¼ të delegatëve të PD-së për të mbledhur Kuvendin. Nuk janë mbledhur 2000 por janë mbledhur 4200 të dorëzuara, por tani po shkojnë drejt 5 mijë firmave në mënyrë që Kuvendi të ketë jo vetëm firmat për t’u mbledhur, por të ketë edhe maxhorancën. Tani arritja e maxhorancës e tmerron z.Basha. E di z. Basha se aty ai ka humbur dhe ai ka zgjedhur mohimin, mohimin e firmave,” – u shpreh Berisha.

A do ti bashkojë Berisha forcat politike me presidenti Meta?

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë miq të vjetër të cilët merren vesh mirë me njëri-tjetrin. Deklarata e Bashës në kuvend për “trekëndëshin e Bermudës” ku përfshinte Ramën, Berishën dhe Metën ishte krisja e madhe.

Presidenti i vendit, Ilir Meta në një konferencë për mediat me një gjuhë të ashpër ndaj kreut të PD-së, tha se Lulzim Basha i është ulur në gjunjë që të anulonte zgjedhjet.

Kujtojmë se presidenti Meta është shkarkuar nga kuvendi, me 104 vota dhe fati i tij në zyrën presidenciale ndodhet në dorën e kushtetueses. Por edhe nëse ai nuk shkarkohet mandate i tij mbaron në 2022, shenjat janë ë ai nuk do “pensionohet” nga politika.

Ende nuk dihet nëse pas mandatit do marr frenat e LSI apo do formojnë një parti politike bashkë me Sali Berishën në rast se Basha nuk shkarkohet.. Duket se fundit i vitit 2021 dhe viti 2022 do jenë viti i politikës, dhe pikëpyetjet për karrierën e dy politikanëve më të vjetër Sali Berishën dhe Ilir Metën.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore