Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Energjia vatër “korrupsioni”! Skandali i “Vasil Kallupit” si “mëkatet” e Kastriot Ismailaj “dosja 789”, të lidhur me politikanët

Energjia vatër “korrupsioni”! Skandali i “Vasil

Në Shqipëri dje plasi skandali i biznesmenit Vasil Kallupi i cili ishte ishte i pari që doli në "Letrat e Pandorës", për një kompani të krijuar në offshore, parajsën fiskale dhe ku ka qarkulluar miliona euro nga një tender i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Shqipëri.

Një investigim i publikuar paraditen e të hënës nga rrjeti i gazetarëve investigativë të BIRN, tregon sesi biznesmeni Vasil Kallupi dhe kompania e tij “‘AL Energy Transmission’, morën një shumë prej 3.6 milionë euro, duke ndezur dyshimet se pas kompanisë fituese të ndërtimit të linjës së energjisë Shqipëri-Kosovë, fshihet në fakt një kompani “offshore”.

Kjo linjë, që nisi punë në dhjetor të 2020-ës, tashmë ka shfaqur problemet e para, ndërsa riparimi sërish të niste me vonesë. Projekti 10-vjeçar u fitua nga kompania Energo invest, dhe u financua nga banka shtetërore gjermane KfW.

E gjitha kjo na sjell pas në kohë në skandalin e ÇEZ e cila kishte të bënte me energjinë një vjedhje stratosferike parash nga biznesmeni Kastriot Ismailaj me përkrahje nga politika.

Si lindi skandali ‘CEZ’, si skandali i Kallupit indicien e parë e dha BIRN:

Fillesa nga lajmi i BIRN, “Akuza në arbitrazh: Ilir Meta mori ryshfet nga biznesmeni i arrestuar për mashtrim”. Ish kryeministri dhe kreu aktual i parlamentit, Ilir Meta akuzohet se ka marrë ryshfet nga Debt International Advisory, DIA, një kompani mbledhje borxhi që ka hedhur në gjyq OSHEE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë.

Detajet e akuzave kanë rrjedhur pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej CEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup.

Sipas një kërkese për t’i hedhur poshtë akuzat e ngritura nga DIA, një kopje e së cilës është siguruar nga BIRN, zyra ligjore e OSHEE-së, Clifford Chance pretendon se Meta ka qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej CEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011.

Pronari i DIA-s, Kastriot Ismailaj, i akuzuar për pastrim parash dhe mashtrim, i dyshuar se ka orkestruar një skemë mashtruese të mbledhjes së borxheve të CEZ, në bashkëpunim me ish kreun e bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hajsek. Skema erdhi në jetë pasi CEZ grup bleu 76 për qind të aksioneve të shpërndarësit të energjisë elektrike OSSH në vitin 2009 dhe duket se kishte për qëllim të influenconte në mënyrë të paligjshme politikanët shqiptarë si dhe Entin Rregullator të Energjisë Elektrike, ERE.

Sipas dokumentit të hartuar nga Clifford Chance, DIA përfitoi 1.48 milionë euro në 2010 nga CEZ Shpërndarje për një raport të pavlerë për identifikimin e borxhit të kompanisë. Kjo pagesë besohet se u përfitua nga DIA për të influencuar një vendim të ERE për uljen e çmimit me të cilin KESH ia shiste energjinë elektrike CEZ Shpërndarje.  Arbitrariteti i vendimit të marrë nga ERE vlerësohet t’i ketë kushtuar furnitorit publik të energjisë elektrike, dhjetëra miliona euro në humbje, të cilat janë mbuluar nga buxheti i shtetit.

Ryshfete për politikanët si Vasil Kallupi ose “Vasili i Vjenës” dhe Kastriot Ismailaj  “fshiheshin” pas hijes së madhe të politikës:

Sipas dokumentit të protokolluar nga Clifford Chance në gjykatën e arbitrazhit më 30 qershor 2015; DIA ka përfituar në total 4.5 milionë euro nga CEZ Shpërndarje, gjatë një periudhe gati një vjeçare nga Nëntori 2010 deri në Tetor 2011. Këto para u paguan nga CEZ Shpërndarje për një raport të pavlerë për identifikimin e debitorëve, si dhe si një parapagesë për kostot operative të DIA për mbledhjen e borxhit.

“Brenda transfertave [përfituesve] të lekëve që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin…politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish kryeministër i proceduar për korrupsion…si dhe një zyrtar i ERE,” shkruan Clifford Chance në ankimimin e saj në gjykatë.

Ilir Meta ishtë i vetmi ish kryeministër shqiptar që në dy dekadat e fundit është proceduar penalisht për korrupsion. Në shkurt të vitit 2011, ai u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion aktiv, pas publikimit të një video nga emision Fik Fare, ku dëgjohej të diskutonte një pagesë prej qindra mijëra eurosh me ish ministrin e ekonomisë, Dritan Prifti. Akuza kundër tij u hodh poshtë në Janar të viti 2012 nga Gjykata e Lartë.

 

Emri i Ilir Metës është lakuar si i lidhur me aferën e CEZ edhe nga ish-kreu i bordit të drejtorëve të CEZ, Jozef Hejsek. BIRN ka lexuar një kopje të dëshmisë së tij, dhënë për çështjen e arbitrazhit, ku Hejsek thotë se Meta, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm ka negociuar që Çekët e CEZ të punonin me Ismailajn, duke e prezantuar biznesmenin si njeriun që kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare.

Në një intervistë në Top Channel, Prifti është shprehur që Meta kishte udhëtuar për në Republikën Çeke për të negociuar kontratën për Ismailajn, “një person me dosje”.

Ideja ishte që CEZ kishte 200 milionë euro borxhe të pa mbledhura dhe, nëse ai i mblidhte ato, “merrte gjysmën,” shtoi ai.

Clifford Chance shkruan që hetimi i Prokurorisë shqiptare për Ismailajn vazhdon dhe se “skema e tij mund të ekspozojë rastin më të madh të korrupsioni dhe mashtrimit në Shqipëri”.

 Megjithatë, studioja ligjore që përfaqëson interesat e shtetit shqiptar shprehet se edhe pse tashmë nën arrest, “Ismailaj ka akoma shumë miq brenda qeverisë shqiptare.”

Si u pastrua nga “mëkatet” Kastriot Ismailaj:

Gjykata e Apelit ka pushuar çështjen e CEZ-DIA, nuk u gjetën elementë të veprës penale. Kërkesa për pushimin e çështjes ishte bërë nga prokuroria, e cila konfirmoi se nuk kishte gjetur elementë të veprës penale që i ishte ngarkuar Ismailajt.

Kjo çështje lidhet me biznesmenin Kastriot Ismailaj, i cili është i akuzuar për skandalin me mbledhjen e borxheve të prapambetura të energjisë elektrike.

Pavarësisht kërkesës së prokurorisë, gjykata e ktheu çështjen për rihetim me qëllim gjetjen e provave të reja. Ishte vetë prokuroria, e cila sërish kërkoi pushimin e çështjes duke theksuar se nuk kishte gjetur shkelje në lidhje me Ismailajn.

Lidhja e tij me ilir Metën:

Viti 2009, ishte periudhë që sapo kishin nisur problemet ligjore për Kastriot Ismailaj, dhe gjatë bisedave telefonike të përgjuara nga prokuroria ka rezultuar se Ismailaj kanë filluar ti dalin probleme në Zvicër, ku ai ka shkuar dhe po interesohet me një person me emrin Mustafa, për t’i gjetur një avokat.

Në këtë kohë Ismailaj komunikon me E. Sh. për pagesat lidhur me drejtimin e kompanisë. Thuaj se çdo ditë Ismailaj ka komunikuar në gjuhën angleze me Rebeka Gaskin Gain, si dhe t’i dërgoj fatura të diskutoj për transferta parash, çështje biznesesh dhe në rajonin e Ballkanit. Njëherësh gjatë kësaj kohe rezulton se Ismailaj ka bërë investime në lokalin e marrë me qëra, pranë ambasadës Greke në Tiranë.

Ka telefonuar dhe organizuar takime me Ilir Metën etj. Një ndër komunikimet me këtë të fundit ka qënë nje ditë para zgjedhjeve parlamentare në 22 qershor 2009, ku Meta i thotë Kastriotit në orën 17:57 me një sms me tekst: “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”.

Energjia vatër “korrupsioni”! Skandali i “Vasil

Le të rikthehemi tek Vasil Kallupi dhe pyetja ngrihet: Cili përfitoi 3,6 milionë eurot që u transferuan në ishujt Kajman?

 Në një arsyetim logjik të thjesht, pritësi i parave zakonisht është zyrtari që të ka dhënë tenderin, ose ndonjë politikan që fshihet pas këtij tenderi të majmë.

Kush është politikani që fshihet pas Vasil Kallupit?!

Tenderi prej 29 milion euro në atë kohë është dhënë nga drejtori i LSI-së, Engjëll Zeqo. Në qeverinë "Rama 1" ministër i Energjetikës ishte Edmond Haxhinasto, po përfaqësues i LSI-së.

Kush ishte kryetari i LSI në mandatin e pare të socialistëve:

Kryetari i LSI ishte Ilir Meta deri kur u zgjodh president. Lidhja mes Metës dhe Kallupit është se biznesmeni kur ishte Meta kryeministër ishte afër tij. Familjarë të Vasilit të Vjenës ishin të parët që hapën degën degën e LSI në Vjenë.

Zgjidhja

Të  dielën kryeministri Rama doli në një konferencë urgjente dhe tha se do kemi një krizë të madhe dhe se do rëndojë xhepat tanë. Por zgjidhja tashmë është në dorë të organeve ligjzbatuese nëse zbardhen këto skandale “CEZ” dhe “Vasili i Vjenës” u sekuestrohen pasurit mendoj se nuk do rëndohen shumë në xhepat e shqiptarëve./Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore