Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

EKSKLUZIVE/ Rezart Taçi bashkëpunoi me Cosa Nostra-n?, 'Zona Zero' nxjerr DOSJEN e prokurorisë italiane

EKSKLUZIVE/ Rezart Taçi bashkëpunoi me Cosa Nostra-n?, 'Zona

Top News dhe Gazeta Shqip kanë siguruar dosjen e prokuorirsë italine në të cilat përmendet emri i Rezart Taçi.

Dosja e publikuar nga gazetari Thimi Samarxhiu në emisionin Zona Zero, tregon për transferimin e një shumë të madhe parash për veprime të organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Emri i Rezart Taçit, sipas dosjes, del se ka bashkëpunuar me personat që janë në hetim Danielle Cestagalli, Fabio Petruzzella dhe Francesco Zummo.

Pjesë nga Dosja e Prokurorisë

Gjykatësi Alfredo Montalto, pas ekzaminimit të hetimeve të kryera më 4 nëntor 2021

Fabio Petruzzella, akuzohet për bashkëpunim me Danielle Cestagalli, Rezart Taci dhe personazhe të tjerë të panjohur, për veprime në organizatën e “Cosa Nostra-s”, në lidhje me shumën 22.340.285 euro. Kjo shumë është marrë nga banka “Banca dello Stato” me emrin e Francesco Zummo, për llogari të organizatës mafioze – që konsiston në blerjen e një obligacioni argjentinas për 4 milionë euro, në monetizimin e dy fondeve  mirëbesimi të ndodhura në Lichtechtein për 18.399.966 euro. Kjo bëhej për spostimin e sasisë së fundit të parave, përmes bankës së lartpërmendur “Banca dello Stato”, në një llogari në zotërim të Francesco Zummo tek “Alpha Bank” (bankë e nivelit të dytë)në Tiranë.

Po ashtu përmendet edhe Francesco Zummo në dosje mbi të cilin rëndojnë të njëjtat akuza, dhe është personi, në emër të të cilit është hapur llogaria bankare në bankën e nivelit të dytë në Tiranë.

“Akuzohen këto dy persona në bazë të Kodit Penal, për bashkëpunim me Danielle Cestagalli, Rezart Taci dhe personazhe të tjerë të panjohur, me qëllim anashkalimin e dispozitave të ligjit për masat e parandalimit material, si dhe për lehtësimin e kryerjes së krimit të përmendur për aktivitetet e paligjshme të Cosa Nostra-s”.

Në dosje, flitet edhe për shumën 3.88 milionë euro që do t’i jepen Daniele Cestagalli-t dhe Rezart Tacit, të cilët duke shfrytëzuar marrëdhëniet me persona të shteteve të huaja, si ndërmjetës të këtyre akteve të paligjshme në favor të organizatës. Faktet janë mbledhur në Palermo, Milano dhe vende të tjera, jashtë vendit, dhe përkojnë nga maji 2021.

Akuzat 

Dy prej italianëve, tashmë të arrestuar, Francesco Zummo, 90 vjeç dhe ekonomisti i tij Fabio Petruzzella, kanë ardhur në Shqipëri në muajin qershor ku hapën edhe llogari bankare për të transferuar më pas 18 milionë eurot që u sekuestruan sot nga SPAK.

Në dosjen e siguruar nga "Zona Zero" Fabio Petruzzella thotë " kam dërguar 20 milionë euro në Shqipëri. Nëse nuk m'i lirojnë, Rezarti m'i zhbllokon".

Reagimi 

Sipas Rezart Taçit bëhet fjalë thjesht për hapjen e një llogarie bankare, nder që ia ka kërkuar një mik i tij.

"Disa muaj më nëpërmjet një mikut tim më kontakton dhe më kërkon një favor që t'i hap një llogari në shqipëri. I thashë shko në Shqipëri dhe hape llogarinë. Këtu fillon dhe mbaron roli im. Nuk e kuptoj se ku është vepra penale.

Personi më është prezantuar nga një mik i imi. Nuk kam asnjë bashkëpunim me një strukturë të organizuar kriminale. Thjesht i kam thënë shko në Shqipëri dhe hap llogarinë. Si mund të organizohen për strukturë kriminale, dy të shoqëruarit nga policia. Nuk ka vepër penale. Jam i shokuar, jam pa fjalë. Më shpallën në kërkim vetëm se dikush më mori në telefon. Kjo është në vazhdën e persekutimit", tha Rezart Taçi.

 

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore