Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Ekskluzive/ Berisha fton në kuvendin e 11 dhjetorit ambasadoren amerikane, Yuri Kim

Ekskluzive/ Berisha fton në kuvendin e 11 dhjetorit ambasadoren amerikane,

Tiranë- Pak ditë na ndajnë nga 11 dhjetori dita e cila do vendos, fatin politik të dy liderave të partisë demokratike Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Ditën e djeshme Sali Berisha mbajti foltore online me shqiptarët në Amerikë, shteti i cili e shpalli non-grata.

Një “non grata” nga DASH dhe një përjashtim (i përkohshëm) nga kryedemokrati Lulzim Basha për liderin historik të PD-së, Sali Berisha ka trazuar ujrat mes të djathtës shqiptare.

Sali Berisha përveç padisë në Francë për Sekretarin Antony Blinken, edhe në Shqipëri ka nisur një tjetër lëvizje, PD e Berishës kundër PD së Bashës.

Pas Foltores së parë në Tiranë, që nga shtatori, Berisha ka lëvizur në dhjetra qytete të vendit, duke u kërkuar votën demokratëve që të rimarrë partinë që themeloi më shumë se 3 dekada më parë.

Foltoren e fundit, Berisha do ta mbajë me 8 dhjetor në "Qytet Studenti", vendi dhe data e cila kujtohet si përmbysja e komunizmit dhe vendosja e demokracisë.

Burime për gazetën Shqip thanë se Sali Berisha në Kuvendin e 11 dhjetorit ka ftuar ambasadorët e huaj në Shqipëri, listës së ndërkombëtarëve nuk mund ti mungonte as ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Ekskluzive/ Berisha fton në kuvendin e 11 dhjetorit ambasadoren amerikane,

Kujtojmë se ambasadorja amerikane ka pohuar se në raste se Sali Berisha merr partinë demokratike, SHBA do ti ndërpres marrëdhëniet me PD.

Qëllimi i këtij kuvendi me 11 dhjetor i cili përkon edhe me ditën e themelimit të partisë demokratike. Firmat e mbledhura të cilat ishin në kasafortën e Palokës tashmë nuk dihet ku janë pasi janë zhvendosur.

Lëvizje kjo e kontestuar nga PD-ja zyrtare edhe vetë Basha, dolën dhe kërkuan depozitimin e formave për verfikim tek protokolli, duke kundërshtuar “kasafortën” e Palokës.

Tashmë numërimi mbrasht ka filluar, stadiumi "Air Albania" po bëhet gati të mbahet kuvendi, Berisha në njërën nga foltoret tha se presim që edhe koha të jetë e mirë. Deri më 11 dhjetor jemi në pritje të asaj çfarë do ndodhë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore