Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Edhe sot i pazbuluar/ Krim pasioni në kufijtë e çmendurisë, hetimi i parë në Shqipëri i 3 agjentëve të FBI

Edhe sot i pazbuluar/ Krim pasioni në kufijtë e

Tragjedia në familjen Josifi nuk është më e rënda që ka ndodhur në këtë vend. Një prej atyre ngjarjeve që padyshim do të mbeten gjatë në kujtesën e gazetarëve të kronikës padyshim që do të ketë edhe kjo, por për fat të keq Shqipëria shënon përherë krime të rënda shpesh për motive kriminale.

Por, dy viktimat Anisa dhe Zhaneta Josifi e kanë humbur jetën për një motiv që vështirë të zbardhet e për të cilën hetuesit do e kenë shumë të vështirë të shkojnë deri në fund. Kjo për shkak të kompleksitetit të çështjes, mungesës së të dhënave, apo edhe tërësia e provave që u gjetën dhe mungojnë në vendngjarje.

Por, në harkun kohor të 3 dekadave të fundit, përjashtuar tragjeditë me numër të lartë viktimash, siç ato detare kryesisht vendi ynë ka shënuar krime monstruoze.

Ekspertë të krimit kanë shënuar 50 raste të krimeve tejet të rënda për nga mënyra sesi kanë ndodhur, vështirësia në identifikimin e kufomave, apo edhe identifikimi i autorëve.

Disa prej rasteve të krimeve më monstruoze janë  të njohura si vrasja dhe shëtitja me kokën e prerë të një personi në Lushnjë, ekzekutimi i Mirjan Bubsit, pedagogut të Inxhinierisë që u gjet në Dajt të cilin autorët e kishin mbytur me peshqir e më pas djegur kufomën.

Por, edhe më vonë ka pasur krime të rënda si vrasja e Kozeta Hysenit, Erieta Avdylit, apo rasti kur një punonjës i SHIK vrau nënë e bijë në mes të Tiranës, apo edhe vrasja e një prifti italian në Durrës, kufoma e të cilit u zhduk nga autorët.

Por, ngjarja që ka bërë edhe më shumë bujë të paktën pas viteve 2005, kur rendi dhe qetësia filluan të vendosen pas kaosit të vitit 1997 është masakrimi i trupit të një 25-vjeçares, që u gjet në rezervuarin e Zall Herrit. Në atë kohë ky krim u konsiderua i një lloji krejt të veçantë, për motivet, mënyrën e kryerjes e për të cilin për herë të parë në Shqipëri mbërritën ekspertë të FBI për hetimin e këtij krimi.

Dyshimet ishin për një vrasës maniak, por as sot e kësaj dite kufoma nuk është identifikuar dhe sigurisht as autori, pavarësisht dyshimeve se ai mund të ishte nga Mali i Zi.

“Një krim i kryer me një “pasion” në kufijtë e çmendurisë”. Ky ishte mendimi i ekspertëve të Kriminalistikës për kufomën e gjetur në tetorin e vitit 2006. Vrasësi sipas tyre ka qenë një përbindësh i vërtetë, ndërsa veprimet, ngjajnë si të shkëputur nga skenari i një filmi horror.

E ka qëlluar me sëpatë pas koke, goditje që edhe dyshohet të ketë shkaktuar vdekjen e viktimës. E ka zhveshur, pastaj me thikë i ka prerë buzët, gjuhën, organin gjenital. Por çmenduria e vrasësit nuk është ndaluar as me kaq. I ka prerë kokën, pastaj trupin, në pjesën e legenit dhe gjymtyrët. Hetuesit arritën në konkluzionin se prerja është kryer me sharrë.

Ishin të gjithë këto elementë të krimit, që ngritën në atë kohë dyshimin e tmerrshëm se vrasësi mund të ishte një maniak i vërtetë, i shtyrë edhe nga pasione të pakontrolluar seksuale. Dhe kjo gjë ka shkaktuar dhe frikën e policisë se ngjarja mund të përsëritet me tjetër viktimë, ndaj dhe fshatarët e zonës në atë kohë u këshilluan të kenë kujdes në punët e tyre të përditshme.

Mond Rizaj, një prej ish drejtuesve të Policisë në atë kohë teksa i rikthehet këtij krimi thotë se për herë të parë e të vetme u ftuan në Tiranë 3 ekspertë të FBI, njëri prej të cilëve i specializuar për "profilin e autorit"...gjithashtu kufoma u dërgua dhe ekzaminua në një prej laboratorëve më në zë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si rezultat i konkluzioneve, ajo ngjarje u lidh me disa ngjarje të ngjashme, në SHBA dhe Europë.

Për ato vrasje dyshohej një shqiptar i një Malit të Zi, dhe agjentët e FBI arrestuan një të dyshuar, por për fatin e keq e paidentifikuar edhe sot nuk u arrit të zbulohet lidhja e viktimës me të dyshuarin.

Madje, kufoma u dërgua për ekzaminim jashtë Shqipërisë dhe u përdorën sistemet e inteligjencës kriminale, si pasojë e të cilës pati një të dyshuar, i cili kishte akuza të provuara për 6 vrasje me të njëjtin "modus operandi"..., disa prej të cilave unike edhe sot.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore