Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Dosja hetimore/ Fatura fiktive, 104 milionë për tre vjet, si abuzohej nga ish-kreu i CEO të Bankers

Dosja hetimore/ Fatura fiktive, 104 milionë për tre vjet, si abuzohej

Adriatik Golemaj, ish-menaxher i Departamentit të Marrëdhënieve me Komunitetin në kompaninë Bankeres Petroleum është një nga njerëzit që ishte pjesë e skemës së sofistikuar abuzimit të krijuar nga ish-drejtuesi i CEO-s, Leonidha Çobo, duke përfituar shumë marramendëse.

Për këtë skemë mashtrimi prokuroria ka nisur një hetim si ndaj Çobos dhe Golemit. Nga dosja hetimore kanë dalë disa fakte se si abuzonin Çobo dhe Golemi  në përdorimin e fondeve të kompanisë Bankers Petroleum. Golemaj dhe menaxherë të tjerë të Bankers janë nën hetim nga Prokuroria e Fierit për shpërdorim detyre, vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Burime nga Prokuroria e Fierit pohuan se hetimet po vazhdojnë edhe për vitet e tjera për të parë sa thellë shtrihet kjo skemë mashtruese.

Skema e tjetërsimit të projekteve

Në bazë të dosjes hetimore, abuzimet lidhen me projektet për komunitetin e zonës së Patos-Marinzës. Këto projekte parashikonin që pushteti lokal dhe banorët duhet të përfshiheshin në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të zonës.

Duke parë shumat e mëdha të parave që qarkullonin në këto projekte, CEO i asaj kohe i Bankers Petroleum, Çobo emëroi në vitin 2015, z.Adriatik Golemi në postin e Menaxherit të Departamentit të Marrëdhënieve e Komunitetin.

Vetëm nga një projekt i vetëm vlera e dëmit arrin në 400 mijë euro. Për të realizuar këtë skemë është përdorur një kontraktor i vetëm, i cili lëshonte fatura fiktive duke mbuluar nga 60%- 90% të buxhetit të destinuar për komunitetin.

Sipas dosjes, vetëm në tre vitet e fundit ky kontraktor ka faturuar rreth 104 milionë lekë. “Aktualisht, z.Golemaj dhe ish-menaxherë të tjerë të Bankers, janë tashmë nën hetim nga Prokuroria e Fierit për shpërdorim detyre, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike ndaj Bankers”,- thuhet në një letër publike që Bankers Petroleum i ka dërguar të gjithë autoriteteve shtetërore në Shqipëri.

Si veprohej me grantet

Vetë kompania Bankers në denoncimin e saj thekson se Çobo ka abuzuar me skemën e granteve.  “Gjatë viteve të tij të punësimit në Bankers, z.Çobo, ka abuzuar hapur me grantet e destinuara për projektet në komunitet e zonës të projektit. Instrumenti i përdorur nga Z. Çobo ishte Departamenti i Marrëdhënieve me Komunitetin CR. Projektet ishin të tilla që si pushteti vendor, ashtu dhe banorët e zonës të përfshiheshin në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të zonës”, thuhet në denoncimin e Bankers.

I njëjti dokument sqaron se z.Adriatik Golemaj, që nga viti 2015 transferoi zotërimin e aseteve të supozuara për komunitetin, në duart e departamentit të tij duke dëmtuar kompaninë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Sipas kallëzimit të bërë në prokurori, për këtë skemë është përdorur një kontraktor i vetëm, i cili ka faturuar 103,858,799 lekë vetëm gjatë tre viteve të fundit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore