Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Përgjimet e Taçit/ Ja dokumenti që futi në sherr Erion Braçen me Ervin Salianjin

Përgjimet e Taçit/ Ja dokumenti që futi në sherr Erion

TIRANË  -  Kuvendi u përfshi sot nga debate të forta, pasi deputeti i PD-së, Ervin Salianji akuzoi se ish-zv.kryeministri Erion Braçe rezulton i përfshirë në përgjimet për pastrim parash të biznesmenit Rezart Taçi, të shpallur në kërkim nga SPAK.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salianji e akuzoi ish-zv.kryeministrin se i del emri në përgjimet e prokurorisë italiane.

“A je ti zv.kryeministri që del në përgjimet e prokurorisë italiane… Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta!”, i tha Salianji-Braçes.Teksa ky i fundit po replikonte nga vendi, deputeti demokrat tentoi edhe përplasjen fizike.

Por si qëndron e vërteta?

Referuar dokumentit ekskluziv të siguruar nga gazetari Thimi Samarxhiu në Top News dhe Gazeta SHQIP, aty nuk përmendet emri i Erion Braçes.

Dokumenti i përgjimit të Rezat Taçit mban datën 18 tetor 2021, por në atë kohë, Erion Braçe nuk ishte zv.kryeministër i Shqipërisë, pasi ishte dekretuar qeveria e re.

Teksa iu përgjigj akuzave të deputetit demokrat, vetë Erion Braçe la të kuptohet se mund të jetë dikush tjetër në këtë dosje, por pa dhënë emra.

Se sa i shqetësuar jam unë për bujqit e di unë, në këtë sallë ka shpifës të dënuar nga gjykata. Në 18 tetor 2021 nuk kam qenë zv kryeministër . Në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza, do ua provoj që paguhen me cash, këto histori me lojëra luftash përfundojnë te dita e pagesës cash. O e kam denoncuar unë Armo-n, o s’ka fol njeri këtu. E kam kallëzuar edhe në prokurori. Mua dhe Taçin na ndan një oqean i tërë, s’kemi folur kurrë bashkë. Nuk kemi shkëmbyer asnjëherë asgjë, s’kam shkelur kurrë në televizionin e tij, Ka fytyra këtu që ka qenë”, tha deputeti Erion Braçe.

Ja çfarë shkruhet në Dosje

Më 18 tetor 2021, Petruzzella, duke folur me partneren e tij, i tregon që është akoma optimist për situatën pasi bashkëpunëtorët e tij kishin “arritur deri tek kryeministri”, dhe se nuk rezultonte që llogaria tek “Alpha Bank” të ishte sekuestruar. Megjithatë ai thotë se ishte e nevojshme të bëhej një lëvizje “si fillim i zhdukim, pastaj i kalojmë për në Hong Kong, ose diku tjetër”.

Përgjimet e Taçit/ Ja dokumenti që futi në sherr Erion

Përgjimet e Taçit/ Ja dokumenti që futi në sherr Erion

Fabio: Më tha duhet të rrish i qetë, jemi me fat që klienti është 90 vjeç....kështu që duhet të kalojnë tre muaj...ai thotë “Fabio, të kuptoj mirë, por nuk varet vetëm nga unë”.

Marina: Po ti e kuptove këtë?

Fabio: Po, dreqin kanë arritur deri tek Kryeministri

Marina: Por e ke kuptuar që nuk varet vetëm nga ai? Do me thënë është e vërtetë ajo që thotë?

Fabio: Po, po sigurisht

Marina: Se e ke parë vetë?

Fabio: Ma tha me siguri, se drejtori i bankës thotë që gjërat nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do jenë ndonjëherë të ndërlikuara.

Marina: Po ti vetë ça përshtypjesh ke?

Fabio: Që kanë nevojë për kohë, që nuk ka ndonjë problem serioz. Përndryshe do kishin mbërritur...

Marina: Te kush? Tek ata apo tek Zummo?

Fabio: Tek Zummo....në fillim i zhdukim pastaj i kalojmë në Hong Kong ose diku tjetër.

Në vazhdimësi të bisedës kuptohet që Rezart Taçi nuk ka futur në lojë kryeministrin, por zv/kryeministrin, nga i cili pritej rikonfirmimin për veprimin, në mënyrë që të zhbllokohej fondi i Zummo-s.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore